nga Admin

25 Shkurt, 2010

Lexuesit ne Kosove (imazh)

Lexuesit ne Kosove (imazh)Sipas një shkrimi publikuar së fundmi nga BBC Albanian, lexueshmëria e librit në Kosovë ka rënë ndjeshëm.

Përfundimet e shkrimit bazohet mbi disa burime dhe argumente të ndryshëm si p.sh.:

  • politikat e gabuara të qeverisë së Kosovës
  • defektet e sistemit shkollor
  • shkatërrimi ose gjendja e keqe e institucioneve të kulturës si bibliotekat, etj
  • problemet me botimin, shpërndarjen dhe lëvrimin e librave
  • botimi i pak kopjeve
  • situata e rëndë sociale
  • çmimet relativisht të larta
  • pamundësia për t’i gjetur dhe huazuar librat nëpër biblioteka

Shkrimi mbyllet me fjalët: “Përfundimisht, leximi i librit në Kosovë, ka rënë në shkallën më të ultë të mundshme, saqë mund të na kujtojë edhe atë shprehjen e njohur “na ishte një herë e dikur…”.”

Duke marrë shtysë nga ky shkrim ju ftojmë ta diskutojmë këtë çështjen së bashku brenda këtij bogu. Mirëpresim komentet tuaja…

  • S’eshte per shkak te kushteve ekonomike, sepse regjistrimi ne biblioteke eshte vetem 4euro per 1 vit. Por biblotekat neper qytete jane ne gjendje shume te keqe, po thuaj se te shkateruara, dhe mungojne shume libra.

  • Pershendetje se pari per shtepin e librit, dhe per te gjithe ju qe shkruani komente nga me te ndryshme dhe te mira.Me e rendesishmja dhe me pikantja eshte qe jemi SHQIPTARE, qofshin nga Shqipria apo nga Kosova, dhe leximi dhe shkrimi eshte baraz ne keto dy vende te larte cekura.Por ka vend ende edhe per me shume pune dhe shkrime me cilesore.
    Me respekt: Arbnori.

  • Gjithmone veprohet ajo qe eshte ne trend. Per fat te keq te lexuarit dhe diskutimet rreth librit nuk eshte trend nder te rinjte. Te rinjte nuk kane model krahasimi sa i perket kultures se librit. Nuk pritet as nga qeveria qe te ndahet bugjet per permiresimin e infrastruktures se librit, pasi ata jane te zene me permiresimin e kushteve vetanake ne kurriz te popullit. Nuk qendron si arysetim faktori ekonomik, pasi libri mund te huazohet si nga biblioteka, ashtu edhe nga shoket…

  • Ti Dim gabim e ke.Niveli i arsimit i larte apo i ulet ne Kosove eshte baraz me ate te Shqiperise.Nuk ka asnje dallim,kjo shihet edhe nga kuadrot qe kane dalur.Tjetra toskerishjta eshte dialekt jo gjuhe dhe nuk eshte problem aspak se shumica perdorin ate dialekt edhe ne Kosove po edhe ata qe nuk e perdorin nuk e kane problem sepse qdo liber eshte i shkruar ne gjuhen letrare dhe jane mesuar me ate.Pastaj mesuesit jane me te kualifikuarit.Dhe per fund.. nuk njoh asnje popull qe ka ndryshuar dialektin e vet per te shtyr popullin te lexoj.
    Keto jane me se te verteta sepse jetoj vet ketu dhe e di shum mire.

  • Hm.. ka te interesuar per te lexuar mund te them shum por jane disa faktor qe i shtyn ata te mos e duan librin.Si shembull nuk ka numer te konsiderueshem te librave perveq atyre qe jane shkruar para 30 vitesh.Pastaj edhe cmimet qe per nje kosovar nuk jane te konsiderueshme.Por ne rrethana te tilla Kosova nuk mund te quhet vend qe nuk ka interesim per libra sepse ndoshta nje perqindje eshte qe nuk jane te interesuar por perqindja tjeter ne kushte te tilla mund te quhet shum meritore.Edhepse nuk arrijn ti blejn,ne biblotek marin dhe ka vizitor te shumte qdo dite.

  • Une nuk di shume per kete gje, por ma merr mendja qe ka shume arsye.
    Sigurisht qe nuk jane aspak arsye ekonomike, apo te tjera te kesaj natyre.

