Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6.84 7.60
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14.66 16.29
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9.77 10.86
More
In stock
All best sellers
  • Reduced price
Edukimi i stoikut, Fernando Pessoa
  • Edukimi i stoikut, Fernando Pessoa

Edukimi i stoikut, Fernando Pessoa

Pika pa Siperfaqe

"Edukimi i stoikut" është e vetmja vepër që na ka mbërritur nga baroni i Teives, më "i rrezikshmi" nga heteronimet e Pessoa – s, të cilin vetë Pessoa nuk do ta përmendë e as do ta përdorë më gjëkundi në veprat e tjera të njohura.

5.43
4.89 Save 10%
Quantity
In stock

Description

Title: Edukimi i stoikut
Original: A Educação do Estóico
Category: Novel
Author: Fernando Pessoa
Albanian translator: Esterina Celami
Publisher: Pika pa sipërfaqe
Year: 2017
Pgs: 96
Weight: 0.115 kg.
ISBN: 978-9928-185-49-5
1. Letërsia portugeze 2. Poezi 3. Gegnisht 4. Fernando Pessoa 5. Esterina Celami

Mbi librin

"Edukimi i stoikut" është e vetmja vepër që na ka mbërritur nga baroni i Teives, më "i rrezikshmi" nga heteronimet e Pessoa – s, të cilin vetë Pessoa nuk do ta përmendë e as do ta përdorë më gjëkundi në veprat e tjera të njohura.

Ai do ta dënojë me vetëvrasje baronin, mbasi ky i fundit i ka shkatërruar të gjitha sprovat e veta letrare të mëparshme. Si përfundim, shpëton vetëm ky tekst, një rrëfim mbi pamundësinë e shkrimit dhe mbi "pamundësinë për të prodhuar art të lartë".

Kjo vepër u zbulua nga studiuesi i njohur i Pessoa – s, Richard Zenith – i, ndërsa po u printe kërkimeve në arkivin e Pessoa – s. Richard Zenith – i ndërsa po u printe kërkimeve në arkivin e Pessoa – s. Dorëshkrmi përbëhej nga një fletore e vogël e zezë, e patranskriptuar ndonjëherë më parë.

Në të ai gjeti këtë vepër të mangët dhe jo të vëllimshme, por therëse dhe që plotëson librin më të njohur të Pessoa – s, "Librin e shqetësimit". Vetë Pessoa ka vënë në dukje se pavarësisht dallimeve dialektike mes tyre, autori i shtresës së mesme i "Librit të shqetësimeve" dhe aristokrati Teive janë që të dy shembuj të të njëjtit fenomen: paaftësisë për t'u përshtatur me realitetin e jetës.

Fragmente nga libri

Ëndrra, kur jetohet me tepri ose bëhet familjare, shndërrohet në një realitet të ri; tiranizon si ai; resht së qeni strehë. Ushtritë e ëndërruara përfundojnë të mundura, si ato që bien dhe rrënohen në përplasjet dhe në betejat e botës.

***

Nuk kam ndier kurrë nostalgji, se nuk kam pasur kurrë arsye për t'u ndier nostalgjik. Në ndjeshmërinë time kam qenë gjithnjë racional. Meqë me jetën time nuk bëra dot gjë, asgjë nuk më përmallon; meqë ajo që nuk ekziston, mund të jetë gjithçka, fare mirë mund të kisha ushqyer shpresa; sot as shpresa nuk kam, se nuk shoh kurrfarë arsyeje pse e ardhmja duhet të jetë e ndryshme nga e shkuara.

Ka prej atyre që ndiejnë mall për të kaluarën veç për faktin që ka kaluar, dikujt edhe e keqja e kaluar i duket e mirë vetëm për faktin e thjeshtë se ka kaluar, dhe bashkë me çka ishim vetë kur na ndodhi.

Nuk i kam dhënë kurrë shumë rëndësi kohës si abstragim, për t'u ndier kësisoj keq për të kaluarën time vetëm se ka kaluar apo sepse atëherë isha më i ri nga sa jam tani. Dhe këtë mënyrë pikëllimi mbas së shkuarës mund ta ketë kushdo, qoftë edhe një hiç; por unë e përçmoj atë që është e të gjithëve.

***

Ndjesitë e vogla, ato mbetën. Puhiza mbi sheshin e qetë të fshatit më duket sikur ma përshkon tejetej shpirtin. Shkulmi i largët i muzikës filarmonike që vjen prej bulevardit më ndërmend tinguj që shkojnë përtej efekteve të çdo simfonie.

Eh si çel e gjithë mirësia ime kur shoh një plakushe teksa rri pranë derës! Ah si ndriçohem tek shoh një fëmijë pisanjos, ndalur aty përballë meje. Shkrihem tek shoh atë pëllumb që ulet mbi tel, njëzet hapa larg meje, si një gjë e lidhur pazgjidhshmërisht me vetë të vërtetën.

Product Details
9789928185495
9789928185495
Attachments
Download
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps

Download (292.13KB)
3 other products in the same category:
You might also like