Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL630 ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,350 ALL1,500
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL900 ALL1,000
More
In stock
All best sellers
  • Reduced price
  • Out-of-Stock
Preja e nje martese te lodhur, Rudina Xhunga
  • Preja e nje martese te lodhur, Rudina Xhunga

Preja e nje martese te lodhur, Rudina Xhunga

SKU000041
Botimet Dudaj

Title:Preja e një martese të lodhurRomanAuthor:Rudina XhungaAlbanian Bestseller in 2008 dhe <a title="Albanian Literature bestsellers 2009" href="http://

ALL650
ALL585 Save 10%
Quantity
Out-of-Stock

Description

Title:Preja e një martese të lodhurRomanAuthor:Rudina XhungaAlbanian Bestseller in 2008 dhe 2009 Shtëpia botueseDudaj, 2005f. 110Pesha: 0.13 Kg Mbi librin “Preja e një martese të lodhur” është një roman për dashurinë. Në faqen e dedikimit autorja shkruan: Për ata që duhen; me frikë se bëhen tre dhe ankth mos mbeten një. Kanë thënë për librin “Eshtë një mnyrë të shkruari me sinqeritet, pa poza, një realizëm pa makijazh. Një libër I shkruar me mendje, me zemër, I shkruar me temperament. Një libër që do të mbetet dhe që ka lënë gjurmë për mendimin tim në letërsinë e këtij fillimshekulli, sepse është pritur prej kohësh në gjininë e tij për mënyrën e të shkruarit, për stilin e përkorë. Një libër që duhet lexuar me dashuri”  - Edmond Tupja redaktori i librit“Dy njerëz që kërkojnë të njihen në celular dhe në fund gjejnë një surprizë, s’po e themi qysh në krye në është e këndshme, apo e pakëndshme, por sidoqoftë është krejt e papritur, fort shtangëse. Një gjetje e pazakontë, pothuaj irreale, e bukur deri në dhimbje” -  Gazeta “Koha Jon딓Preja e një martese të lodhur” është një libër I mbushur me intrigë, me dialogje pa zë, me histori që lindin dhe zbehen, ngrihen kryenece, të trazojnë, për të të sjellë bashkë me shijen e heshtjes së tyre një tronditje. Një fund që askush, askurrë nuk do ta kishte pritur” - Gazeta “Panorama”“Një libër për dashurinë si iluzion dhe kurthet që ajo I ngre shpesh moralit. Një libër I shkruar me “inat” dhe gjakftohtësi, një epistolar modern. Rrëfimi I Xhungës është I zhveshur nga emocionet. Ato I kalojnë lexuesit, që ngjethet në trup, kur tjetri thotë të vërtetën që s’e pranon dot lehtë.Një libër që lexohet me nje frymë. Një libër që të lë pa frymë” -  Gazeta “Shekulli”“Një roman me mesazhe! E padëgjuar deri më sot, por publicistja e njohur Rudina Xhunga ka shënuar një sfidë përtej të pamundurës me daljen në dritë të romanit shkruar me stil sms. E ndërtuar kaq thjesht, krijohet një fushë manjetike e madhe e pashmanshme, te të gjithë ndizet kureshtja si bëhet e zhbëhet një dashuri, si ndizet e fiket një iluzion, si rëndohet e lehtësohet një shpirt” - Gazeta “Tema”"Një libër ku morali është I tepërt, ku instikti mund të të cojë të besosh deri në marrëzi. Pasione të cuditshme, rrëfime deri në intimitet, gjithcka që mund të tregohet vetëm para një ikone që mund ta kesh në dhomën e gjumit, në fakt në libër I thuhet një të panjohuri.” - Gazeta 55“Preja e një martese të lodhur” bestseller në katër ditë. Nën rrëfimin mjeshtëror të Rudina Xhungës, janë përpirë 1000 kopjet e para të librit vetëm në katër ditë pas botimit të tij të parë, duke bërë që botuesi Ombra GVG të fillojë ribotimin” - Gazeta “Korrieri”“Në harkun kohor prej 13 ditësh libri është botuar tre herë. Parashikimet se ky roman do të qe bestseller dolën, kjo duket nga kërkesa e madhe e lexuesit për këtë libër që ka sukses sepse është shkruar me sinqeritet dhe nuk ka stisje. Raporti mes elementit autobiografik dhe trillimit është në prerjen e tij të artë” - Gazeta Shqiptare“Për herë të parë, një libër shqiptar kthehet në librin më popullor brenda një kohe kaq të shkurtër. Librarë të ndryshëm shprehen se shumë njerëz që e kanë blerë janë rikthyer për ta blerë për të afërmit dhe të dashurit e tyre. “Preja e një martese të lodhur” kthehet kësisoj në bestsellerin e parë mirëfilli shqiptar. - Gazeta “Albania” 

