Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
CHF0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
CHF6.74 CHF7.49
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
CHF14.45 CHF16.05
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
CHF9.63 CHF10.70
More
In stock
All best sellers
  • Reduced price
  • New
I dashuri, Freida McFadden
  • I dashuri, Freida McFadden

I dashuri, Freida McFadden

Bota Shqiptare

Ajo po kërkon burrin e përsosur.

Ai po kërkon viktimën e përsosur.

CHF14.98
CHF13.48 Save 10%
Quantity
In stock

Description

Title: I dashuri

Original: The Boyfriend

Author: Freida McFadden 

Translator: Nikolla Langore

Category: Novel

Publisher: Bota Shqiptare

Specs: Softcover

Publication year: 2025

Weight: 0.48 kg

Pgs: 352

Measurement: 12.5x20.5 cm

ISBN: 978-9928-00-709-4

This book is in Albanian

1. Letërsia botërore 2. Letërsia amerikane 3. Freida McFadden 4. Nikolla Langore

Mbi librin

Ajo po kërkon burrin e përsosur.

Ai po kërkon viktimën e përsosur.

Sidni Shou, si çdo femër beqare në Nju Jork, ka pasur fat dreqi me të dashurit. I ka provuar të gjitha: Meshkujt që gënjejnë në profilin e aplikacioneve të njohjeve, meshkuj që i ngecin të paguajë faturën e darkës dhe më keq nga gjithçka, meshkuj që nuk u mbyllet goja duke folur për nënën e tyre Por, më në fund, bëri bingo.

I dashuri i ri është absolutisht i përsosur. Joshës, i hijshëm dhe punon si mjek në një nga spitalet e qytetit. Sidni po fluturon. 

Pastaj, vjen vrasja mizore e një gruaje të re, e fundit e një vargu vdekjesh që ka hutuar policinë. I dyshuari kryesor? Një burrë misterioz që krijon lidhje me viktimat e tij para se t'i vrasë. 

Sidni nuk ka pse të trembet. Në fund të fundit, ajo po del me mashkullin e ëndrrave të saj. Por nuk i ndahet dyshimi se mashkulli i përsosur mund të mos jetë aq i përsosur sa duket. Sepse, dikush po e përgjon vazhdimisht dhe po të mos zbulojë të vërtetën, ajo do të jetë viktima e radhës e vrasësit...

Me këtë roman ku rrëfehet një histori e errët për fiksimin dhe ajo që ne bëjmë për hir të dashurisë, shkrimtarja bestseller e Nju-Jork Tajmsit, Freida mcFadden, provon se shpeshherë krimet e pasionit janë më mizoret...

Mbi autoren

Freida McFadden – shkrimtrarja bestseller nr. 1 e New York Times, Amazon Charts, Wall Street Journal, Washington Post, USA Today dhe Publishers Weekly, punon si mjeke me kohë të pjesshme dhe është e specializuar në dëmtimet e trurit. Romani “I dashuri” është përzgjedhur si një nga librat më të mirë të vitit nga botuesit e Amazon dhe ka qenë në listën e librave të përzgjedhur për çmimin Goodreads Choise Award. Romanet e saj janë përkthyer në më shumë se tridhjetë gjuhë. Freida jeton me familjen e saj dhe me macen e zezë në shtëpinë trekatëshe shekullore me pamje nga oqeani.   

Product Details
Bota Shqiptare
9789928007094
9789928007094
4 other products in the same category:

Publisher: Bota Shqiptare

Mësuesja, Freida McFadden

Vitin e kaluar, shkolla e mesme "Kejsham" u trondit nga skandali mes një nxënëseje dhe një mësuesi. Në qendër të ciklonit u vendos Adi, një nxënëse e ndrojtur dhe e mbyllur në vetvete. Por Eva e dinte se, pas këtyre thashethemeve të shëmtuara kishte diçka më tepër nga sa dukej.
CHF13.48 CHF14.98
More
In stock

Publisher: Bota Shqiptare

Shërbëtorja, Freida McFadden

Fshij e pastroj përditë fund e krye shtëpinë e bukur të Uinçestërve. Marr vajzën e tyre nga shkolla. Dhe gatuaj gjellë të shijshme për të gjithë familjen, para se të shkoj të ha vetëm në dhomën time të vockël në nënçati. Përpiqem të shpërfill faktin se Nina më ruan kur pastroj
CHF11.56 CHF12.84
More
In stock