    Besoj qe niveli i shollimit nuk eshte i tille qe te shoqerohet edhe me lexome librash. E besoj kete sepse di qe niveli i arsimdhenjes eshte shume i ulet. Neqoftese duam progres duhet se pari te luftohet per nje sistem arsimor adekuat. ne radhe te pare duhen mesues te pergatitur, por edhe pa komplekse. ka edhe nje arsye, kosovaret nuk terhiqen fort nga librat te shkruar ne toskerisht dhe dihet qe botimet shqipe jane ne toskerisht, gjuha zyrtare e kombit. Se pari duhen thyer keto barriera, sic kane bere edhe kombe te tjera.

  • Ju pershendes. Po eshte e vertet se ne kosov te lexuarit dhe te punuarit nikosisht janë ra shum.Kty jan disa faktor te cilet ndikojn;

    1)mungesa e kulrures se lexuarit
    2)kushtet social_ekonomike etj

    Ne duhet me u mburr me shkrimtart te cilet i kemi pas dhe i kemi.Nese guxoj me than libri kurr nuk eshte shtrejt se e blen ni her e te sherben gjdo herLPo e lexova ni koment qe tha nuk mungojn lexusit ne kosov me shum keqardhje ne kosov e sidomos rinia po edhe te moshuarit as shtypin ditor nuk e lexoj e po lexoj libra. Me falni per mirkuptim.

  • Ju përshëndes. Mendoj se gjendja ekonomike e popullatës në Kosovë është ajo që stagnoi edhe leximin e librit.Përveç asaj të rijtë tash më komunikojnë nëpërmjet internetit,shfletojnë ndonjë literaturë të domosdoshme për profesionin që kan,edhepse libri është ai që gjithmonë duhet lexuar. Në familjen time kemi një biblioteke të pasur mbi 4000 titujsh të librave.Këta nuk mjaftojnë. Libra kemi blejtur vetem ne ate kohe qe çmimet dhe buxheti familjar ishte me i mire. Vitet e fundit prej vitit 2000 çmimet janë të larta.Gjithashtu Tetova edhe pse një qytet universitar ka nje bibliotekë mjaft të varfër me libra kështu që sa herë që ke nevojë te lexosh ndonjë libër nuk ke ku e gjen.

    Nuk i përbuzi autoret shqiptarë që shkruajnë,i pershendes por neve shqiptarëve këtu ne Maq.dhe në Kosovë,përveç librave te autorëve shqiptar, kemi nevojë të lexojmë edhe libra nga autorë të huaj. Shtepite botuese te perpiqen te perkthejne ne gj.sh. nga autore te huaj.Me respekt lexuesja e regullt e librit Edibja.

  • Për mungesën e lexuesve besoj që faktor kryesor është se njerëzit nuk ia din vlerën librit.Një të riu më interesant i duket të kalojne 2 orë në kafene e pjesën tjetër te kohës në internet(fatkeqësisht që neti nuk përdoret per një qëllim të mirë)sesa të lexoj disa faqe libri,të cilat janë ushqim shpirtëror për njeriun…Do mjaftonte 3 orë te ditë ti shfrytëzojmë për lexim…

  • Ndoshta ka edhe diçka qe nuk e lexova midis Komenteve.
    MUNGESA e Kryeveprave letrare; Pra njerezit i kane lexuar librat me te bukur, dhe botimet e reja nuk u interesojne.

    Sa libra cilesor botohen sot ne Kosove apo Shqiperi?
    Vihet re mungesa e librave te bukur. Perkthimet jane te dobta, dhe gjuha qe shprehen autoret tane, ngelet disi e pakapshme, thuajse e pakuptueshme me fjale te huaja, ose “shpikje” te papara gjuhesore;)

  • Mungesa e lexuesve ne Kosove,mendoj,ka shkaqe:
    * gjendja e rende sociale
    * mungesa e tradites tek brezi i ri
    * anrkia ne planprogramet shkollore(psh.pse ne Gjimnazin Shoqeror ka mungese fondit te oreve,krahas planprogramit te grumbulluar pa kriter?)
    * psh, une e blej nje liber ne muaj dhe e ndjej mungesen ne buxhet, gjate tere muajit…

  • Ne radh të par pse mungojn lexusit ne Kosovë nuk mungojn por ka shum pakë qe lexojn…
    1/ Ekonomoa.
    2/ Nuk ka strategji ne nxitjen e leximit.
    3/ Politika e gabuar kulturore ‘DREJTORIA’
    4/lexusit nuk kan kushte tejet te mira ..
    disa duhet per t epunuar pun eme te renda ,harroj leximin..

