Filter By

Categories

Categories

Availability

Availability

Brand

Brand

Weight

Weight

  • 0.091 kg - 1.019 kg

Price

Price

  • ALL10 - ALL1,900

Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
In stock
All best sellers
Active filters
  • Availability: Not available
  • Brand: Bota Shqiptare
  • Brand: Macmillan Collector’s Library
  • Brand: Redona

Publisher: Bota Shqiptare

Fati është në yje, Nicholas Sparks

Dy çifte, dy histori dashurie, një rrëfim i shkëlqyer. Një rrugë e mbuluar nga bora, një makinë që humb kontrollin dhe përplaset. Në timon është i moshuari Ira, i cili tani bllokohet brenda, i plagosur dhe i vetëm mes ngricës. Dhimbja nuk e lë të lëvizë kurse qëndrimi zgjuar është një sforcim i pabesueshëm.
ALL1,000
More
Out-of-Stock

Publisher: Bota Shqiptare

Pushkini në kulturën ruse, Leonid Grossman

Ky libër është një jetëshkrim i Pushkinit, i cili parashtrohet në formën e kronikës biografike, bazuar në analet politike dhe në historinë e letërsisë së kohës së tij. Historia e jetës së shkrimtarit të madh trajtohet në lidhje të drejtpërdrejtë dhe të pandashme me veprimtarinë e tij artistike, si një bazë e shëndoshë e trashëgimisë së tij letrare, e cila...
ALL1,200
More
Out-of-Stock

Publisher: Bota Shqiptare

Hajdutja e librave, Markus Zusak

1939. Gjermania naziste. Vendi mban frymën. Vdekja kurrë nuk ka qenë më e zënë me punë se tani. Lizeli, një vajzë nëntë vjeçare, jeton në rrugën Himel me familjen që e birësoi. Prindërit ia dërguan në një kamp përqendrimi. Lizeli vidhte libra. Kjo është historia e saj dhe historia e banorëve të asaj rruge kur nisën të binin bombat.
ALL1,000
More
Out-of-Stock

Publisher: Bota Shqiptare

Zogjtë vdesin duke kënduar, vol. 1, Colleen McCullough

Diku në Australi, tri breza të jashtëzakonshëm të familjes Kliri jetojnë mes gëzimit e trishtimit, sfidës së hidhur e ngadhënjimit madhështor - të udhëhequr nga ëndrra, të mbështetur nga fuqia e karakterit... të rrënuar nga pasionet e errëta, dhuna dhe skandali që shoqërojnë dashurinë e ndaluar.
ALL1,250
More
Out-of-Stock

Publisher: Bota Shqiptare

Ditari i vampirit: Mesha e zezë, L. J. Smith

Nuk ka më asnjë gjurmë të Stefanit dhe të Dejmonit që kur është zhdukur Elena e bukur, dashuria që i ka ndarë dhe i ka bashkuar të dy vëllezërit vampirë. Ndërkohë, Karolina ka vendosur që të rifitojë zemrën e mikeshave të saj të vjetra: Bonit, që ka fuqi të mbinatyrshme dhe Mereditit të vendosur dhe të pakapshme.
ALL1,000
More
Out-of-Stock

Publisher: Bota Shqiptare

Shpata e Medinës, Sherry Jones

Si studiuese e gjuhës arabe dhe e civilizimit islam, Sherry Jones, vite me rradhë ka punuar për romanin e saj të parë "Xhevahiri i Medinës", me synimin që botës perëndimore t'i paraqiste njërën nga personalitetet më të jashtëzakonshme të Islamit dhe njërën nga gratë më të mëdha në historinë e njerëzimit, Aishe bin Ebu – Bekirin, bashkëshorten më të dashur...
ALL1,200
More
Out-of-Stock

Publisher: Bota Shqiptare

Arturo Ui, Bertolt Brecht

Arturo Ui është një nga dramat më të famshme të shekullit të njëzetë. Autori e shkroi atë brenda tre javësh, në një periudhë të frikshme, kur gjendej refugjat politik në Danimarkë i arratisur nga vendi i tij, Gjermania, me pasuri të konfiskuar nga Gestapo si “shkrimtar komunist”. Një alegori politike, drama flet për ngritjen në pushtet të një gangsteri në...
ALL350
More
Out-of-Stock

Reference: K1R5P6

Publisher: Bota Shqiptare

Thirrja e engjëllit, Guillaume Musso

Në telefon ata kishin gjithë jetën e tyre... New York. Aeroporti Kennedy. Në sallën e mbipopulluar të pritjes, një burrë dhe një grua përplasen keq. Grindje e vogël, dhe secili vazhdon rrugën e tij. Madlina dhe Xhonatani nuk ishin takuar kurrë, nuk do të duhej të rishiheshin asnjëherë.
ALL1,000
More
Out-of-Stock

Publisher: Bota Shqiptare

Arti i të shkruarit, Sulejman Mato

"Arti i të shkruarit" është shkruar me jë gjuhë të thjeshtë mbi një unitet konceptual, me citime të përzgjedhura nga letërsia jonë dhe ajo botërore, ai synon të shpalosë standardet e asaj çka quhet "letërsi universale" dhe argumenton pse quhet e tillë.
ALL600
More
Out-of-Stock

Reference: K1R2P6

Publisher: Bota Shqiptare

Një e fshehtë në zemër, Nicholas Sparks

Që kur e shoqja, Misi, vdiq, e shtypur nga një pirat i rrugës, jeta e Mailes Rajanit u duk se mori fund. Megjithatë, Mailesi e di se duhet të shkojë përpara dhe të mësojë të jetojë pa dashurinë e madhe, që e ka shoqëruar që nga kohët e liceut: duhet ta bëjë edhe për të birin, Xhonasin e vogël.
ALL1,000
More
Out-of-Stock

Reference: K1R2P8

Publisher: Bota Shqiptare

Magjia e dashurisë, Nicholas Sparks

Por kur dukej se jeta po i sillte vetëm gëzime, një e-mail misterioz, me përmbajtje shqetësuese do të shkaktojë një varg ngjarjesh që do të ndryshojnë rrjedhën e martesës së këtij çifti. Sa mirë e njohim ne atë që dashurojmë? Si të reagojmë ndaj dyshimeve të paevitueshme, frikërave që kanë lidhje me fëmijërinë, që na ngrenë pengesa që ndonjëherë na zënë...
ALL1,000
More
Out-of-Stock