nga Admin

30 Prill, 2008

Faqja kryesore e librarise ShtepiaeLibrit.com

Me rritjen e numrit të librave të publikuar (aktualisht mbi 7,000 tituj), si dhe rritjen e numrit të vizitave në faqen tonë, rrjedhimisht rritet edhe nevoja për të gjetur sa më lehtësisht librin apo autorin që ju dëshironi. Për këtë arsye ne ju ofrojmë disa mënyra si më poshtë:

Kategoritë dhe nën-kategoritë

Shtëpia e Librit është e organizuar në kategori librash si p.sh.: letërsia shqiptare, letërsia botërore, libra për fëmijë, etj, dhe brenda tyre me nën-kategori si: romane, revista letrare, tregime & novela, biografi & kujtime, etj. Kjo është edhe mënyra bazë se si ju mund të krijoni një ide më të qartë të librave që ne disponojmë si dhe mund të orientoheni më kollaj për të gjetur atë që kërkoni.

Mënyra kryesore e kërkimit

Motori i

brendshëm i kërkimit në një faqe interneti si kjo e jona nuk është inteligjent siç është motori i kërkimit google apo të ngjashëm. Për këtë arsye, nëse kërkoni një term të përgjithshëm, fjala vjen, Shqipëria, ka gjasa që rezultatet do të jenë të shumta dhe libri i kërkuar nuk do t’ju shfaqet i pari. Por nëse kërkoni me mbiemrin e autorit, fjala vjen, Kadare, apo Coelho, gjasat janë që do t’ju shfaqen vetëm postimet e këtyre shkrimtarëve, nga ku do të mund të përzgjidhni librin e dëshiruar. Për emrat e shkrimtarëve të huaj, në shumicën e rasteve nuk ka rëndësi nëse kërkoni siç shqiptohen apo siç shkruhen. Nëse kërkoni Heminguej do t’ju shfaqen të gjitha librat e Hemingway pavarësisht se si është shkruar në libër.

Ju mund të lundroni edhe përmes kuadratit të autorëve në kolonën e djathtë poshtë kategorive, për të shfaqur librat nga një autor i caktuar.

Si te kerkojme per libra
Faqja jonë ju lejon të kërkoni duke përdorur motorin e brendshëm të kërkimit. Mjafton të shkruani titullin, autorin apo një pjesë të titullit të librit që kërkoni dhe menjëherë do t’ju shfaqen rezultatet sipas përmbajtjes së vetë faqes.

Nëse në çdo rast nuk gjeni atë që kërkoni, mos nguroni të na kontaktoni direkt me email (admin @ shtepiaelibrt.com)

Titujt e postimeve te Blogu

Pavarësisht se Blogu funksionon i ndarë nga sistemi i Shtëpisë së Librit, ne kemi gjetur një mënyrë për ta integruar atë me faqen e parë të dyqanit. Dhe konkretisht, në krahun e djathtë, ju do keni mundësinë të klikoni mbi titujt e fundit të postimeve që ne vendosim në Blog. Gjithsesi, nëse dëshironi të informoheni rregullisht për të zhvillimet dhe të rejat te Shtëpia e Librit, ne ju sugjerojmë të abonoheni nëpërmjet shërbimit tonë me Email.

Përditësuar më: 2 nëntor 2020

4 hapa si te porosisni libraP.S. Udhëzuesit tanë!

Gjithashtu ju ftojmë të shfletoni edhe udhëzuesit tanë mbi mënyrën e porositjes dhe pagesës për librat.

