Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
£0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
£5.83 £6.48
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
£12.49 £13.88
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
£8.33 £9.25
More
In stock
All best sellers
  • Reduced price
Rasputini: Besimi, fuqia dhe fundi i Romanovëve, Douglas Smith
  • Rasputini: Besimi, fuqia dhe fundi i Romanovëve, Douglas Smith

Rasputini: Besimi, fuqia dhe fundi i Romanovëve, Douglas Smith

Botart

Rasputini nuk është vetëm një biografi përfundimtare e një njeriu të jashtëzakonshëm dhe legjendar, por edhe një portret magjepsës i muzbut të Rusisë Perandorake, teksa ajo shkonte drejt katastrofës. 

£27.75
£24.98 Save 10%
Quantity
In stock

Description

Title: Rasputini: Besimi, fuqia dhe fundi i Romanovëve
Original: Rasputin: faith, poëer, and the twilight of the Romanovs
Category: History
Author: Douglas Smith
Translator: Qemal Shkurti
Publisher: Botart
Year: 2022
Pgs: 832
weight: 1.16 kg
ISBN: 978-9928-341-48-8
This book is in Albanian


Mbi librin
Njëqind vjet pas vrasjes së tij, Rasputini vazhdon të ngacmojë imagjinatën popullore të personifikimit të së keqes. Biografitë, romanet dhe filmat e shumtë rrëfejnë ngritjen e tij misterioze në pushtet si i besuari i Nikollës dhe Aleksandrës dhe si mbrojtës i trashëgimtarit të sëmurë të fronit rus. Shthurrja dhe ndikimi i keq politik i tij janë material i legjendës ndërkohë që mbi të është hedhur edhe përgjegjësia e rënies së dinastisë së Romanovëve.
Por, siç tregon historiani Douglas Smith, historia e vërtetë e jetës dhe vdekjes së Rasputinit ka mbetur e mbështjellë me mite. Si një vepër e re, e madhe, që kombinon studimin hulumtues dhe stilin e fuqishëm të të treguarit, libri Rasputini ndan faktet nga trillimet për një prej figurave më tërheqëse të historisë. Duke u mbështetur në një mori dokumentesh të harruara, të nxjerra nga arkivat në shtatë vende, Smith prezanton Rasputinin me gjithë kompleksitetin e tij - njeri i Zotit, zëri i paqes, subjekti vesnik, kurorëshkelës, pijanec.
Rasputini nuk është vetëm një biografi përfundimtare e një njeriu të jashtëzakonshëm dhe legjendar, por edhe një portret magjepsës i muzbut të Rusisë Perandorake, teksa ajo shkonte drejt katastrofës. 

Product Details
9789928341488
9789928341488
16 other products in the same category:

Të ditës, që jeton vendi im, Pjer Thomas

Format e investimeve janë sa të shumëllojshme aq dhe të larmishme, sa të hapura aq dhe të mbuluara. Një nga format më të vjetra dhe që mendohet akoma në mëndjet primitive të njerëzve të sotëm, është investimi nga taksat. Në fakt kjo formë primitive, kish kohë që ishte zhdukur nga skena financiare moderne, por që u rifut përsëri në skenë pas Krizës së...
£6.66 £7.40
More
In stock

Publisher: Irisoft Education

Takim me Petro Zhejin, Kastriot Melyshi

Çdo lexues, do të gjejë këtu, nëpërmjet një gjuhe të thjeshtë, kuptimin e Algoritmit Simbolik si gjetja më e madhe dhe mendimi më i arrirë i këtij shekulli. Kjo është rruga drejt "Gralit", drejt dritës, drejt të vërtetës. Kjo rrugë është e mbushur me mrekulli. Edhe nëse dikush nuk do mundet të mbërrijë tek e vërteta, do ja vlente vetëm rruga drejt saj!
£12.49 £13.88
More
In stock

Publisher: Pema

Historia ime, Edward Snowden

Historia ime është rrëfimi i jashtëzakonshëm i një të riu gjenial që u rrit në internet – i një njeriu që u bë spiun, denoncues publik dhe u arratis në ekzil, duke u kthyer në ndërgjegjen e internetit. Është shkruar me zgjuarsi, hir, pasion dhe një sinqeritet të palëkundur. 
£11.66 £12.95
More
In stock

Shqipëria në vitet 1912-1944, Xhemal Kusi

Ai përshkruan me detaje edhe kontradiktat që lindën mes Esat Pashë Toptanit dhe Ismail Bej Qemal Vlorës në muajt e parë pas Shpalljes së Pavarësisë. Atmosfera dhe entuziazmi para dhe pas ardhjes së Princ Wied-it përbëjnë një dëshmi autentike dhe një panoramë realiste që përputhet dhe me burimet diplomatike të kancelarive europiane të kohës. Xhemal Kusi...
£10.82 £12.03
More
In stock

Publisher: Living

Kështjella prej xhami, Jeannette Walls

Kur është esëll, babai karizmatik dhe brilant i Xhanetës, u kushton shumë kohë fëmijëve dhe madje u mëson atyre fizikën, gjeologjinë dhe se si t’i bëjnë ballë jetës pa iu trembur syri. Ama kur është i dehur, ai kthehet në një mashtrues dhe shkatërrimtar. 
£9.99 £11.10
More
Last items in stock

Heterodoksia, Ernesto Sabato

Heterodoksia mund të lexohet si autobiografia shpirtërore e Sabatos. E botuar për herë të parë më 1953, ende sot komunikon me lexuesin për shkak të vlefshmërisë së jashtëzakonshme që ka. Ai preokupim për qenien që e sheh universin e zhveshur nga kuptimi në duart e teknokracisë, rrjedh nga një fuqi apokaliptike, paralajmërimin ndriçues të së cilës kemi...
£5.83 £6.48
More
In stock

Reference: 2260

Publisher: Botart

Ce ditari, Ernesto Ce Guevara

Çe është dikush të cilin ne nuk do ta kuptojmë kurrë plotësisht, sepse dhembshuria e tij ndaj vuajtjeve të të tjerëve dhe përkushtimi i tij për ta ndaluar atë dhembje, do të jetë gjithnjë një mister për ne. Ne që shpesh nuk mund ta imagjinojmë qetësinë dhe lirinë e tij të brendshme.
£8.33 £9.25
More
In Stock

Publisher: OMBRA GVG

Vështrime në të shkuarën, Vasili Kandiski

U deshën disa vjet që unë të arrija me ndjenjë e mendim në zbulimin e thjeshtë që qëllimet (pra, ashtu edhe mjetet) e natyrës, si dhe ato të artit, ndryshojnë thellësisht, organikisht mes tyre dhe nga vetë ligjet e botës del që – ato janë njëlloj të mëdha, pra, po aq të forta – ky zbulim që udhëheq sot veprën time.
£5.00 £5.55
More
In stock

Publisher: UET Press

Blloku, Isuf Kalo

Një mister antiutopik oruellian i zbuluar krejt papritur para syve tanë nga një dëshmitar i besueshëm, përmes një optike realiste dhe humaniste. Prof. Kalo e merr lexuesin në labirintet e panjohura të Bllokut për të shpjeguar se si funksionoi diktatura komuniste në Shqipëri dhe cila ishte hierarkia e atij sistemi.
£12.49 £13.88
More
In stock