Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
CHF0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
CHF6.74 CHF7.49
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
CHF14.45 CHF16.05
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
CHF9.63 CHF10.70
More
In stock
All best sellers
  • Reduced price
  • New
Historia pa mbarim, Michael Ende
  • Historia pa mbarim, Michael Ende

Historia pa mbarim, Michael Ende

SKU000054
Albas

Ky roman i botuar më 1979, i përkthyer menjëherë në shumë gjuhë të huaja të botës dhe i nderuar me dhjetë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, është libri i një fantazie shpërthyese, që mbart në vetvete një ndërthurje filozofish të larmishme, ku kritika ndaj epokës sonë mbështillet nga simboli artistik dhe ku lënda poetike dhe misteri i nënshtrohen një kompozicioni krejt të veçantë.

CHF17.12
CHF15.41 Save 10%
Quantity
In Stock

Description

Titulli: Historia pa mbarim
Origjinali: Die unendliche Geschichte
Gjinia: Roman
Autori: Michael Ende
Shqipëroi: Robert Shvarc
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2024
Fq. 478
Pesha: 0.478 kg.
ISBN: 978-9928-920-74-4

Mbi librin

"Bëj ç'të duash", thotë mbishkrimi në simbolin e pushtetit sundues pa kufij të Fantastikës. Por se ç'do të thotë kjo në të vërtetë, Bastiani e merr vesh vetëm pas shumë kërkimesh të gjata e të mundimshme. Kujtdo që vjen në Fantastikë, Perandoresha – fëmijë i jep një medaljon si shenjë pushteti pa kufij.

"Bëj ç'të duash", shkruhet brenda në të dhe Bastiani në fillim e interpreton kështu: "Bëj ç'të të dojë qejfi!". Kështu, ai zhytet gjithnjë e më thellë në strudelin e fantazisë pa fre, që të bën të harrosh. Por më në fund e kupton se kjo moto mund të ketë kuptimin: "Bëj atë çka të do zemra, atë çka ti e dëshiron me të vërtetë!"

Të mos kishte pasur Atrejun, shokun e tij, kurrë nuk do të kishte mundur të dilte nga ai vend pa kufij. "Ka njerëz që kurrë nuk arrijnë të vijnë në Fantastikë dhe njerëz që arrijnë të vijnë, por mbeten përgjithmonë aty. Pastaj ka edhe ca të tjerë që shkojnë në Fantastikë dhe kthehen përsëri. Kështu si ti, Bastian. Dhe këta njerëz bëjnë që të dyja këto botë të jetën botë të shëndosha."

Koment nga Robert Shvarc

Fondi i letërsisë botërore për fëmijë dhe të rinj përkthyer në shqip, do të ishte padyshim i mangët sikur të mos figuronte në të edhe Libri i librave, të cilit kritika letrare nuk i vë kufij moshe për lexuesit: "Historia pa mbarim" e shkrimtarit shumë të njohur gjerman Michael Ende.

Ky roman i botuar më 1979, i përkthyer menjëherë në shumë gjuhë të huaja të botës dhe i nderuar me dhjetë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, është libri i një fantazie shpërthyese, që mbart në vetvete një ndërthurje filozofish të larmishme, ku kritika ndaj epokës sonë mbështillet nga simboli artistik dhe ku lënda poetike dhe misteri i nënshtrohen një kompozicioni krejt të veçantë, një gjinie të re letrare të çliruar nga çdo lloj angazhimi të njëanshëm.

Michael Ende (i ndarë para kohe nga jeta e tij prodhimtare në gusht 1995) me romanin "Historia pa mbarim" zbuloi mjeshtërinë e mahnitshme që të shkruante një roman për fëmijë dhe të rritur njëherësh.

Product Details
SKU000054
9789928920744
9789928920744
5 other products in the same category:

Reference: SKU000066

Publisher: Albas

Xhim Kopsa dhe trembëdhjetë të tërbuarit, Michael Ende

Lokomotiva e vogël Moli është rrëmbyer nga një bandë piratësh e quajtur 13 të Tërbuarit. Kopsa dhe miku i tij i mirë, Lukasi, duhet ta çlirojnë me çdo kusht! Asnjë rrugë nuk është aq e largët, asnjë det nuk është aq i thellë dhe asnjë mal nuk shtë aq i lartë sa t’i ndalë dy miqtë e përjetshëm në këtë aventurë të re!
CHF11.07 CHF12.31
More
In Stock

Publisher: Albas

Xhim Kopsa dhe Lukas Makinisti, Michael Ende

Miqësia e tyre lindi që ditën kur Xhimi i vogël zbarkon në një pako në ishullin e vogël të Vendit të Ngazëllimit. Bashkë me lokomotivën Ema, ata do të përjetojnë aventurat më emocionuese me pseudogjigantë, gjysmëdragonj dhe shumë krijesa të tjera të jashtëzakonshme.
CHF10.59 CHF11.77
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Momoja, Michael Ende

Në këtë libër bëhet fjalë pikërisht për enigmën "kohë", një enigmë që mund të preokupojë njëlloj fëmijë dhe të rritur meditues, të cilët ende nuk kanë harruar të dyshojnë për atë që në dukje është e qartë. Historia e Momosë është vendosur në atë perandori të fantazisë që ndodhet në Askund dhe Kurrë ose edhe në një të Tanishme pa kohë.
CHF9.63 CHF10.70
More
In stock
You might also like

Publisher: Botimet Dudaj

Momoja, Michael Ende

Në këtë libër bëhet fjalë pikërisht për enigmën "kohë", një enigmë që mund të preokupojë njëlloj fëmijë dhe të rritur meditues, të cilët ende nuk kanë harruar të dyshojnë për atë që në dukje është e qartë. Historia e Momosë është vendosur në atë perandori të fantazisë që ndodhet në Askund dhe Kurrë ose edhe në një të Tanishme pa kohë.
CHF9.63 CHF10.70
More
In stock