  • Ju lutem elvis plaku dua lektyren e bukura dhe bisha ajo me pelqen shum me ka pelqyer pres pergjigjjen tuaj

  • Pershendetje.Pasi qe nuk keni libra per shkollen fillore,kisha pas deshire qe te me tregoni disa titujj romanesh per klasen e 8 🙂

  • pershendetje kerkoj lekturat e kl 8 ju lutem vetem mi tregoni emrat dhe te ktheni pergjigjje asgje me teper flm per mirkuptim

  • ju lutem a mund te me gjeni lektyren mosha e bardhe nga dritero agolli pershkrimin ju lutem ktheni pergjigje

  • kerkoj librin historia e skenderbeut dhe bashkeudhetaret e skenderbeut! faleminderit per mirkuptimin<3

  • une dua komentimin e libres te klases se 8 keshtjella si te ma tregoni do te isha shume mirnjohes ndaj jush faleminderit

  • Pershendetje Seduela,

    ju faleminderit per interesimin, por me keqardhje duhet t’ju njoftojme se nuk i disponojme. Por ftoj lexuesit te shtojne komentin e tyre nese kane me shume informacion ne lidhje me kerkesen tuaj.

    Ju faleminderit.

    • Pershendetje,

      ju faleminderit per interesimin, por ne nuk e disponojme, mbase dikush tjeter nga lexuesit mund te jape ndonje informacion me shume.

      Faleminderit

    • Pershendetje Donat,

      ju faleminderit per interesimin. Me keqardhje duhet t’ju njoftojme se nuk disponojme libra te klases se katert.

    • Pershendetje Zenel,

      ju faleminderit per interesimin, por aktualisht nuk ofrojme shume libra shkollore, ndaj edhe librin e kerkuar nuk e disponojme.

  • me duhet lektyra trimi mir me shok shum sa me shpejt sonte nese jeni online stafi i ksaj wbside plz

  • Pershendetje !Mua me duhet libri Lutjet e mbremjes nga Anton Pashku ju lutem a mund te ma gjeni,do ju isha shume mirenjohese.

    • Pershendetje Muharrem,
      per momentin ne e kemi mbaruar dhe nuk e disponojme me. Nuk jemi te sigurt se ku tjeter mund ta siguroni, por besoj se ne Prishtine duhet te kete ndonje kopje neper librarite atje.

  • Përshëndetje redaksi e nderuar,
    Një çast i mire për një përshëndetje të shpejtë!
    Redaksi e nderuar,
    Ka kohë qe kërkoj një roman të Kadaresë.
    Titullohet ,,Dasma’’ thjesht kureshtja e një polemike ndërmjet B.Xhaferrit dhe Kadaresë më jep shtytje ta rilexojë edhe njëherë.
    Respekt, Gurrakociani 2010

    • Pershendetje Remi, faleminderit per interesimin. “Lekura e daulles” u shkrua dhe u botua ne vitin 1967, ne revisten “Nentori”, per te dale nje vit me pas, si liber me vete, me titullin “Dasma”. Tani ky liber eshte pjese e Vellimit 4, te Vepres se Kadares.

  • pershendetje! nese mund te me tregoni titullin e librit me te fundit qe ka te beje me muziken. faleminderit

  • Pershendetje shtepia e librit.Jeni vertet shume te mire edhe pse nuk kam blere kurre ndonje liber nga ju sepse nuk i kam mundesite mirepo lexoj vazhdimisht libra te marra nga bibloteka ne FusheKosove.E cmoj shume punen e juaj sepse mua me rekomandon shume libra dhe me ndihmon shume te zgjedh librin ne bilboteke.Ju pershendes perzemersisht shume.Me Respekt Edonita.

  • Pershendetje Arber,
    e vleresoj komentin tend. A mund te na orientosh se cfare lloj informacionesh do ishin me vlere per ju. Ne jemi duke punuar vazhdimisht per ta permiresuar sherbimin tone dhe komentet tuaja jane ato me me vlere per punen qe bejme.

    Elvisi

    • Cfare do te konsideroje si informacion per ju? Shpesh na pyesin ne se mund ta shkarkoj kete apo ate liber, por ceshtja eshte qe ne nuk merremi me pirateri dhe as nuk mund ta mbeshtesim ate pasi nuk vlen as per autoret dhe as per vete lexuesit te cilet nuk do merrnin me te miren e autoreve te cilet do ndihen te ndrydhur nga vjedhja e vepres se tyre.

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >