Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
All best sellers

List of products by supplier Emile Zola

Émile Zola, (2 Prill 1840, - 28 Shtator 1902), është një shkrimtar francez kritik dhe aktivist politik që lindi dhe vdiq në Paris. Ai konsiderohet si shkrimtari më i rëndësishëm i Francës së fundit të shekullit të 19. Ai njihet edhe për ndërhyrjen legjendare në skandalin Dreyfus, kur një oficer hebre i ushtrisë franceze u akuzua pa të drejtë dhe u dënua me gjyq të falsifikuar si spiun i gjermanëve, në një çështje që përballi shoqërinë franceze të kohës me antisemitizmin e një pjese të saj.

Zola filloi karrierën si gazetar para se t’i kushtohej letërsisë pas vitit 1965, kur publikimi i romanit të tij të parë tërhoqi vëmendjen e publikut dhe policisë dhe shkaktoi armiqësinë e punëdhënësit të tij.

 Në vitet që pasuan ai vijoi paralelisht gazetarinë dhe letërsinë. Më 1867 botoi romanin Thérèse Raquin (1867), një histori vrasjeje që vijon të lexohet gjerësisht në të gjithë botën dhe Madeleine Férat (1868), një tentativë pak a shumë e pasuksesshme e zbatimit të parimeve të trashëgimisë në një roman. Nga interesi i tij për shkencën, Zola konceptoi idenë e një serie romanësh në shkallë të gjerë të ngjashme me serinë Komedia Njerëzore e Honoré de Balzac, e cila ishte botuar më herët atë shekull. Projekti i Zolasë përfshinte fillimisht dhjetë romane, secili duke vënë si personazh kryesor një anëtar të ndryshëm të së njëjtës familjeje. Ajo u zgjerua gradualisht në 20 volume në serinë Rougon-Macquart.

Zola botoi 20 romane, shumica e të cilave janë goxha të gjatë, me normën e gati një romani në vit. Ai e plotësoi serinë në vitin 1893. Në vitet 1860-’70, Zola mbrojti artin e Cézanne dhe Manet si dhe impresionistët Claude Monet, Edgar Degas, dhe Pierre-Auguste Renoir nëpër artikuj gazetash. Gjatë kësaj periudhe ai ishte një prani e përhershme në takimet e përjavshme të piktorëve nëpër studio dhe kafene të ndryshme, ku teoritë mbi artet dhe marrëdhëniet e tyre ndërpersonale debatoheshin ashpërsisht. Miqësia e Zola me Cézanne dhe artistë të tjerë, gjithsesi, u dëmtua në mënyrë të pariparueshme nga publikimi i romanit të tij L’Oeuvre (1886; Kryevepra), e cila përshkruan jetën e një piktori novator, i cili, i paaftë për të kuptuar potencialin e tij krijues, përfundo duke varur veten para tablosë së tij të fundit. Cézanne e pa këtë roman si një koment shumë pak të fshehur të temperamentit dhe talentit të atij vetë.

Më 1870 Zola u martua me Gabrielle-Alexandrine Meley, e cila kishte qenë shoqja dhe e dashura e tij që prej pesë vitesh dhe çifti i ri mori përgjegjësinë për t’u kujdesur edhe për nënën e Zolasë. Në fillim të viteve ’70, Zola zgjeroi kontaktet e veta letrare duke u takuar shpesh me Gustave Flaubert, Edmond Goncourt, Alphonse Daudet, dhe Ivan Turgenev. Të gjithë këta ishin shkrimtarë të mirë por që të gjithë kishin një të përbashkët, kishin dështuar në teatër. Për rrjedhojë, ata i referoheshin vetes me humor si auteurs sifflés (autorët e fërshëllyer në skenë.) Shtëpia e Zola në brigjet e Senës jo shumë larg Parisit shërbeu si pikë takimi për dishepujt e grupit, ndër më të njohurit e të cilëve ishin Guy de Maupassant dhe Joris-Karl Huysmans. Ata sëbashku publikuan më 1880 një përmbledhje tregimesh të shkurtra Les Soirées de Médan (Mbrëmjet në Médan).

