Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
In stock
All best sellers

List of products by supplier Jack London

Xhek London, (Jack London) pseudonim i John Griffith Chaney, (1876- 1916) është një nga romancierët dhe tregimtarët amerikanë më të përkthyer nëpër botë, aventurat personale dhe letrare të së cilit ndihmuan botën të zbulojë natyrën dhe natyrën njerëzore përmes romaneve të tilla si Thirrja e Natyrës (1903), përkthyer ë shqip edhe si Thirrja e të parëve, dhe Dhëmbi i Bardhë (1906) – ku përshkruhen përpjekje elementare për mbijetesë.

Braktisur nga i ati, një astrolog shëtitës, u rrit ne Oakland, Kaliforni, nga nëna e tij spiritualiste dhe njerku. Ai mori mbiemrin e njerkut, London. Në moshën 14 vjeçare, e ndërpreu shkollën për t’i shpëtuar varfërisë dhe për të fituar aventurë.

Ai eksploroi Gjirin e San Franciskos me një varkë me velë, me raste duke vjedhur guaska ose duke punuar për një patrullë peshkimi të qeverisë. Ai shkoi deri në Japoni si marinar dhe pa shumë nga Shtetet e Bashkuara si një endacak që kacavirrej nëpër trenë mallrash dhe si pjesë e ushtrisë industriale të Charles T. Kelly (një nga shumë ushtritë e protestave të të papunëve që u krijuan nga paniku financiar i vitit 1893). London pa kushtet e depresionit, u burgos si endacak dhe më 1894 u bë socialist militant.

London e arsimoi veten nëpër bibliotekat publike me shkrimet e Çarls Darvin, Karl Marks dhe Niçe (Nietzsche), zakonisht në formate për publik të gjerë. Në moshën 19 vjeçare ai ngjeshi të gjithë shkollën e mesme në një vit dhe pas kësaj hyri në Universitetin e Kalofornisë në Berkli, por pas një viti iku nga shkolla për të kërkuar fatin në ethet e arit të Klondajkut. Kur u kthye një vit më pas, ende i varfër dhe në pamundësi për të gjetur punë, ai vendosi të nxjerrë jetesën si shkrimtar.

London studioi revista dhe pastaj i ngarkoi vetes një orar të përditshëm për shkrimin e sonatave, baladave, barsoletave, anektodave, rrëfenjave për aventura apo histori horror dhe e rriti në mënyrë konstante prodhimtarinë.

Optimizmi dhe energjia me të cilën ai sulmoi punën që i ngarkoi vetes pasqyrohet në romanin e tij autobiografik Martin Iden (1909). Brenda dy viteve, rrëfenjat e aventurave të tij në Alaskë filluan të lexohen gjerësisht për shkak se sillnin një temë shumë të re mbi ngjarje shumë të freskëta me një forcë të madhe. Libri i tij i parë, Themu, i Biri i Ujkut: Rrëfenja nga Veriu i Largët (1900), është një përmbledhje me tregime të publikuara më parë në revista.

Gjatë pjesës tjetër të jetës, London shkroi dhe publikoi vazhdimisht, duke plotësuar 50 libra krijimtari letrare dhe joletrare në më pak se 17 vjet. Megjithëse ai u bë shkrimtari më i mirëpaguar në Shtetet e Bashkuara në atë kohë, fitimet e tij nuk mbuluan kurrë shpenzimet e tij dhe ai nuk ishte kurrë i lirë nga urgjenca për të shkruar për para. Ai lundroi për në Paqësorin e Jugut, duke rrëfyer aventurat e tij te The Cruise of the Snark (1911). Më 1910 ai bëri shtëpi në Glen Elen, Kaliforni, ku ndërtoi madhështoren Shtëpia e Ujkut. Ai i ruajti besimet e tij socialiste pothuajse deri në fund të jetës.

Romanet e tij më të njohura janë: Thirrja e Natyrës (The Call of the Wild), përkthyer në shqip edhe si Kushtrimi i të Parëve, botuar më 1903, ku historia e etheve të arit dhe aventurës njerëzore për pasurim të shpejtë tregohet përmes historisë së një qeni të rrëmbyer në Kaliforni për t’u përdorur si qen slite në Alaskë; Dhëmbi i Bardhë, (1906) Çizmja e Hekurt (1908) etj.

Reputacioni i London filloi të venitet në Shtetet e Bashkuara në vitet 1920 kur një gjeneratë e re shkrimtarësh i bëri paraardhësit e paraluftës të duken si jo të sofistikuar. Por popullariteti i tij vijoi të jetë i fortë nëpër të gjithë botën edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Në një rekord të vendosur në Rusi, një edicion përkujtimor i veprës së tij publikuar më 1956 raportohet se u shit brenda pesë orësh nga dalja në botim.

Active filters

Reference: 2210

Publisher: Kokona

Tregime amerikane, Drajzer, Tuen, London

Përmban tregimet: Njeriu që korruptoi Heldibergun, Mark Tuen, Kryetari i bashkisë dhe zgjedhësit e tij, Teodor Dreizer, Meksikani, Xhek London dhe Renegati, Xhek London.
ALL600
More
In Stock

Publisher: Bota Shqiptare

Kushtrimi i të parëve, Xhek London

Kur njerëzit kërkojnë flori nëpër të ftohtin e veriut, atyre u nevojiten qen, qen të mëdhenj e të fortë, qen që janë të zotë të tërheqin slita nëpër dëborën e pafundme, drejt minierave të arit... 
ALL600
More
In stock

Publisher: Bota Shqiptare

Dhëmbi i bardhë, Xhek London

Hapësira të pamasa bore, pyje të dendur e të vetmuar: ja bota e Dhëmbit të Bardhë. Këtu, jeta për qenin-ujk, është një luftë e përhershme me urinë, duhet të vrasë që të mos e vrasin, është një betejë e pamëshirshme kundër kafshëve të të njëjtit lloj, por edhe një lojë dinake kundër keqtrajtimeve të njeriut.
ALL1,000
More
Out-of-Stock

Publisher: Zambaku

Aventurat e Bakut, Xhek London

Në këtë roman, autori na përshkruan me tone realiste peripecitë e një qeni të përvuajtur e të etur për dashuri. Megjithë kushtet negative, drita e dashurisë nuk është fikur dhe do të ndriçojë përsëri.
ALL350
More
Last items in stock

Publisher: Wordsworth Classics

The sea-wolf, Jack London

When a sudden collision rips a hole in the ship’s hull, the ferry sinks like a stone, throwing the literary critic into the icy harbor. Rescued by the Ghost, a seal-hunting vessel, van Weyden counts his blessings. Little does he know he’s boarded a ship bound straight for hell.
ALL375
More
Last items in stock

The call of the wild, Jack London

Based on London's experiences as a gold prospector in the Canadian wilderness and his ideas about nature and the struggle for existence, The Call of the Wild is a tale about unbreakable spirit and the fight for survival in the frozen Alaskan Klondike.
ALL400
More
Out-of-Stock

Publisher: Collins Classics

White Fang, Jack London

Much of White Fang is written from the viewpoint of the titular canine character, enabling London to explore how animals view their world and how they view humans. White Fang examines the violent world of wild animals and the equally violent world of humans. The book also explores complex themes including morality and redemption.
ALL375
More
Out-of-Stock