    etj
    ju tregoj herave tjera per te tjerat…

  • Me falni sipas temes une mendoj se njerzit nuk kan pasjon ndaj te lexuarit ,kushtet ekonomik nuk prekin aspektin e saj .Sot rinia esht e dhen me shum qejfeve kurse librat len anash duke i dhen nje parendesi karakteristike . Kalofshit mire

  • me kujtohet nje titull i nje vepre te KADARES… ” KOHè KAFENESH ” … me kete e aryetoj temen dhe akulturen e vendit tim…

    “Nje lexues ne nje vend , si nje zë në kuvend”

  • Unë mendoj se librit duhet ti ndahet nje pjesë nga parat qe shpenzojmë në muaj dhe vertet eshte jonormale dhe e papranueshme kur flitet per disa çeshtje kinse e pengojne blerjen e librave , sidomos do te marr nje shembull.. nese ne dalim vetem nje here nga sheshi i qytetit do te shohim bastoret , kafenet perplot me te rinj – edhe kafeneja edhe bastorja don para. Ndersa nese kalojm nga teatri , biblioteka , muzeu shohim se pluhuri ka mbuluar uleset , librat , dhe reliktet e ketyre institucioneve . Kjo eshte nje dukuri mjaft shqetesuese sidomos per kohen e tashme , kur jemi zhytur thelle ne injorance gjersa bota ec ne hapin e vet me kohen duke lexuar , prosperuar e arritur ne zenit.. Qdo arsyeti se libri eshte i shtrejt eshte i papranueshem…. Pafshim…

  • Pershendetje,
    Shume teme interesante, madje kjo teme duhet hapur edhe per lexuesin brenda vendit. Kam mendimin se nuk e pengon nje lexues gjendja ekonomike. Ai gjithsesi do e gjeje mundesine. Ka arsye te tjera. Mendoj se kultura e internetit dhe Tv e ka zbehur me pa te drejte leximin. Po kultivojme nje mendesi tek brezat e rinj, dmth adoleshentet se interneti eshte celesi i suksesit dhe po harrohet vlera e librit. Po mesohen te jene dembele. As argumenti se nuk kami kohe nuk mendoj se perben nje arsye bindese. Per nje liber gjendet gjithmone koha. Ajo qe mungon eshte kultura e librit e thene ndryshe e te lexuarit. Tradicionalisht ne si komb nuk e kemi pasur kete kulture, kurse tani po e zbehim edhe me shume, sepse po rritemi ne nje kohe kur po kultivohen vlera te tjera. Nje pergjegjesi ka shkolla dhe sidomos arsimi i larte. Po diplomohen studente qe nuk kan lexuar nje libet, po marin masterat ata qe i blejne ato me leke neper bote e keshtu me rradhe.
    Po e mbyll me thenien latine: Timeos omnis unis libri – I kam frike njerezit qe kane lexuar vetem nje liber!

    • Kjo shprehja e fundit eshte me te vertete e frikshme duke pasur parasysh se sa te verteta jane ato fjalet qe the per nivelin akademik te atyre qe dipllomohen nga universitetet sot.

  • Pershendetje. Per mendimin tim eshte qeshtje brengosese dhe mjaft shqetesuse,si kurre me pare i duhen Kosoves njerez qe e duan librin ,te urte e te kulturuar,sinonim i nje shteti te ri.Ne politikat ditore gjithmone trumbetohet ,se pasuria e Kosoves eshte rinia (popullsia me e re ne Europe), por shtrohet pyetja se:po rini te shendoshe kemi,po cka i ofrojme,servojme asaj?!Pajtohem plotesisht ne burimet e argumentet e permendendura nga shkrimi ne fjale….shpresojme si shoqeri te vetdijesohemi,te jemi shembulli mire …!

  • Mungojne per arsye se kushtet ekonomike e bejne kete sepse nuk kan mundesi te blejne libra apo dic tjeter dhe gjithashtu une kam pare njerez qe nuk lexojne per qefe, per vete, mirepo per inat te tjetrit dhe inati dikur do te shuhet tek ai njeri dhe nuk do te lexoje keshtu ka edhe shume e shume arsye…..Kaloni mire Shtepiia E Libriit.

    • Une e besoj qe kushtet ekonomike kane ndikimin e tyre, por me duket pak e veshtire ta besoj pasi ata qe e kane pasion te lexuarin e gjejne menyren. Pra eshte me teper edhe ceshtje e menyres se si njerezit mendojne, apo jo?

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >