nga Admin

11 Maj, 2014

4 hapa si te porosisni libra

Një nga pyetjet e shpeshta që marrim nga klientët tanë është si të porosisim libra nëpërmjet librarisë tuaj.

Sigurohuni të zgjidhni monedhën dhe gjuhën e duhur.

Rrjedhimisht, dokumenti në vijim do t’ju tregojë me katër hapa se si mund ta bëni këtë gjë lehtësisht.

  1. Kur jeni blerës nga Shqipëria, ju lutem zgjidhni monedhën lekë në cepin lartë-djathtas të ekranit.
  2. Metoda e parapëlqyer e pagesës për blerësit nga Shqipëria është transferta bankare elektronike përmes platformave Raiffeisen On ose BKT Online. Deri tani (shtator 2019), transfertat brenda bankave të mësipërme të kryera përmes degëve në internet janë pa komisione.
  3. Nëse keni një llogari pranë këtyre bankave por nuk keni llogari në degën online, ju rekomandojmë të hapni një llogari të tillë. (Në dijeninë tonë ky shërbim është falas).
  4. Nëse nuk keni llogari në bankat e mësipërme, ju mund të paguani në sportelet e këtyre bankave, por kjo kushton dhe nuk rekomandohet. Ne jemi në proces duke rritur numrin e bankave ku kemi llogari në mënyrë që të minimizohet nevoja për transferta nga një bankë në një tjetër, gjë që kushton.
  5. Ne nuk rekomandojmë përdorimin e kartave të kreditit nga Shqipëria për blerje te ne për shkak se kjo kërkon konvertime të ndryshme nga leku në USD/EUR dhe anasjelltas, të cilat e bëjnë të kushtueshme dhe të panevojshme.
Zgjidhni pagesat me transfertë bankare për porositë nga Shqipëria, që të shmangni komisionet dhe kursin e këmbimit.

Blerësit jashtë Shqipërisë rekomandohet të paguajnë me kartë.

Kur porosisni libra me monedhat USD dhe EURO, atëherë zgjidhni mënyrën e pagesës me PayPal dhe kartën tuaj.

5. Aktualisht transfertat nga dhe për në Shqipëri përmes bankave janë shumë të kushtueshme dhe nuk rekomandohen. Për pagesat deri në 100 USD/EUR nuk rekomandohet fare. Për shumat mbi 100 USD/EUR mund të merret në konsideratë.

6. Pagesat nga jashtë Shqipërisë kryhen përmes kartave të kreditit si dhe kartave të debitit që lejojnë pagesa në internet. Banka juaj emetuese përcakton nëse një kartë debiti lejohet të përdoret në internet ose jo. Ju mund të paguani edhe me paypal ose e-check.

Ju faleminderit!

Ju mund të na pyesni në çdo kohë për çdo paqartësi duke na dërguar një email në admin@shtepiaelibrit.com

Mirëpresim çdo koment apo pyetje që mund të keni te komentet këtu poshtë…

  • Ju lutem trimi i mir me shok shum ju lutem te ma bini ne sfaraqak te eperm ose qe ben referatin e spjeguar nga dikush tjeter

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >