- Reduced price
- New

Reference: 2804
Reference: SKU000001
Publisher: Mitrush Kuteli
Reference: SKU001694
Publisher: Vellezerit Tafa
Reference: SKU001740
Publisher: UET Press
Reference: SKU000660
Publisher: Onufri
Ky roman i botuar më 1979, i përkthyer menjëherë në shumë gjuhë të huaja të botës dhe i nderuar me dhjetë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, është libri i një fantazie shpërthyese, që mbart në vetvete një ndërthurje filozofish të larmishme, ku kritika ndaj epokës sonë mbështillet nga simboli artistik dhe ku lënda poetike dhe misteri i nënshtrohen një kompozicioni krejt të veçantë.
Titulli: Historia pa mbarim
Origjinali: Die unendliche Geschichte
Gjinia: Roman
Autori: Michael Ende
Shqipëroi: Robert Shvarc
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2024
Fq. 478
Pesha: 0.478 kg.
ISBN: 978-9928-920-74-4
"Bëj ç'të duash", thotë mbishkrimi në simbolin e pushtetit sundues pa kufij të Fantastikës. Por se ç'do të thotë kjo në të vërtetë, Bastiani e merr vesh vetëm pas shumë kërkimesh të gjata e të mundimshme. Kujtdo që vjen në Fantastikë, Perandoresha – fëmijë i jep një medaljon si shenjë pushteti pa kufij.
"Bëj ç'të duash", shkruhet brenda në të dhe Bastiani në fillim e interpreton kështu: "Bëj ç'të të dojë qejfi!". Kështu, ai zhytet gjithnjë e më thellë në strudelin e fantazisë pa fre, që të bën të harrosh. Por më në fund e kupton se kjo moto mund të ketë kuptimin: "Bëj atë çka të do zemra, atë çka ti e dëshiron me të vërtetë!"
Të mos kishte pasur Atrejun, shokun e tij, kurrë nuk do të kishte mundur të dilte nga ai vend pa kufij. "Ka njerëz që kurrë nuk arrijnë të vijnë në Fantastikë dhe njerëz që arrijnë të vijnë, por mbeten përgjithmonë aty. Pastaj ka edhe ca të tjerë që shkojnë në Fantastikë dhe kthehen përsëri. Kështu si ti, Bastian. Dhe këta njerëz bëjnë që të dyja këto botë të jetën botë të shëndosha."
Fondi i letërsisë botërore për fëmijë dhe të rinj përkthyer në shqip, do të ishte padyshim i mangët sikur të mos figuronte në të edhe Libri i librave, të cilit kritika letrare nuk i vë kufij moshe për lexuesit: "Historia pa mbarim" e shkrimtarit shumë të njohur gjerman Michael Ende.
Ky roman i botuar më 1979, i përkthyer menjëherë në shumë gjuhë të huaja të botës dhe i nderuar me dhjetë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, është libri i një fantazie shpërthyese, që mbart në vetvete një ndërthurje filozofish të larmishme, ku kritika ndaj epokës sonë mbështillet nga simboli artistik dhe ku lënda poetike dhe misteri i nënshtrohen një kompozicioni krejt të veçantë, një gjinie të re letrare të çliruar nga çdo lloj angazhimi të njëanshëm.
Michael Ende (i ndarë para kohe nga jeta e tij prodhimtare në gusht 1995) me romanin "Historia pa mbarim" zbuloi mjeshtërinë e mahnitshme që të shkruante një roman për fëmijë dhe të rritur njëherësh.
Publisher: Botimet Dudaj
Reference: SKU000066
Publisher: Botimet Dudaj
Reference: SKU000066
Publisher: Albas
Publisher: Albas
Publisher: Botimet Dudaj
Reference: SKU000065
Publisher: Botimet Dudaj
Reference: SKU000066
Publisher: Botimet Dudaj
Publisher: Botimet Dudaj
Ky roman i botuar më 1979, i përkthyer menjëherë në shumë gjuhë të huaja të botës dhe i nderuar me dhjetë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, është libri i një fantazie shpërthyese, që mbart në vetvete një ndërthurje filozofish të larmishme, ku kritika ndaj epokës sonë mbështillet nga simboli artistik dhe ku lënda poetike dhe misteri i nënshtrohen një kompozicioni krejt të veçantë.
check_circle
check_circle