Më 1889, Zola ndërhyri në një prej debateve më të ashpra që shoqëria franceze pati me veten në këtë kohë, çështjen e njohur si Çështja Dreyfus. Alfred Dreyfus ishte një oficer i ushtrisë franceze që ishte hebre dhe që ishte dënuar për tradhëti më 1894. Çështja e tij përçau Francën për 12 vjet me rradhë ndërsa shoqëria franceze përballej me pyetjen nëse Dreyfus ishte dënuar pa të drejtë dhe nëse ndaj tij gjyqtarët, prokurorët dhe oficerët e lartë të ushtrisë kishin vepruar për shkak të paragjykimeve ndaj hebrenjve. Më 13 Janar 1898, Zola publikoi artikullin e tij J’açuse “Unë akuzoj”, një nga artikulimet gazetareske më të forta të kohës, të cilat i shkaktuan atij një dënim me burg për fyerje ndaj ushtrisë. Në vitin 1899, ndërsa gjyqi i tij kishte mbërritur në apel dhe gjasat ishin që ai do të përfundonte në burg, Zola u arratis për në Angli. Kur u largua, ai deklaroi “E vërteta është në marshim! Asgjë nuk mund ta ndalë!”

Ndërhyrja e tij në çështjen Dreyfus ndihmoi për të luftuar antisemitizmin dhe militarizmin në Francë. Dreyfus vijoi kalvarin e tij gjyqësor deri në vitin 1906 kur u shpall i pafajshëm për akuzën për tradhëti.

Zola vdiq në shtator 1902.

Active filters

Reference: SKU000312

Publisher: Botimet Dudaj

Shkelqesia e tij, Emil Zola

Title: Shkëlqesia e tijOriginal: Son excellence Eugène RougonCategory: NovelAuthor: Emil ZolaAlbanian translator: Sotir CaciPublisher: DudajYear: 2002Pgs. 472Weight: 0.455 kgISBN: 978-99927-50-21-9
ALL560
More

Publisher: Dituria

Paraja, Emil Zola

Pushteti i parasë, fuqia, lavdia, janë leva që lëvizin pothuajse gjithçka në botën njerëzore. Në fuqizimin e pafre dhe më pas në shkatërrimin e Bankës Botërore, shohim shpërblimin për çmendurinë e përgjithshme, magjinë e pushtetin e parasë te të gjithë personazhet e romanit. Të gjithë i nënshtrohen Sakarit të plotfuqishëm: agjentët, shtypi, politika,...
ALL900
More

Pasion dhe mëkat, Emil Zola

Ky është një nga romanet e shkurtra të Emile Zola që gjurmon historinë e jetës së personazhit të vet, Thérèse Raquin nga fëmijëria te jeta me pasione dhe mashtrime…
ALL1,000
More

Publisher: OMBRA GVG

Karriera e Rugonëve, Emil Zola

Romani "Karriera e Rugonëve", që siç thotë vetë autori, shkrimtari i shquar francez E. Zola, "duhet të quhet me titullin shkencor: Origjina", është romani i parë i ciklit të Rugon – Makarëve ku autori paraqet jetën dhe zhvillimin e një familjeje nën Perandorinë II.
ALL1,000
More

Publisher: UEGEN

Familja e tmerrshme, Emil Zola

Tek "Familja e tmerrshme" kam dashur të studioj temperamente e jo karaktere. Këtu qëndron arsyeja e ekzistencës së librit. Kam zgjedhur personazhe të dërrmuara prej nervave të gjakut, të privuara nga vullneti i lirë, të shtyrë për të vepruar në jetë nga fataliteti i mishit
ALL1,000
More