Filter By

Categories

Categories

Availability

Availability

Brand

Brand

Weight

Weight

  • 0 kg - 139 kg

Price

Price

  • kr0.00 - kr230.00

Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
kr0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
kr80.50
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
kr120.75
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
kr115.00
More
In stock
All best sellers
Active filters
  • Brand: Botime Nazarko
  • Brand: Reklama
  • Brand: Skanderbeg Books

Publisher: Reklama

Rubairat, Omar Khajam

Rubairat janë një nga veprat poetike më të bukura të botës. Janë aq të qarta sa mund të merren vesh lehtë prej cilitdo këndonjësi të zakontë, aq të thella nga kuptimi sa një Rubai vlen disa togje vëllimesh, aq moderne nga mendimet dhe ndjenjat sa na duket që autori i tyre ka jetuar në kohët tona dhe në zemër të Evropës.
kr34.50
More
In stock

Publisher: Skanderbeg Books

Ngjyra të tjera, Orhan Pamuk

Orhan Pamuk, jo vetëm që shkruan romane, por shkruan edhe për romanet. Mendimet e tij se si duhen lexuar veprat e autorëve të tjerë, idetë e tij për të shkruar një roman, ai i ka zhvilluar ndër vite në artikuj dhe leksione të ndryshme. 
kr207.00
More
In stock

Publisher: Skanderbeg Books

Kolonë zanore, Rezarta Reçi

Përtej dilemës “dashuria apo seksi”, ngrihet dilema më e madhe e fatit të njeriut, se kush duhet të vendosë për jetën e tij, për ndjenjat e tij, për trupin e tij, për zgjedhjet e tij, për bashkëudhëtarët e përkohshëm apo të përhershëm të tij.
kr80.50
More
In stock

Publisher: Skanderbeg Books

Jetë burgu, Fatos Lubonja

Në këtë pikë të rrugëtimit mendoj se të gjitha këto histori i kam shkruar për t’i pranuar si të miat, si pjesë të vetes sime “të vërtetë” ato rroba dhe ato vuajtje që i kam refuzuar me aq ngulm në krye të herës; për të kuptuar se çeltira ku na duket se do të gjejmë veten tonë të vërtetë duke ecur, për kënaqësinë e trupit dhe shpirtit, me një kuptim jete...
kr92.00
More
In stock

Publisher: Skanderbeg Books

Burra pa gra, Haruki Murakami

Varet nga personi, tha ai, se ç’lloj gë-njeshtrash do të thotë, në cilën situatë do t’i thotë dhe si do t’i thotë. Por në njëfarë pike të jetës, të gjitha femrat thonë gënjeshtra dhe ato gënjejnë për gjëra të rëndësishme. Gë-njejnë edhe për gjëra të parëndësishme, por ato nuk ngu-rrojnë të gënjejnë për gjërat më të rëndësishme.
kr103.50
More
In stock

Publisher: Skanderbeg Books

Në vetën e parë njëjës, Haruki Murakami

 Me një zë të thellë, majmuni i beson bindjes dhe egos së tij se po vjedh emrat e grave me të cilat bie në dashuri. Këto tregime janë rrëfenja në kufijtë e historive të vërteta, të mbushura me po aq mister sa fantazi. Një prozë gjeniale që të grish ta lexosh e lexosh, sërish.
kr92.00
More
In stock

Publisher: Reklama

Lahuta e Malsisë, At Gjergj Fishta

Poema nis me përleshjet kufitare midis fiseve të Hotit e të Grudës dhe fqinjëve po aq të rreptë malezezë më 1858. Thelbi i veprës janë këngët 6-25 që u kushtohen ngjarjeve të viteve 1878-1880, që lidhen me Kongresin e Berlinit, i cili i dha toka kufitare shqiptare Malit të Zi dhe çoi në krijimin e Lidhjes së Prizrenit për të mbrojtur interesat e kombit.
kr115.00
More
In stock

Publisher: Reklama

Shqipëria e madhe, Luka Mikeleta

Kosova ka pasur përherë një rëndësi të veçantë për historinë e kombit shqiptar, është kjo tokë në të cilën, në vitin 1878, gjatë përshtjellimit të madh ballkanik të nisur tre vite më parë në dëm të perandorisë otomane, lindi Lidhja e Prizrenit, zanafilla e rilindjes kombëtare të popullit shqiptar, që do të kulmonte, më 28 nëntor 1912, me shpalljen e...
kr138.00
More
In stock

Publisher: Botime Nazarko

Aladini dhe llamba magjike

Historia e Aladinit, djaloshit që vjen nga Kina, na shpie në universin e magjishëm të një prej rrëfenjave të mrekullueshme të “Njëmijë e një netëve”, ku kryqëzohen gjeni me pushtete të habitshme, një magjistar i lig dhe një princeshë magjepsëse.
kr25.30
More
In stock

Publisher: Botime Nazarko

Princi i lumtur, Oskar Uajd

Ndonëse mbështeten në traditën krijuese të paraardhësve të autorit, ato kanë origjinalitetin e tyre, sepse arrijnë të kumtojnë ngjarje të mëdha me një frymë krejt ndryshe në sendërgjimin e përrallës. Pasqyrojnë problemet madhore të shoqërisë viktoriane, përshkruajnë dallimet klasore, arrijnë të ngërthejnë kanunin etik biblik me vlerat e jetës njerëzore.
kr25.30
More
In stock

Publisher: Reklama

Shqipëria, Arturo Galanti

Një vepër monografike mbi Shqipërinë, e shqyrtuar në aspektet gjeografike, etnografike, historike, por njëkohësisht edhe në kuadrin e politikës së jashtme italiane e të gjeopolitikës europiane...
kr138.00
More
In stock

Publisher: Botime Nazarko

Goditje dielli, Ivan Bunin

Ivan Bunini ishte mjeshtër i fjalës, i përshkrimit të natyrës, shkrimtari që krijoi tablo të ashpra dhe të vërteta të jetës së fshatit në të kaluarën, krijoi një sërë figurash të Rusisë së pararevolucionit. Mjeshtëria e fjalës, përsosmëria e formës së tregimeve, pasuruan thesarin e letërsisë ruse.
kr25.30
More
In stock