Filter By

Categories

Categories

Availability

Availability

Brand

Brand

Weight

Weight

  • 0.09 kg - 0.571 kg

Price

Price

  • ALL300 - ALL1,200

Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
In stock
All best sellers
Active filters
  • Availability: Not available
  • Brand: Pegi

Publisher: Pegi

Terr i bukur, Kami Garcia, Margaret Stohl

"Terr i bukur" është libri i dytë i serisë "Kronikat e Frymëtorëve". Etan Uejti mendonte se në Getlin, qyteti i vogël në jug të vendit, nuk ndodhte kurrë asgjë. Më pas, ai takon ë sapoardhurën misterioze Lina Dukeinin, e cila i zbulon një botë të fshehtë që kishte qenë para syve të tij gjatë gjithë kohës.
ALL1,000
More
Out-of-Stock

Publisher: Pegi

Lista e dëshirave të mia, Gregorie Delacourt

Zhoslina jeton në një qytezë të vogël në Francë. Ajo ka një dyqan të vogël tekstilesh dhe ka rritur dy fëmijë. Kohët e fundit ka filluar të pyesë veten se çfarë ndodhi me gjithë ëndrrat që kishte kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeçe. A mund të kishte qenë ndryshe jeta e saj?
ALL500
More
Out-of-Stock

Publisher: Pegi

Lulja e dëborës dhe erashka sekrete, Lisa See

Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, në një provincë të largët të Kinës, një shtatëvjeçare me emrin Lili krijon një marrëdhënie emocionale me Lulen e Dëborës që zgjat gjithë jetën. Vit pas viti, Lili dhe Lulja e Dëborës këmbejnë mesazhe në erashkë, si rrëfim të shpresave dhe ëndrrave.
ALL650
More
Out-of-Stock

Publisher: Pegi

Ku mbaron ylberi, Cecelia Ahern

Fëmijë të këndshëm e pastaj adoleshentë rebelë, Rozi dhe Aleksi ishin të afërt për njëri-tjetrin, por familja e Aleksit zhvendoset nga Dublini në Amerikë dhe ai shkon me ta. Rozi është e humbur pa të.
ALL700
More
Out-of-Stock

Publisher: Pegi

100 teste për të stërvitur kujtesën, Bernard Croisle

Kujtesa është një aftësi e domosdoshme, por jo gjithmonë ajo na përgjigjet kur dhe si duam: kujt nuk i ka ndodhur ndonjëherë ta ketë fjalën "në majë të gjuhës", të ketë vështirësi për të kujtuar emrin e dikujt që sheh, apo të mos mbajë mend një numër telefoni?
ALL800
More
Out-of-Stock

Publisher: Pegi

Ditari rozë, vol. 4

Tomi duhet të përballet me një vendim të tmerrshëm. Për të ruajtur nderin e Sashikos, ai duhet të heqë dorë nga të gjithë miqtë e tij. Akemi merr në dorë kontrollin e jetës së saj. Me gjithë përpjekjet e Kiokos për të penguar të pashmangshmen, një faqe e re po kthehet. Më e mira dhe më e keqja është gati të ndodhë.
ALL450
More
Out-of-Stock

Publisher: Pegi

Moderato cantabile, Marguerite Duras

"Moderato cantabile" është një nga librat e parë që i sollën famë Marguerite Duras – it. Libri u bë shumë popullor, duke shitur mbi gjysmë milioni kopje në Francë. "Moderato cantabile" konsiderohet shpeshherë si pjesë e rrymës "Nouveau Roman" (romani i ri).
ALL500
More
Out-of-Stock

Publisher: Pegi

Shalli andaluzian, Elsa Morante

Shalli andaluzian" ngjason me disa përralla baroke, që farfuritin pasuritë më të begata dhe më luksoze të fantazisë stolitëse dhe pastaj i përfshijnë me zhdërvjelltësi në një zbavitje të këndshme muzikore.
ALL700
More
Out-of-Stock

Publisher: Pegi

Ditari rozë, vol. 3

Laku i Akemit po shtrëngonte gjithnjë e më tepër rreth Sashikos dhe Kenxhit. Kiokoja, e zemëruar në kulm nga marifetet e saj të dyshimta, vendos të flasë me Tomin, të vetmin njeri që mundet ende ta ndalë Akemin. Kiokoja merr guximin dhe përpiqet t'i hapë sytë atij. Por, Tomi, që deri dje i binte në qafë me pyetjet e vazhdueshme, nuk ia vë më veshin.
ALL450
More
Out-of-Stock