Më shumë libra nga shtëpia botuese “DITURIA”

15
3747

Përshëndetje miq të librit,

Shtepia botuese DITURIAKemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se këtë vit kemi konkretizuar bashkëpunimin tonë me shtëpinë botuese “Dituria”. Që prej vitit 1991 DITURIA është kthyer ndër botuesit më të rëndësishëm në sferën e librave shqip dhe tani e tutje ju do keni mundësinë të gjeni një prezantim më të plotë të botimeve të saj në faqen tonë.

Procesi i vendosjes së librave online do të vazhdojë në javët dhe muajt në vazhdim pasi bëhet fjalë për disa qindra tituj. Ndërkohë, ne do t’ju njoftojmë herë pas here, siç po bëjmë edhe sot, për librat që janë sakaq të disponueshëm në faqen tonë.

Aktualisht, ndër librat që kemi nxjerrë online mund të gjeni (në renditje alfabetike):

Prezantim i përgjithshëm

Shtëpia Botuese DITURIA, që nga fillimet e saj në vitin 1991, e ka pasuruar veprimtarinë e saj dhe bibliotekën shqiptare me autorë e tema të reja; me vlera të spikatura dhe motive të reja; me përkthyes nga më të mirët; me botime të larmishme nga të gjitha fushat e gjinitë.

Autorë të huaj klasikë e modernë, si Heminguej, Markes, Alende, Duras, Christensen, Sartri, De Moor, Remark, Eco, Mulish, Zafon, Moccia, Camilleri etj, etj, janë sot mjaft të njohur e të suksesshëm edhe në Shqipëri në sajë të Diturisë.

Kolanat si: AUTORË SHQIPTARË TË TRADITËS, AUTORË BASHKËKOHORË, FILOZOFI-SOCIOLOGJI, HISTORI, GJUHËSI, MITOLOGJI, KLASIKË TË MËDHENJ etj, që iu drejtohen të gjitha moshave dhe preferencave, kanë gjetur mbështetjen dhe pse jo, edhe përkrahjen entuziaste të lexuesve.

Sot DITURIA përfaqëson një pikë referimi të domosdoshme për botën e kulturës, dhe një hapësirë ideale, ku mund të gjesh gjithmonë rastin për t’u menduar, çlodhur, argëtuar.

Sekreti i këtij suksesi? Para së gjithash, vëmendja ndaj lexuesit, risitë e kohës, katalogu i pasur, promovime e takime, ekspozicione të ndryshme.