• Banner

  • Ka mbaruar
  • Edhe nje here per teorine e demokracise, Giovanni Sartori

Edhe një herë për teorinë e demokracisë, Giovanni Sartori

Ky është një përditim i shkëlqyer i veprës klasike të Sartorit, në të cilën ai rishikon teoritë kryesore të demokracisë së kohëve tona dhe përvijon me mprehtësi çështjet që dalin më në pah midis tyre. Sartori përmbledh një teori të vetën, të cilën ua paraqet lexuesve si një pikëpamje të re.

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Edhe një herë për teorinë e demokracisë
Gjinia: Filozofi, sociologji
Autori: Giovanni Sartori
Shqipëroi: Pavli Qesku
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2006
Fq. 308
Pesha: 0.291 kg
ISBN: 978-99927-31-18-4

Komente mbi librin

"Ky është një përditim i shkëlqyer i veprës klasike të Sartorit, në të cilën ai rishikon teoritë kryesore të demokracisë së kohëve tona dhe përvijon me mprehtësi çështjet që dalin më në pah midis tyre. Sartori përmbledh një teori të vetën, të cilën ua paraqet lexuesve si një pikëpamje të re. Argumentimi i tij i hollë dhe i shkathët lëviz me zhdërvjelltësi midis shkollave të ndryshme të mendimit. Forca kryesore e librit qëndron në faktin se Sartori demonstron se teoritë preskriptive dhe përshkruese (idealja dhe realja) duhet të shkruhen midis tyre për të qenë të vlefshme. Qartësia dhe forca dramatike e kësaj vepre të një erudicioni të qartë e bëjnë atë shumë të vlefshme për studentët universitarë."

Uilliam T. Blum, Univeristetit i Roçesterit

"Kushdo që interesohet seriozisht për një teori të demokracisë do të mirëpresë botimin e këtij libri. Vepra e mëparshme e të njëjtit autor, "Teoria e demokracisë", një rishikim i së cilës është libri i ri, ka dhënë një kontribut të fuqishëm, jetëdhënës e të shquar për të kuptuar teoritë e demokracisë në ditët tona. Në librin e ri, Sartori merr parasysh, kur e sheh me vend, diskutimet që janë zhvilluar më vonë rreth kësaj çështjeje, por ai nuk ka bërë gabimin që t'i hyjë një ripunimi tepër të thellë të një vepre që është e shkëlqyer edhe ashtu siç është. Shpresoj se për lexuesit e brezit që do të vijë rishikimi i këtij libri do të jetë prapë një interpretim i freskët i teorisë së demokracisë."

Robert A. Dal, Universiteti i Jelit

"Ky është një libër i mrekullueshëm që përfaqëson një ndihmesë madhore në studimin e politikës, analiza më e rëndësishme teorike e demokracisë që nga Lufta ll Botërore. Libri është shkruar shumë bukur, më një stil qartësia e të cilit herë pas here shoqërohet me mendjemprehtësinë e hollë dhe ironinë therëse të autorit. Sa për nivelin e tij shkencor është një rast i rrallë, në mos i vetëm, të gjesh një autor që t'i dijë aq mirë rezultatet empirike ose që të jetë në gjendje të lidhë analizën filozofike me perspektivën historike."

S. E. Fainer, Univeristeti i Oksfordit

"Kjo është një lloj analize në të cilën qëndron forca e vërtetë e Sartorit. Unë do të thosha se në këtë çështje ai nuk ka konkurrent që të mund të matet me të. Është një vepër e fuqishme e hartuar nga një prej mendjeve tona më të forta në teori."

Arendi Lijphart, Universiteti i Kalifornisë, San Diego

Detajet e librit
SKU002008

Referencat specifike

isbn
9789992731184
ean13
9789992731184
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2243

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Nga diktatura në demokraci, Gene Sharp

Libri "Nga diktatura në demokraci" u botua fillimisht në Bangkok në vitin 1993 nga Komiteti për Rivendosjen e Demokracisë në Burma në bashkëpunim me Khit Pyaing (Gazeta e Epokës së Re). Librit i janë atribuar suksesi i shumë revolucioneve pa dhunë në katër anët e botës, nga Indonezia në Serbi apo në vendet e botës arabe.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Ndërmjet fshatit dhe qytetërimit global, Artan Fuga, Zyhdi Dervishi

Ky libër – një sprovë për të vatërzuar në kamerën e analizës sociologjike profilet kryesore të problematikës komplekse të integrimit të të rinjve adoleshentë të fshatrave shqiptare në hapësirat socialkulturore kombëtare dhe të vendeve të tjera në rrjedhën e zhvillimeve plot dilema e sfida pas vitit 1990.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Për filozofinë dhe shkencën, Karl Popper, Karl Popper

Unë e shoh filozofinë plotësisht ndryshe. Unë besoj se të gjithë njerëzit janë filozofë, edhe pse disa janë më shumë filozofë se të tjerët. Natyrisht, unë e pranoj se ekziston, si të thuash, një grup i veçantë dhe ekskluziv i filozofëve universitarë, por nuk ndaj kurrsesi entuziazmin e Waismannit lidhur me veprimtarinë dhe pikëpamjet e këtyre filozofëve.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Mbi lirinë, John Stuart Mill

Po pse? (mund të pyetet), a është mungesa e njëzëshmërisë një kusht i domosdoshëm për dijen e vërtetë? A është e nevojshme që një pjesë e njerëzve të këmbëngulin në të gabuarën për të mundësuar kuptimin e të vërtetës?

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Kështu foli Zarathustra, Friedrich Nietzsche

Friedrich Nietzsche ka qenë një ndër mendimtarët më subversiv dhe revolucionar në filozofinë perëndimore dhe "Kështu foli Zarathustra" mbetet vepra më e famshme dhe më me ndikim e tij. Përshkruan profetin antik persian Zarathustrën dhe zbritjen e tij nga vetmia në male për t'i treguar botës se Zoti ka vdekur dhe se Mbinjeriu, mishërimi njerëzor i...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001257

Botuesi: Te tjere

Pushteti dhe dija, Michel Foucault

Më e pakta që mund të thuhet është se kemi të bëjmë me një tekst, ndër të tjera, politik (mjaft të vërejmë, vetëm në disapak fjali, teprinë e terminologjisë politike: ligj, e drejtë, monark, tirani, sovranitet). Kemi të bëjmë me përvijimin, shpalosjen dhe propozimin, por po aq dhe me inskenimin e një politike të tekstit.

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Argeta LMG

Qasje artit poetik, Aristoteli

Përkthimi në fjalë i këtij gurthemeli të artit poetik botëror, ka përparësinë madhore se është bërë me përkushtim, dije të thella dhe duke përdorur metodën krahasuese, mes disa përkthimeve të mëparshme prej gjuhëve të ndryshme që Anton Nikë Berisha me të drejtë i ka përmendur, por edhe seriozitetin e tij të dëshmuar si njeri i gjuhës dhe kujdesin e...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)