Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
In stock
All best sellers

List of products by supplier O. Henry

O. Henry, pseudonim i William Sydney Porter (1862-1910) ishte një shkrimtar amerikan i famshëm për tregimet e shkurtra që romantizuan njerëzit e zakonshëm, veçanërisht banorët e qytetit të Nju Jorkut. Tregimet e tij shprehin efektin e rastësisë në karaterin e njeriut përmes humorit, të zymtë apo ironik, dhe shpesh kanë përfundime surprizuese, një mjet letrar për të cilin ai është ndoshta shkrimtari më i famshëm.

O. Henry ishte gjithashtu një aventurier i madh. Në vitin 1882 ai iku në Teksas ku punoi në një fermë, në një zyrë hipoteke dhe në një sportel banke në Ostin, kryeqyteti i Teksasit. Ai u martua me Athol Estes më 1887 dhe më 1894 nisi një gazetë të përjavshme humori të quajtue The Rolling Stone. Kur kjo sipërmarrje dështoi, ai u punësua te gazeta Houston Post si gazetar dhe me raste, si karikaturist.

Më 1896 ai u akuzua për përvetësim parash të një banke. Miqtë e ndihmuan të arratiset për në Honduras. Ai u detyrua të kthehet në Ostin kur mësoi se bashkëshortja kishte një sëmundje të rëndë. Ai u dënua u burgos në Ohajo. Në burg ai punoi si farmacist i turnit të natës ndërsa vijoi të shkruante për të fituar para për të mbështetur vajzën, Margaret. Tregimet e tij nga jugu i Shteteve të Bashkuaa dhe Amerika Qendrore e bënë atë menjëherë popullor me lexuesit e revistave. Ai mbajti pseudonimin O. Henri pasi doli nga burgu.

Ai ka popullarizuar shprehjen Republika e Babanes.

Active filters