Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7.79 8.65
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
16.68 18.54
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11.12 12.36
More
In stock
All best sellers
  • Reduced price
  • New
Tradhtia e intelektualëve, Julien Benda
  • Tradhtia e intelektualëve, Julien Benda

Tradhtia e intelektualëve, Julien Benda

Dituria

Kundër barbarizmit në rritje të shoqërive perëndimore dhe varfërimit të tyre kulturor (nënshtrimi i intelektit ndaj interesave të kapitalit), Benda mbron rolin e vërtetë të intelektualit, sipas tij, si “ruajtës i vlerave” në shërbim të koncepteve universale...

12.36
11.12 Save 10%
Quantity
In stock

Description

Title: Tradhtia e intelektualëve

Original: The Treason of the Intellectuals

Author: Julien Benda

Translator: Olsi Kokushta

Category: Essay

Publisher: Dituria

Specs: Soft cover

Publication year: 2025

Weight: 0.35 kg

Pgs: 280

ISBN: 978-9928-816-42-9

This book is in Albanian

Mbi librin

Edhe pse çështja kryesore e këtij libri ka rrënjë të largëta, të cilat lidhen me çështjen Dreyfus, që në vitet midis shekujve XIX dhe XX e ndau kulturën franceze dhe europiane në dy kampe të papajtueshme, Tradhtia e intelektualëve mbetet një pikë referimi në historinë e ideve në shekullin e 20, një nga tekstet kryesore për rolin dhe autonominë e intelektualëve, një libër që nxit polemikën mbi plagë ende të hapura. “Intelektualë” këtu konsiderohen “njerëz, funksioni i të cilëve është mbrojtja e vlerave të përjetshme dhe të çinteresuara, si drejtësia dhe arsyeja” dhe që “e tradhtojnë këtë funksion për të mirën e interesave praktike”.

Kundër barbarizmit në rritje të shoqërive perëndimore dhe varfërimit të tyre kulturor (nënshtrimi i intelektit ndaj interesave të kapitalit), Benda mbron rolin e vërtetë të intelektualit, sipas tij, si “ruajtës i vlerave” në shërbim të koncepteve universale, si: arsyeja, e vërteta, drejtësia. “Tradhtarët” që sulmon ai janë shovinistë, racistë, fashistë të të gjitha nuancave. Por edhe përfaqësuesit e asaj korporate intelektuale që bëjnë politikë në strehën e epërsisë dhe paanësisë së supozuar; shërbëtorët e çdo regjimi apo ideologjie, edhe kur udhëhiqen nga qëllimet më të mira.

Product Details
9789928816429
9789928816429