Product Details
SKU000041
0
Attachments
Download
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps

Download (292.13KB)
16 other products in the same category:

Publisher: Onufri

Paqja e përgjakur e Adamit, Agron Tufa

Vrapi rrënues i ngjarjeve na kalon para syve si shthurja e një thurime me shtiza, të cilën nuk mund ta ndalosh, derisa Adamit i mbetet vetëm një dëshirë për të cilën qe lutur: “të zinte vend i pari përbri së ëmblës, mamasë së tij të vetmuar, në rreshtin e paplotësuar të varreve familjare”.
ALL1,080 ALL1,200
More
In stock

Publisher: Onufri

Të murosurat, Lindita Arapi

Alba Darëzezi, heroina e romanit të ri të Lindita Arapit, Të murosurat, është simboli i një brezi femrash shqiptare që u përballën me tutelën paternaliste, nënshtrimin para vullnetit dominues mashkullor, dhunimin e autonomisë, tabuizimin e seksualitetit, që femrës nuk ia lejonte vetëvendosjen.
ALL810 ALL900
More
In stock

Publisher: Toena

Shërbëtori i zotërisë së pabesë, Teuta Dhimarko Kasoruho

Nga pylli vinte pa pushim era e lagësht e shiut ngatërruar me aromën e kërpudhave të sapoçelura. Era e barit i kujtoi frikërat e fëmijërisë që aso kohe nuk ua dinte kuptimin. Shtëpia tutje rrugës kish mbetur e shkretë. Dukej sikur e dinte që më parë se ai do të vinte dhe diç donte t'i thoshte, por s'kishte më as fjalë, as gojë.
ALL540 ALL600
More
In stock

Publisher: Onufri

Fugu, ArB eLo

Është në traditën e linjës sonë që të përzgjedhurve t’u tregohet në një moshë të caktuar, kur janë pjekur kushtet dhe kur e kërkojnë vetë, diçka më shumë nga e vërteta. Edhe unë jam sqaruar, këtu ai kishte bërë një pauzë kuptimplotë, kishte rrudhur sytë e kishte buzeqeshur pak, sikur të priste një mirëkuptim të vetëkuptueshëm nga bashkëbiseduesi, - nga...
ALL1,350 ALL1,500
More
In stock

Publisher: Toena

Ëndrra e doktorit, Besnik Mustafaj

Doktor Adhamudhi, i lindur për teatër një shekull më parë, vjen si protagonist i një romani bashkëkohor për të mishëruar oportunistin e shtirë në idealist, i cili beson se të gjitha mjetet janë të përligjura për arritjen e qëllimit, që është përvetësimi i historisë kombëtare për t'i dhënë vetes, njëherësh, edhe lavdinë e madhe, edhe pasurinë e madhe.
ALL900 ALL1,000
More
In stock

Publisher: Onufri

Gruaja që deshe, Ridvan Dibra

Kështu, të vjen keq, mbasi për ndoca orë, ndoshta edhe ditë, mespërmes një tisi të hollë prej qelqi rrezja dritnuese e këtij teksti ka kaluar krejt e qetë jo për të hyrë në sy, por në zemër e, njëkohshëm, edhe në mendje. Të gjitha elementet e tekstit qëndrojnë në balancë: një floknajë e lehtë dëbore të mbështillet si pelerinë e akullt, por, sapo fillon të...
ALL720 ALL800
More
In stock

Publisher: Toena

Apokalipsi sipas Shën Tiranës, Zija Çela

Plotmëria, ngjarjet, intensiteti emocional, karakteret, çdo gjë është në ngjitje në "Apokalipsin sipas Shën Tiranës", aq sa paralajmërojnë një shpërthim, i cili edhe vjen. Mirëpo Zija Çela ndjek në finale një ecje të kundërt me traditën letrare, nuk është autori që na çon te vepra, është vepra që na çon tek autori.
ALL810 ALL900
More
In stock