• Banner

1q84. Libri i dytë, Haruki Murakami
  • 1q84. Libri i dytë, Haruki Murakami

1q84. Libri i dytë, Haruki Murakami

Në librin e dytë, historia e Tengos me Aomamen vazhdon të zbulohet edhe më. Gjithnjë e më shumë bëhet e qartë ekzistenca e botës paralele 1q84. Shumë pyetje kanë marrë thuajse përgjigje tani, por habi të reja zgjohen: a ka vërtet ndonjë shtjellë në ajër? Kush janë Njerëzit e Vegjël dhe si mundet të kenë ata qasje në këtë botë përmes një dhie të verbër?

17.76
Quantity
In stock

Description

Title: 1q84. Libri i dytë
Original: 1q84 Book 2 (July – September)
Category: Novel
Author: Haruki Murakami
Translator: Ilir I. Baçi
Publisher: Skanderbeg Books
Year: 2022
Pgs: 352
ISBN: 978-9928-221-56-8

Mbi librin
Në librin e dytë, historia e Tengos me Aomamen vazhdon të zbulohet edhe më. Gjithnjë e më shumë bëhet e qartë ekzistenca e botës paralele 1q84. Shumë pyetje kanë marrë thuajse përgjigje tani, por habi të reja zgjohen: a ka vërtet ndonjë shtjellë në ajër? Kush janë Njerëzit e Vegjël dhe si mundet të kenë ata qasje në këtë botë përmes një dhie të verbër? A është kjo bota 1q84 apo 1984? Ngjarjet të çojnë kah një apoteozë drithëruese dhe hutuese, tipike e Haruki Murakamit, duke e lënë lexuesin pa frymë. Libri i dytë është pjesa e dytë e trilogjisë 1q84.
Ky është një qytet me mace. Kur zë e perëndon dielli, shumë mace kapërcejnë urën dhe hyjnë në qytet, mace të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme. Janë shumë më të mëdha se macet e zakonshme, por gjithsesi janë mace. I riu shastiset kur e sheh këtë pamje. Turret drejt kambanores në qendër të qytetit, në majë të së cilës ngjitet për t’u fshehur. Macet merren me punët e tyre të përditshme, kush ngre qepenin e dyqanit, kush ulet në zyrë. Pa kaluar shumë kohë mbërrijnë të tjera mace, hyjnë në qytet nga ura, sikurse të parat. Këto hyjnë nëpër dyqane për të blerë gjëra ose shkojnë në bashki për halle administrative ose ulen në restorante e bare për të ngrënë e për të pirë dhe për të kënduar këngë të gëzuara macesh. Njëra mace i bie fizarmonikës, të tjerat vallëzojnë. Ngaqë macet shohin në errësirë, nuk u duhet thuajse asnjë dritë, por sonte rrezet e hënës së plotë e kanë larë qytetin në dritë, çka i jep mundësi të riut të vërejë çdo hollësi prej majës së kambanores.

Product Details

Specific References

isbn
9789928221568
ean13
9789928221568
You might also like
16 other products in the same category:

Reference: SKU001109

Publisher: Te tjere

Tregimet e makthit

Title: Tregimet e makthitAlbanian translators: Merita Paparisto; Bep Capeli; Erion Temali; Simoni Girni; Arben Orhani; Enkelejd LamajIdea by: Astrit CaniPublisher: Gaid MargotPgs. 90Weight: 0.09 kgISBN: 978-99956-829-27  

Price 3.33
More
Last items in stock

Publisher: IDK

Rasti i çuditshëm i vrasjes së qenit në mesnatë, Mark Haddon

Ky libër ka në qendër të tij një mister, por ndryshon nga gjithë librat e tjerë të këtij lloji. Sepse ai që përpiqet të zgjidhë misterin është Kristofer Bun, një djalosh pesëmbëdhjetë vjeçar që vuan nga sindroma e Aspergerit, një formë autizmi, e që për pasojë, ka një raport mjaft problemor me botën.

Price 9.99
More
In stock

Publisher: OMBRA GVG

Parfume, Philippe Claudel

Me të mbërritur në Nansi, zë një apartament te "Rruga e Madhe", nr. 27, në lagjen më të vjetër të qytetit. Jam 19 vjeç. Eshtë muaji shtator i vitit 1981. Atje gjithçka është e ende e pistë, e zezë, familjet janë të varfra, me shumë fëmijë, shpesh nga Portugalia. Macet bëjnë lirshëm dashuri dhe shtohen pa pikë turpi nën hijen e kishës Sen-Epvrë.

Price 7.77
More
In stock

Reference: 2081

Publisher: OMBRA GVG

Deti, deti, Iris Murdoch

  Kritika vë në dukje se këto romane shquhen për inteligjencën dhe elegancën e lartë me të cilin shkrimtari i ndërton personazhet dhe strukturat e veprës. Këto cilësi, shpesh përshkohen nga ndjenja e humorit të hollë dhe therës.

Price 13.32
More
Out-of-Stock

Reference: SKU000308

Publisher: Botimet Dudaj

Jashtë!, Susanna Tamaro

Tregime të gjata për tema si margjinalizimi, ndarja e dialogut të vështirë midis kulturave të ndryshme që zgjidhen gjithmonë në një mjedis të ashpër. Histori pa zgjidhje, të ndaluara të shohin dritën.

Price 6.66
More
In Stock

Publisher: Morava

Gruaja e doktorit, Daniel Hurst

Burri im është mjek. Ai është i zgjuar, simpatik dhe të gjithë i besojnë atij. Përveç meje. Në sipërfaqe, duket sikur i kam të gjitha – martesën e përsosur, burrin që dua, jetën harmonika. Por, është larg nga e vërteta.

Price 11.10
More
In stock

Publisher: Pegi

Gruaja e ngrënshme, Margaret Atwood

“Gruaja e ngrënshme” është romani i parë i Margaret Atwood-it dhe përmban të gjitha temat që autorja do të zhvillonte në veprat e tjera. Ajo na paraqitet si një vëzhguese e hollë e absurditeteve që vijnë nga konformizmi.

Price 13.32
More
In stock

Publisher: Pika pa Siperfaqe

Estetika e letërsisë, Massimo Fusillo

Viteve të fundit estetika dhe letërsia kanë përjetuar një periudhë transformimi të thellë: estetizimi i përhapur që karakterizon botën aktuale, imagjinarja që gjithnjë e më tepër merr trajtë pamore, revolucioni i studimeve kulturore, ia kanë ripërcaktuar kufijtë

Price 11.10
More
In stock

Publisher: OMBRA GVG

Jasemina, Jean Sasson

Kjo është historia e vërtetë e Jaseminës, një gruaje të re dhe të bukur libaneze që u burgos në Kuvajt gjatë Luftës së Parë të Gjirit. Udhëtimi tronditës i Jaseminës është një tregim për çmendurinë e luftës, për brutalitetin seksual të shfrenuar nga kaosi dhe për guximin e një gruaje për t'i qëndruar rrezikut për të ndihmuar gratë e tjera. Ky është një...

Price 8.88
More
In stock
Comments (0)