- Reduced price

Reference: 2804
Reference: SKU000001
Publisher: Mitrush Kuteli
Reference: SKU001694
Publisher: Vellezerit Tafa
Reference: SKU001740
Publisher: UET Press
Reference: SKU000660
Publisher: Onufri
Përsëri shkrimtari Visar Zhiti u jep letrave shqipe një vepër dinjitose, romanin "Në kohën e britmës", për të cilin mund të themi me plot bindje se është ndër më të mirët e kohëve të fundit në letërsinë tonë, duke shpalosur edhe njëherë fuqishëm talentin e mrekullueshëm të këtij autori.
Title: Në kohën e britmës
Category: Novel
Author: Visar Zhiti
Publisher: OMSCA-1
Pgs: 368
Weight: 0.42 kg
ISBN: 9789994341566
Përsëri shkrimtari Visar Zhiti u jep letrave shqipe një vepër dinjitose, romanin "Në kohën e britmës", për të cilin mund të themi me plot bindje se është ndër më të mirët e kohëve të fundit në letërsinë tonë, duke shpalosur edhe njëherë fuqishëm talentin e mrekullueshëm të këtij autori.
Është një afreskë tronditëse, një rrëfim ku bashkohet enigma me dhembjen, denoncimi i hapur me dashurinë, balta e vuajtjeve me dritat e metropolit, krimi me bukurinë, së cilës duket sikur nuk u mjafton një breg shqiptar, por hidhet dhe në bregun tjetër, atë italian.
Koha lëviz vrullshëm në roman nga jeta në vdekje, por edhe e anasjelltas, me personazhe imagjinarë dhe realë, të zakonshëm dhe të shquar, ku dialogu ia lë vendin përsiatjes, që lë jehonë të thellë tek lexuesi, duke përēuar emocione të forta dhe vlera të vërteta artistike.
Romani "Në kohën e britmës" pasqyron një pjesë nga ikjet më të fundit. Njerëzit largoheshin nga dhuna dhe varfëria, në kërkim të një jete më të mirë, duke dalë shpesh dhe nga vetja, dhe kjo duket se e intereson më shumë autorin, ikja nga vetvetja, pjesë të së cilës i rigjejnë apo i humbin përgjithmonë, ndeshen me krimin dhe të keqen, u bëjnë ballë atyre, mposhten dhe mposhtin.
Autori duket sikur nuk pret që realiteti t'i zgjidhë problemet e veta, e llava e ngjarjeve të ftohet, por ai ndërfutet në vorbullat e këtij realiteti, është në grykë të kraterit, madje dhe paraprin, duke marrë përsipër përgjegjësi dhe mision, gjithmonë si një shkrimtar, i cili dhe vetë kështu sikur bëhet ngjarje, jo vetëm estetike, sikur do të na thotë se shpresat janë më të mëdha se zhgënjimet dhe bukuria, sipas një sentence të njohur, pritet të triumfojë duke na bërë të gjithëve më të mirë.
"...Zhiti vazhdon të shkruajë vepra, të cilat janë pasuri kombëtare. Zhiti radhitet ndër klasikët e letërsisë bashkëkohore shqiptare... ai mund të krahasohet denjësisht me autorë si Kafka, Orwell, Salinger, Heller dhe Solzhenicin... Shkrimtarë si Visar Zhiti janë shumë të talentuar për t'u liruar nga burgu. Edhe kur artistë të tillë e kryejnë dënimin "e merituar" për "komplotet" që thurin duke "manipuluar" fjalën, armën më të rrezikshme që disponojmë ne njerëzorët, ata duhen flijuar me ngujim të përhershëm në kullën e harresës. Për këtë të fundit ne kemi "merita" veçanërisht kritika letrare shqiptare. "
Dr. Gëzim Alpion, Universiteti i Birminghamit - Angli
Visar Zhiti është autor i shumë librave me poezi dhe në prozë, tregime, romane, ese, të botuara jo vetëm në Shqipëri, në Republikën e Kosovës në Maqedoni e Mal të Zi e kudo ku shqiptarë, por dhe është i përkthyer në mjaft gjuhë të botës, anglisht. frengjisht, gjermanisht, rumanisht, polonisht, greqisht, serbo-kroatisht, holandisht, flaminge, ebraisht, arabisht, etj. është i përfshirë në të gjitha antologjitë e poezisë shqipe dhe në shumë antologji botërore.
Është vlerësuar nga lexuesi dhe krikika shqiptare dhe e huaj, si në Itali, Angli, SHBA, Francë, Austri e së fundmi në Rumani, me rastin e daljes së romanit të tij "Funerali i pafundmë". Ka marrë ēmime të rëndësishme letrare në Shqipëri dhe jashtë saj.
Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps
Download (292.13KB)Reference: SKU000491
Publisher: OMSCA-1
Reference: SKU000583
Publisher: OMSCA-1
Reference: SKU000558
Publisher: OMSCA-1
Reference: SKU001682
Publisher: OMSCA-1
Reference: SKU000499
Publisher: OMSCA-1
Reference: SKU000588
Publisher: OMSCA-1
Reference: SKU000549
Publisher: OMSCA-1
Publisher: Onufri
Publisher: OMSCA-1
Publisher: OMSCA-1
Publisher: Onufri
Reference: SKU000499
Publisher: OMSCA-1
Reference: SKU000558
Publisher: OMSCA-1
Reference: SKU000583
Publisher: OMSCA-1
Reference: SKU000588
Publisher: OMSCA-1
Përsëri shkrimtari Visar Zhiti u jep letrave shqipe një vepër dinjitose, romanin "Në kohën e britmës", për të cilin mund të themi me plot bindje se është ndër më të mirët e kohëve të fundit në letërsinë tonë, duke shpalosur edhe njëherë fuqishëm talentin e mrekullueshëm të këtij autori.
check_circle
check_circle