Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6.84 7.60
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14.66 16.29
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9.77 10.86
More
In stock
All best sellers
  • Reduced price
Shqipëria dhe çështja shqiptare pas Luftës së Parë Botërore, Romeo Gurakuqi
  • Shqipëria dhe çështja shqiptare pas Luftës së Parë Botërore, Romeo Gurakuqi
  • Shqipëria dhe çështja shqiptare pas Luftës së Parë Botërore, Romeo Gurakuqi

Shqipëria dhe çështja shqiptare pas Luftës së Parë Botërore, Romeo Gurakuqi

UET Press

Ky punim është një përpjekje për të trajtuar historinë politike të Shqipërisë në një hark kohor që përfshin periudhën nga përfundimi i Luftës së Parë Botërore deri në përcaktimin e statusit ndërkombëtar të këtij shteti dhe kufijve të tij, më 9 nëntor 1921.

13.03
11.73 Save 10%
Quantity
In stock

Description

Title: Shqipëria dhe çështja shqiptare pas Luftës së Parë Botërore
Original: Shqipëria dhe çështja shqiptare pas Luftës së Parë Botërore
Category: History
Author: Romeo Gurakuqi
Publisher: UET Press
Year: 2013
Pgs. 320
Weight: 0.501 kg
ISBN: 978-9956-39-42-6

Koment nga autori

Ky punim është një përpjekje për të trajtuar historinë politike të Shqipërisë në një hark kohor që përfshin periudhën nga përfundimi i Luftës së Parë Botërore deri në përcaktimin e statusit ndërkombëtar të këtij shteti dhe kufijve të tij, më 9 nëntor 1921. Përveç historisë politike, monografia merret gjerësisht me trajtimin diplomatik të Çështjes Shqiptare pas Luftës së Parë Botërore, gjegjësisht në Konferencën e Paqes së Parisit dhe në Konferencën e Ambasadorëve që e pasoi atë, deri në zgjidhjen përfundimtare në parim të çështjes së statusit dhe kufijve, më 9 nëntor 1921.

Punimi është mbështetur mbi një bazë të gjerë dokumentare që vjen nga Public Record Office, fondet e Foreign Office, nga dokumentet dorëshkrimore që ruhen në Biblioteken e London School of Economics and Political Science, nga dokumentet e botuara të Arkivit Qendror të Shtetit të Republikës së Shqipërisë dhe një numër burimesh të tjera burimesh arkivore të botuara, italiane, britanike dhe amerikane, që autori ka pasur mundësinë t'i hulumtojë gjatë punës studimore. Pra, bëhet fjalë për më shumë se tre vjet histori politike, diplomatike dhe në një masë më të kufizuar, sociale, kulturore, të Shqipërisë dhe çështjes së saj.

Vendin kryesor në libër e zë trajtimi i çështjes shqiptare në Konferencën e Paqes së Parisit. Në fakt, Çështja Shqiptare u trajtua në këtë hark kohor trevjeçar në tri instanca ndërkombëtare, me radhë dhe paralelisht: në Konferencën e Paqes së Parisit, në Lidhjen e Kombeve dhe në Konferencën e Ambasadorëve. Çdo trajtim paralel apo vijues i çështjes shqiptare, ka qenë i lidhur dhe i kushtëzuar nga vendimet themelore të paqebërësve të mbledhur në Konferencën e Paqes së Parisit më 1919.

Vetë këto instanca madje ishin ngritur nga forumi më i lartë i Konferencës së Paqes, nga Këshilli Suprem, dhe qenë të ngarkuara për t'u dhënë zgjidhje çështjeve të veçanta që kishte ngritur lufta, mes të cilave edhe çështjes shqiptare.

Product Details
UET Press
9789995639426
9789995639426
Attachments
Download
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps

Download (292.13KB)
3 other products in the same category:

Publisher: UET Press

Principata e Shqipërisë dhe mbretëria e Greqisë 1913-1914, Romeo Gurakuqi

Trajtesa e mëposhtme është pjesë e një monografie kërkimore në dorëshkrim, në pritje të botimit, që synon të ndriçojë mbi një bazë dokumentare arkivore një problem të diskutuar në mënyrë përgjithësisht fragmentare, së fundmi në shtypin shqiptar, gjegjësisht problemin e vendosjes së vijës kufitare në mes shtetit helen dhe shtetit shqiptar më 1913-1914.
11.73 13.03
More
In stock

Publisher: UET Press

Shqipëria 1911 – 1914, Romeo Gurakuqi

Libri i Romeo Gurakuqit është një monografi studimore kushtuar historisë politike e sociale në Shqipëri dhe e marrëdhënieve ndërkombëtare për Ballkanin dhe Shqipërinë, nga fillimi i Revolucionit Nacional Shqiptar deri në pragun e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore.
14.66 16.29
More
In stock
You might also like

Reference: SKU000398

Publisher: Albin

Neper analet e diplomacise Angleze, Arben Puto

Title: Nëpër analet e diplomacisë Angleze, mbi politikën e Britanisë së Madhe ndaj Shqipërisë gjatë luftës së II BotëroreOriginal: Nëpër analet e diplomacisë Angleze, mbi politikën e Britanisë së Madhe ndaj Shqipërisë gjatë luftës së II BotëroreCategory: LawAuthor: Arben PutoPublisher: AlbinYear: 2001Pgs. 203Weight: 0.181 Kg.
4.69 5.21
More
Out-of-Stock