Në fillim të muajit shkurtit Ministria e Kulturës shpalli Çmimet Kombëtare të Letërsisë 2009.
“Çmimi i Madh i Letërsisë”: Iu dha shkrimtarit Agron Tufa, për librin “Thembra e Akcilit” për stilin postmodern, për risinë e zhanrit të miniaturës, për çlirimin e gjuhës nga klishetë dhe për nivele të larta të shkrimit të shqipes.
“Çmimi Gjergj Fishta” : Iu dha studiuesit Ardian Vehbiu për vështrimin e thellë sociogjuhësor të deformimit të shqipes nën trysninë e dogmës komuniste, duke e vlerësuar për stilin postmodern, nivelin e lartë të shkrimit të shqipes dhe çlirimin e letërsisë nga klishetë.
“Çmimi Faik KONICA“: Iu dha studiueses Floresha Dado për librin “Sfidat teorike të historiografisë letrare” për trajtimin origjinal të temave të rëndësishme të debatit teorik letrar shqiptar.
“Çmimi Fan NOLI”: Iu dha përkthyesit Afrim Koçi për përkthimin në një shqipe të admirueshme të kryeveprës së nobelistit Tomas Mann “Mali Magjik”.
“Çmimi Petro MARKO”: Iu dha shkrimtarit Ben Blushi për romanin “Otello, arapi i Vlorës” për aftësinë e ndërthurjeve rrëfimtare dhe për një këndvështrim të ri në romanin shqiptar.
“Çmimi MIGJENI”: Iu dha autores së re Eir Plasari për romanin “Bërthama”, për përpjekjen e saj origjinale në shkrimin e prozës.
“Çmimi Lasgush PORADECI”: Iu dha poetit Vilson Blloshmi për botimin e plotë të poezive të tij. Ky çmim vlerëson përpjekjet për emancipimin estetik të artit të poezisë duke sfiduar banalitetin e regjimit nën të cilin krijoi.
“Çmimi Jusuf VRIONI”: Iu dha përkthyesit Edmond Tupja për përkushtimin e tij të qëndrueshëm në përcjelljen e vlerave të letërsisë shqipe në gjuhën frënge.
“Çmimi Mitrush KUTELI”: Iu dha shkrimtarit Romeo Çollaku për përmbledhjen me tregime “Për shtegtarët e pak metrave katrorë”, për hijeshinë dhe befasinë e gjuhës e të kompozimit.
“Çmimi At Donat KURTI”: Iu dha shkrimtarit Virgjil Muçi për kontributin në afrimin e lexuesit të ri drejt visareve të kulturës popullore shqipe
Edicioni “Çmimet Kombëtare të Letërsisë” i cili akordon për vlerat më të spikatura në fushën e letërsisë çmimet: “Gjergj Fishta”, “Faik Konica”, “Fan Noli”, “Mitrush Kuteli”, “Petro Marko”, “Migjeni”, “Lasgush Poradeci”, “Jusuf Vrioni”, “At Donat Kurti”, përfaqëson një eveni-ment të përvitshëm, nëpërmjet të cilit vlerësohet krijimtaria letrare, studi-mo-re dhe përkthimore, e cila karakterizohet nga një dallueshmëri e spikatur letrare dhe estetike që i ofrohet editorisë shqiptare përgjatë një viti kalendarik.
Burimi: MTKRS