Filter By

Categories

Categories

Availability

Availability

Brand

Brand

Weight

Weight

  • 0.061 kg - 0.724 kg

Price

Price

  • 1.00 - 16.00

Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7.29
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10.93
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10.41
More
In stock
All best sellers
Active filters
  • Categories: New arrivals 2020
  • Brand: Living
  • Brand: Reklama

Publisher: Living

Gjurmët e Shëronjëses, Sabine Ebert

Dhe jo vetëm kaq: një ditë ia beh në fshat ai mjeku fanatik, që i kishte halë në sy prej kohësh Martën dhe aftësinë e saj për të shëruar njerëzit. Me kënaqësinë më të madhe, ai gjuan rastin për ta denoncuar gjeshtaren. Kristiani do ta çojë në një vend të sigurt të shoqen, por nuk arrin: Marta duhet të japë llogari për shtrigani para një gjyqi kishtar…
13.53
More
In stock

Publisher: Living

Nga rëra dhe hiri, Amy Harmony

Megjithatë, duket se thirrja e Anxhelos në jetë është kisha dhe pavarësisht nga ndjenjat e forta për Evën, ai zgjedh të bëhet prift. Pas më shumë se një dekade, Anxhelo është prift katolik, ndërsa Eva një grua e mbetur fillikat. Kur Gestapo i shtrin kthetrat më gjerë, Anxhelo e strehon Evën brenda mureve të një kuvendi. Por ajo nuk mund të qëndrojë e...
14.57
More
In stock

Publisher: Living

Kur mbylla sytë, Linda Green

Një lojë symbyllazi me vajzën do të kthehet në makthin më të keq për një prind. Ela, vogëlushja e shkathët dhe e zgjuar zhduket pa lënë gjurmë. Policia, media dhe familja kujtojnë se e dinë kush mund ta ketë rrëmbyer, por po sikur krimineli i vërtetë të mos jetë një i huaj?
12.49
More
In stock

Publisher: Reklama

Doktrina organike e shtetit, Heinrich Ahrens

Shteti është një pasqyrë besnike e të gjithë lëvizjes së jetës, pasi tek ai çdo gjë njerëzore gjen, nëse jo qendrën dhe origjinën, së paku një kontakt të ndërsjellë dhe mbështetjën më të fuqishme sociale.
12.49
More
In stock

Publisher: Living

Gruaja në dritare, A.J.Finn

 Një familje e përsosur! Por një mbrëmje, kur Ana pikas diçka të pazakontë nga dritarja, të cilën nuk duhej ta kishte dëshmuar, bota e saj nis të shembet dhe sekretet e errëta dalin në sipërfaqe. Çfarë është e vërtetë? Çfarë është fryt i imagjinatës? Kush është në rrezik? 
13.53
More
In stock

Publisher: Living

Vajza e humbur, Lisa Jewell

Dhjetë vjet më pas, nëna e saj nuk e ka mbledhur ende veten, kur papritur njihet me një burrë sharmant. Sa hap e mbyll sytë, ajo e gjen veten në shtëpinë e tij, ku njihet me të bijat, Sara-Xhejdin dhe Popin e vogël, pamja e së cilës e lë Lorelën pa frymë.
12.49
More
In stock

Publisher: Living

Kështjella prej xhami, Jeannette Walls

Kur është esëll, babai karizmatik dhe brilant i Xhanetës, u kushton shumë kohë fëmijëve dhe madje u mëson atyre fizikën, gjeologjinë dhe se si t’i bëjnë ballë jetës pa iu trembur syri. Ama kur është i dehur, ai kthehet në një mashtrues dhe shkatërrimtar. 
12.49
More
Last items in stock

Publisher: Living

Djemtë e ‘36-s, Daniel James Brown

Megjithatë ata e bënë: tronditën botën, duke sfiduar edhe skuadrën që garonte për Adolf Hitlerin. Në qendër të ngjarjeve të pazakonta qëndron Xho Rantzi, një i ri pa familje, pa perspektivë, i cili synon jo vetëm të fitojë respektin e duhur, por dhe të gjejë vendin e tij në botë.
12.49
More
In stock

Publisher: Living

Zjarre të vogla, Celeste Ng

Nuk kalon shumë dhe Mia me të bijën bëhen më tepër se qiramarrëse: të katër fëmijët e Riçardsonëve mahniten nga dyshja joshëse nënë-bijë. Sidoqoftë, Mia nuk pranon kurrsesi të pajtohet me rregullat, bindje që kërcënon të shkatërrojë këtë komunitet të planifikuar deri në hollësi.
13.53
More
In stock

Publisher: Living

Luanët e Sicilisë, Stefania Auci

Burrat e kësaj familjeje janë njerëz të jashtëzakonshëm, por njëkohësisht të brishtë, ndonëse nuk e pranojnë, dhe kanë nevojë të kenë pranë gra po aq të jashtëzakonshme, siç është Xhuzepina, bashkëshortja e Paolos, e cila sakrifikon gjithçka, madje edhe dashurinë, për ta mbajtur familjen të bashkuar, apo Xhulia, vajza milaneze që hyn rrëmbyeshëm në jetën...
14.57
More
Last items in stock

Publisher: Living

Paçinko, Min Jin Lee

I panjohuri i premton botën, por, kur mëson se është shtatzënë (ndërsa i panjohuri ishte i martuar), Sunxhaja refuzon të jetë “në shitje”. Në vend të kësaj, ajo pranon ofertën e përulur dhe dashamirëse të një zotërie që ndodhet kalimthi në Kore, në rrugën për në Japoni.
14.57
More
In stock