Filter By

Categories

Categories

Availability

Availability

Brand

Brand

Weight

Weight

  • 0.03 kg - 2.821 kg

Price

Price

  • ALL3 - ALL3,900

Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL630 ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,350 ALL1,500
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL900 ALL1,000
More
In stock
All best sellers
Active filters
  • Availability: Not available
  • Brand: Fenix
  • Brand: Fishta
  • Brand: Ideart
  • Brand: Pakti
  • Brand: Princi

Publisher: Fenix

Pritja, Rudolf Marku

Pas kësaj ajo e mbylli telefonin. Për një çast desha ta marr në telefon përsëri… T’i thosha se ajo do të jetonte gjatë. T’i thosha se ishte herët të mendonte për vdekjen! Por përnjëherë e kuptova artificialitetin e këtyre fjalëve. E dija se ishte hera e fundit që e dëgjoja zërin e saj. Edhe ajo vetë e kishte ditur këtë. Kjo ishte arsyeja që kishte folur,...
ALL1,080 ALL1,200
More
Out-of-Stock

Publisher: Fishta

Secili çmendet simbas mënyrës së vet, vol.2, Stefan Çapaliku

Ky cikël romanesk në pikpamje teorike ka lidhje të drejtëpërdrejtë me termin Bildungsroman, term që më së pari u krijua në 1819 nga filologu gjerman Karl Morgenstern në leksionet e tij universitare, dhe më pas u rimorr dhe u trajtua ndër stilema edhe më të epërme estetike nga Ëilhelm Dilthey, i cili e legjitimoi dhe e popullarizoi atë në fillim të...
ALL720 ALL800
More
Out-of-Stock

Publisher: Fishta

Secili çmendet simbas mënyrës së vet, vol.1, Stefan Çapaliku

“Veçanërisht gjatë viteve të shndërrimit të shtëpisë së rrëfimtarit në një kinema, kemi rastin të njihemi nga afër me karakteret, të cilat qyteti bujarisht ia ka dhuruar kujtesës së autorit”. Ky lexohet si një roman autobiografik, si një dëshmi letrare e trupit, shpirtit dhe mendjes së qytetit përgjatë një prej lëngatave të tij më të pashpresa.
ALL720 ALL800
More
Out-of-Stock

Publisher: Fishta

Serafin Fanko, Felini i teatrit shqiptar, Stefan Çapaliku

Dramaturgu Stefan Çapaliku rrëfen përmes një monografie “Serafin Fankon, si Felin i teatrit shqiptar”. Teksa na tregon se njohja e tij profesionale me artistin shkodran ka nis në vitin 1994, me dramën “Gjurmë mbi borë” e më pas me “Ftesë në darkë”, shpjegon edhe arsyet se përse për të, Fanko ka qenë një artist i kalibrit evropian.
ALL900 ALL1,000
More
Out-of-Stock

Publisher: Fishta

Një antologji e vogël e jetës, Stefan Çapaliku

Dhe pastaj vijnë me radhë barceletat e komunizmit; barceletat: me doktor, farmacist, pijanecë, me bjonde, me kafshë, me kamarier, shitës e berberë; me mësues, me çifte, me gjirokastritë, me kler, me police, me seks, etj. Në fund në libër do gjeni edhe barceleta të identifikuara si të Tefë Palushit, Tano Banushit dhe Nexho Shabanit.
ALL450 ALL500
More
Out-of-Stock

Publisher: Pakti

Rrethimi i Shkodrës, Marlin Barleti

Historia botërore i ka anashkaluar mjaft heroizmin e shqiptarëve dhe faktin që ata u bënë pengesë dhe i vonuan osmanët në synimin e tyre për të pushtuar gjithë Europën. Marin Barleti i jep, pra, botës një rrëfim të drejtpërdrejtë heroizmi përballë një pushtimi mizor: burra të thjeshtë e gra që luftojnë për familjet, për tokën dhe besimin e tyre.
ALL450 ALL500
More
Out-of-Stock

Publisher: Ideart

222 Receta të thjeshta, Pasta

Mjafton të thuash Pasta dhe ke thënë gjithçka! Pjata që nuk i thuhet kurrë jo! Pjata që mund të gatuhet me dhjetëra mënyra, nga më e thjeshta, vetëm me vaj ulliri e deri tek ato më të ndërlikuarat ku pastat duhet t'i prodhoni vetë.
ALL2,250 ALL2,500
More
Out-of-Stock

Publisher: Ideart

222 Receta të thjeshta

Një libër kuzhine për të gjithë. Për admiruesit pasionantë të artit të kulinarisë, por edhe për fillestarët që duan të ushqehen mirë dhe të zbulojnë magjinë e gatimit, përmes recetave të thjeshta dhe të shpejta.
ALL2,250 ALL2,500
More
Out-of-Stock

Publisher: Ideart

Sos, një buzëqeshje, Zija Çela

Zija Çela përbën një rast unik në letrat shqie. Ai shfaqet jo si prozatori me i rëndësishëm pas Kadaresë, siç janë shprehur plot dashamirës të autorit, por si një planet letrar, krejt më vete, i pakrahasueshëm, prandaj i rëndesishëm dhe vetvetja.
ALL630 ALL700
More
Out-of-Stock

Publisher: Ideart

Libri i vdekjes, Erion Kristo

Njeriu gjithmonë ka dashur të kuptojë dhe të mësojë diçka më shumë rresh misterit të vdekjes. Janë shkruar gjithmonë libra kushtuar vdekjes reale dhe vdekjes metafizike, ku veçohen poema madhështore e Walt Whitman "Kapiten, o kapiteni im", dhe romani me gjetje e strukturë të rrallë i Zija Çelës "Las Varrezas".
ALL450 ALL500
More
Out-of-Stock