Filter By

Categories

Categories

Availability

Availability

Brand

Brand

Weight

Weight

  • 0.081 kg - 1.571 kg

Price

Price

  • ALL12 - ALL3,000

Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
In stock
All best sellers
Active filters
  • Availability: Not available
  • Brand: Aeditions
  • Brand: Fan Noli

Publisher: Fan Noli

Psikanaliza për fëmijë, Anna Freud

Në këtë libër janë shprehur pikëpamjet e Ana Frojdit për specifikën e psikanalizës për fëmijë dhe teknikën e saj, etapat e zhvillimit të fëmijës, tipet e psikopatologjisë fëminore, psikanaliza e fëmijërisë së hershme, problemet që lidhen me fantazitë fëminore dhe me agresionin, si dhe problemet e edukimit e të arsimimit.
ALL1,000
More
Out-of-Stock

Publisher: Fan Noli

Historia e Botës, Epoka e Lashtësisë, J. M. Roberts, O. A. Westad, vol. 1

Pra, kur fillon historia? Kemi tundimin të themi "në fillim", por ashtu sikurse edhe për shumë paqartësi të tjera të këtij lloji, shumë shpejt do të shihnim se kjo përgjigje nuk na jep kurrfarë ndihme. Ashtu sikurse e ka nënvizuar edhe në rrethana të tjera një historian i madh zviceran, historia është e vetmja fushë ku është e pamundur të niset që në fillim.
ALL3,000
More
Out-of-Stock

Publisher: Fan Noli

Për filozofinë dhe shkencën, Karl Popper

Unë e shoh filozofinë plotësisht ndryshe. Unë besoj se të gjithë njerëzit janë filozofë, edhe pse disa janë më shumë filozofë se të tjerët. Natyrisht, unë e pranoj se ekziston, si të thuash, një grup i veçantë dhe ekskluziv i filozofëve universitarë, por nuk ndaj kurrsesi entuziazmin e Waismannit lidhur me veprimtarinë dhe pikëpamjet e këtyre filozofëve
ALL800
More
Out-of-Stock

Publisher: Fan Noli

Idioti, Fjodor Dostojevski

Ky është romani në të cilin mishërohen në trajtën më të plotë parimet krijuese të Dostojevskit dhe ku zotërimi i çuditshëm i subjektit arrin lulëzimin e vërtetë. Në të rrëfehet historia e qartë dhe tejet e dhimbshme e princit fatkeq Mishkin, e Rogozhinit të tërbuar dhe e Nastasia Filipovnës së trishtuar.
ALL1,500
More
Out-of-Stock

Publisher: Fan Noli

Zonja me kone, A. P. Cehov

Nakokov e ka shpallur këtë tregim të Çehovit si një nga tregimet e shkurtra më të madhërishme të botës. Një histori dashurie jashtëmartesore mes një bankieri rus dhe një zonje të re me të cilën takohet gjatë pushimeve në Jaltë.
ALL500
More
Out-of-Stock

Publisher: Fan Noli

Ditari sekret 1836-1837, A. S. Pushkin

Fati po realizohej – kisha thirrur Dantesin në duel. Mos është kjo vdekja e dhunshme nga një flokëbardhë që më kishte paralajmëruar një fallxhore gjermane? Dantesi u bë shpagimi i fatit për karakterin tim të dobët. Në qoftë se fitorja do të jetë në anën time, atëherë unë do të përmbys ligjet hyjnore dhe Venusi do të mbretërojë pafundësisht në qiejt e mi.
ALL500
More
Out-of-Stock

Publisher: Fan Noli

Tregimet e Donit, Mihail Shollohov

I ndiqja tek iknin me një brengë të thellë në shpirt. Ndoshta çdo gjë do të kishte shkuar mirë pas ndarjes, por kur ja, Vanjushka, pasi bëri disa çape dhe duke u ngatërruar me ato këmbkat e vockla, më tund doçkën e tij të kuqe.
ALL1,200
More
Out-of-Stock

Publisher: Fan Noli

Ese në filozofinë historike dhe politike, Immanuel Kant

Natyra ka dashur që njeriu të nxjerrë tërësisht nga vetvetja gjithçka që kapërcen përtej organizimit mekanik të jetës së tij shtazore, dhe të mos përjetojë asnjë lumturim apo përsosmëri tjetër, përveç atyre që i fiton vetë nëpërmjet arsyes së tij i çliruar nga instinktet.
ALL800
More
Out-of-Stock