Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
CHF0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
CHF6.74 CHF7.49
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
CHF14.45 CHF16.05
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
CHF9.63 CHF10.70
More
In stock
All best sellers
  • Reduced price
Shqipëria 1911 – 1914, Romeo Gurakuqi
  • Shqipëria 1911 – 1914, Romeo Gurakuqi
  • Shqipëria 1911 – 1914, Romeo Gurakuqi

Shqipëria 1911 – 1914, Romeo Gurakuqi

UET Press

Libri i Romeo Gurakuqit është një monografi studimore kushtuar historisë politike e sociale në Shqipëri dhe e marrëdhënieve ndërkombëtare për Ballkanin dhe Shqipërinë, nga fillimi i Revolucionit Nacional Shqiptar deri në pragun e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore.

CHF16.05
CHF14.45 Save 10%
Quantity
In stock

Description

Title: Shqipëria, 1911 – 1914
Original: Shqipëria, 1911 – 1914
Category: History
Author: Romeo Gurakuqi
Publisher: UET Press
Year: 2010
Pgs. 882
Weight: 0.701 kg
ISBN: 978-99956-39-65-5

Mbi librin

Libri i Romeo Gurakuqit është një monografi studimore kushtuar historisë politike e sociale në Shqipëri dhe e marrëdhënieve ndërkombëtare për Ballkanin dhe Shqipërinë, nga fillimi i Revolucionit Nacional Shqiptar deri në pragun e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Kjo monografi është e ndarë në dy pjesë kryesore: Kryengritja Shqiptare e vitit 1911 dhe Pavarësia shqiptare; dhe çështja e caktimit të kufijve të shtetit të ri shqiptar 1912-1914.

Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911, e njohur ndryshe si Kryengritja Shqiptare e vitit 1911, është një nga momentet kryesore të periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Monografia vijon me historinë politike të Shqipërisë së Epërme, të Kosovës, Shqipërisë Qendrore dhe Jugore, në rrjedhën pas kryengritjes së vitit 1911 dhe gjithë vitin 1912.

Kapitujt kryesorë të pjesës së dytë i kushtohen trajtimit të çështjes shqiptare nga diplomacia e Fuqive të Mëdha gjatë krizës ballkanike 1912-1914. Historiani Romeo Gurakuqi ka punuar 17 vite mbi këtë libër, një punë që e sjell si një vlerë më shumë në kolanën e botimeve historike pikërisht në këtë përvjetor të rëndësishëm të shtetit shqiptar.

Sipas akademikut Ksenofon Kristafi, libri "Shqipëria 1911-1914", e historianit Romeo Gurakuqi, merr në studim tre vjet jo të zakonshëm për Shqipërinë, vite që ai i cilëson si ngjarje të bujshme që përmbysën një epokë të kombit shqiptar të nëpërkëmbur e të shpërndarë të katër vilajete.

Koment nga autori

Libri që ju paraqis është përpjekje e imja për të pasqyruar në mënyrë të hollësishme këtë periudhë të Shqipërisë nga fundi i vitit 1910 deri në fund të 1914-s, ishte kohë kur hidheshin themelet e Shqipërisë moderne, të shtetit, janë vitet kur Shqipëria shkëputej nga perandoria dhe përpiqej të formonte oborrin e shtëpisë së vet, por që në këtë rrugë do të pengohej për një seri arsyesh të brendshme dhe të jashtme.

Një përpjekje për të ndriçuar atë trashëgimi që shqiptarët e lirisë e nisën në Deçiq, e vazhduan në Gjakovë, Korçë, Mashkullorë, e më pas u vazhdua nga një senator, nga disa profesorë, dy klerikë të shquar dhe shumë shqiptarë që e ndoqën pas nga Nisa në Stamboll, Bukuresht, Trieste në Durrës, për të përfunduar në Vlorë më 28 nëntor 1912. Ky libër nuk do të kurorëzoj sot nëse nuk do të kishte kushte materiale për kërkim akademik, ndaj merita kryesore është e ekipit drejtues të UET-it, që krijoi frymën për të marrë produktin.

Koment nga Ksenofon Kristafi

1911-1914 janë tre vjet që kurorëzuan shekuj luftërash dhe inauguruan fillimin e një epoke tjetër, të krijimit të Shqipërisë së pavarur. Përmes shqyrtimit të kujdesshëm dhe tërësor të dokumenteve të arkivave të kancelarive më të mëdha europiane dhe shqiptare. Një strukturë solide me informacion të bollshëm, të freskët dhe të pa shfrytëzuar.

Një punë me pasion shumëvjeçar. I parë me një këndvështrim objektiv dhe të paanshëm. Libri është një minierë ku gjenden fakte, të dhëna, analiza dhe konkluzione për shumë ngjarje. Sjell një kontribut në shkrimin e historisë së kësaj periudhe, që edhe pse janë ndriçuar nga autorët të tjerë mbeten vendimtare dhe interesante për studiuesit.

Product Details
UET Press
9789995639655
9789995639655
Attachments
Download
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps

Download (292.13KB)
3 other products in the same category:

Publisher: UET Press

Principata e Shqipërisë dhe mbretëria e Greqisë 1913-1914, Romeo Gurakuqi

Trajtesa e mëposhtme është pjesë e një monografie kërkimore në dorëshkrim, në pritje të botimit, që synon të ndriçojë mbi një bazë dokumentare arkivore një problem të diskutuar në mënyrë përgjithësisht fragmentare, së fundmi në shtypin shqiptar, gjegjësisht problemin e vendosjes së vijës kufitare në mes shtetit helen dhe shtetit shqiptar më 1913-1914.
CHF11.56 CHF12.84
More
In stock
You might also like

Reference: SKU000398

Publisher: Albin

Neper analet e diplomacise Angleze, Arben Puto

Title: Nëpër analet e diplomacisë Angleze, mbi politikën e Britanisë së Madhe ndaj Shqipërisë gjatë luftës së II BotëroreOriginal: Nëpër analet e diplomacisë Angleze, mbi politikën e Britanisë së Madhe ndaj Shqipërisë gjatë luftës së II BotëroreCategory: LawAuthor: Arben PutoPublisher: AlbinYear: 2001Pgs. 203Weight: 0.181 Kg.
CHF4.62 CHF5.14
More
Out-of-Stock