Filter By

Categories

Categories

Availability

Availability

Brand

Brand

Weight

Weight

  • 0 kg - 0.719 kg

Price

Price

  • kr33.00 - kr184.00

Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
kr0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
kr80.50
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
kr120.75
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
kr115.00
More
In stock
All best sellers
Active filters
  • Categories: Leximet e verës 2022
  • Categories: New arrivals 2019
  • Brand: AIIS - Tirana Times
  • Brand: Living

Publisher: Living

Rrugëtimi i Silkës, Heather Morris

Bazuar në historinë e vërtetë të Silka Klainit, libri “Rrugëtimi i Silkës” ka shitur miliona kopje në mbarë botën… Kjo është historia e një gruaje që i mbijeton kampit famëkeq të Aushvicit dhe më pas e degdisin sërish në internim…
kr161.00
More
In stock

Publisher: AIIS - Tirana Times

Lufta e shqiptarëve në botën e vjetër dhe të re, Grup autorësh

Ky komunitet, që ishte i përqendruar në Boston, ishte nga vendbanimet e para të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara dhe ishte komuniteti më i madh dhe më i rëndësishëm i tyre në fillim të shekullit të njëzetë dhe deri në fund të viteve 1960. Në të vërtetë, aty nga viti 1914, Bostoni ishte kryeqyteti i padiskutueshëm i kolonisë shqiptaro-amerikane, që në...
kr115.00
More
In stock

Publisher: Living

Gruaja tjetër, Daniel Silva

Në një fshat të izoluar në malet e Andaluzisë, një franceze misterioze nis të hedhë në letër një kujtim të rrezikshëm. Është historia e një burri, të cilin e ka dashuruar dikur, kur ishte në Bejrut, dhe e një fëmije që ia kanë marrë nga duart në emër të tradhtisë. Gruaja është në dijeni të një prej sekreteve më të mëdha të Kremlinit. Kohë më parë, KGB-ja...
kr161.00
More
Out-of-Stock

Publisher: AIIS - Tirana Times

Kronikë me dyshime, Vladislav Bajac

Vladislav Bajaci na tregon historinë e rritjes, pjekurisë dhe rënies, të shembjes së një bote dhe pikave të saj kulmore, të muzikës dhe ritmeve të një epoke, të gabimeve të mëdha dhe shkatërruese të baballarëve, si edhe dështimin e thellë të bijve të tyre, për të kuptuar se si bota e prindërve të tyre përplasej në veshët e tyre.
kr115.00
More
In stock

Publisher: AIIS - Tirana Times

Identitete Shqiptare, Grup autorësh

Historia e Shqipërisë përdhkohet nga mite dhe tregime mitologjike që shpesh iu shërbejnë qëllimeve politike, që nga përshkrimi i “themeluesit legjendar të kombit”, Skenderbeut e deri tek bëmat e UÇK-së në luftën e kohëve të fundit në Kosovë.
kr138.00
More
In stock

Publisher: Living

Masha dhe Ariu, Udhëtoni me lojëra

Udhëtoni me lojëra në shoqërinë e Mashës dhe të ariut: një kënaqësi e papërsëritshme! Edhe nëse jeni duke shkuar me pushime, te një mik apo duke bërë një shëtitje, librin mund ta merrni gjithmonë me vete!
kr80.50
More
In stock

Publisher: Living

Masha dhe Ariu

Masha ka ëndërruar gjithmonë të bëhej superheroinë. Nuk do të ishte e vështirë, nëse dikush do të kishte nevojë për ndihmë.
kr80.50
More
In stock

Publisher: Living

Shpikja e Flatrave, Sue Monk Kidd

I frymëzuar pjesërisht prej figurës historike të abolicionistes dhe ithtares së të drejtave të grave, Sara Grimke, romani i Kidit nis të rrjedhë që nga ditëlindja e njëmbëdhjetë e Sarës, ditën kur i dhanë në pronësi një skllave, dhjetëvjeçaren me emrin Trazovaçe. 
kr149.50
More
In stock