Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
£0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
£5.83 £6.48
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
£12.49 £13.88
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
£8.33 £9.25
More
In stock
All best sellers
Active filters

Publisher: Skanderbeg Books

Xhevdet beu dhe të bijtë, Orhan Pamuk

"Xhevdet beu dhe të bijtë" është romani i parë i autorit nobelist, Orhan Pamuk, i shkruar në vitin 1979, në formën e një kronike të gjatë familjare e me sfond të theksuar historik. Ndërsa e shkruante këtë vepër, Turqia po kalonte një nga turbullirat më të ashpra politike të historisë së saj; ishin ditët e vrullshme para grushtit të shtetit, përvoja e...
£14.99 £16.65
More
In stock

Publisher: Dituria

Flaka misterioze e mbretëreshës Loana, Umberto Eco

Jambo, një librar antikuarësh që jeton në Milano, ka pësuar një goditje cerebrale dhe jeton në mjegull. Humbja e kujtesës së tij është e çuditshme - ai mund të kujtojë përmbajtjen e çdo libri që ka lexuar, çdo varg poezie, por ai nuk di më emrin e vet, nuk e njeh gruan e vajzat e tij, dhe nuk i kujtohet asgjë nga fëmijëria.
£13.32 £14.80
More
In stock

Publisher: Fan Noli

Krim dhe ndëshkim, Fjodor Dostojevski

Pse u duket kaq i shëmtuar veprimi im? – thoshte me vete. – Ngaqë është një veprim keqbërës? Ç'do të thotë "veprim keqbërës"? Të paktën, ndërgjegjen e kam të qetë. Sigurisht që është bërë një krim, është shkelur një nën i ligjit dhe është derdhur gjak; e pra, për atë nen që është shkelur, merrni kokën time dhe me kaq të mbyllet kjo punë!...
£16.65 £18.50
More
Last items in stock

Publisher: Fan Noli

I huaji, Albert Camus

Nga thellësitë e së ardhmes gjatë kësaj jete absurde që kisha bërë, një frymë e pakuptueshme ngjitej drejt meje duke kapërcyer vitet e pajetuara dhe kjo frymë rrafshonte në udhë e sipër gjithçka më shtrohej përpara në ato vite po aq të zbrazëta që po jetoja.
£8.33 £9.25
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Ortaku, John Grisham

Romani "Ortaku", i shkruar në vitin 1997, tregon historinë e Patrikut, dikur një ortak në një studio ligjore, i pasur dhe shumë i aftë profesionalisht, por që pasi vodhi 90 milionë dollarë nga studioja e tij mori arratinë, deri sa u kap në xhunglat braziliane.
£9.99 £11.10
More
In stock

Publisher: Pegi

Historia e vajzës së humbur, Elena Ferrante

"Historia e vajzës së humbur" është vëllimi i katërt dhe i fundit i "Mikeshës gjeniale", sagës që e ngriti autoren në shkallën e një prej shkrimtareve më të mira në botë. Dy heroinat, Lina dhe Elena, tashmë kanë mbi shpinë një jetë plot ngjarje, zbulime, rrëzime dhe "rilindje".
£9.99 £11.10
More
In stock

Publisher: Onufri

Për dashurinë dhe demonë të tjerë, Gabriel Garcia Marquez

Kur një doktoreshë shfaqet në pragun e derës së markezit të Kasaldueros dhe parashikon një sëmundje tërbimi në qytetin e tyre port në Kolumbi, ai i shpërfill pretendimet e saj – deri në momentin kur dëgjon se vajza e tij e vogël, Sierva Maria, ishte një nga katër personat e kafshuar prej një qeni të tërbuar dhe e vetmja që kishte mbijetuar.
£8.33 £9.25
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Zogu ogurzi, Camilla Läckberg

Fjelbaka po lë pas krahëve një tjetër dimër të heshtur. Në këtë qytezë dikush kërkon të tërheqë vëmendjen në këtë qendër të vogël të bregdetit. Cili do të ishte një rast më i mirë se një "reality show" me telekamera të vendosura gjithkund për të marrë vende dhe persona që do të hyjnë në shtëpitë e dhjetëra mijëra telespektatorëve?
£9.99 £11.10
More
In stock

Publisher: Cabej

Shënime nga bodrumi, Fjodor Dostojevski

Shënime nga bodrumi u botua për herë të parë në 1864 në stinën më të errët të karrierës së Dostojevskit. Ndër të parat romane të autorit, është si doracak i krejt filozofisë së tij dhe njëherësh vepra që u priu romaneve të mëdha të mëvonshme, si Idioti, Krim e ndëshkim e Vëllezërit Karamazov.
£5.83 £6.48
More
Out-of-Stock