6 Shtator, 2019

Ky libër mund të porositet online këtu ose në libraritë kryesore të Tiranës.

Historiani i lashtësisë romake Tit Livi vjen me këtë libërth mbi fillesat e Luftës së Dytë Punike dhe kapërcimin legjendar ë Alpeve nga ushtria e Hanibalit. Kjo është hera e parë që Livi vjen në gjuhën shqipe.

Titus Livius Patavinus, lindur rreth viteve 64-59 p.e.s., vdiq rreth viteve 12-17 të e.s., i njohur më së shumti si Titus Livi ose Tit Livi, ishte një historian romak. Ai shkroi një vepër monumentale mbi historinë e Romës dhe popullit romak, “Ab Urbe Condita Libri” (Libra nga themelimi i qytetit) ku mbulohen ngjarjet që nga themelimi mitik i qytetit më 753 p.e.s. deri te sundimi i Augustit. Ai ishte në një marrëdhënie miqësore me dinastinë Julio-Klaudiane dhe këshillonte nipin e madh të Augustit, perandorin e ardhshëm Klaudius, se duhej të shkruante histori.
Megjithatë, mbi jetën personale të Livit dihen jashtëzakonisht shumë pak gjëra.
Besohet se ka lindur në Patavium në Italinë e veriut (sot Padova). Data e lindjes nuk është e qartë, por dihet se qyteti i tij i lindjes ishte shumë i pasur dhe më i madhi në provincën e Galisë së Afërme, ose Galisë Cisalpine.
Livi jetoi në një periudhë trazirash të mëdha politike dhe luftërash të shumta civile. Vepra e tij, “Historia e Romës”, u shkrua mes viteve 29 p.e.s. dhe 9 të e.s. Në variantin origjinal, kjo vepër përbëhej nga 142 libra, nga të cilët, 35 vijojnë të ekzistojnë edhe sot.
Pjesa e mbijetuar e veprës së tij është bërë referencë për historinë e Romës për vitet 219-166 p.e.s., ku pjesa më e pëlqyer dhe që vijon të lexohet edhe sot, është periudha e Luftës së Dytë Punike.
Historia e Romës nga Livi përbëhej prej 142 librash, nga të cilët, 35 kanë mbijetuar.
Ky është libri mbi udhëtimin e jashtëzakonshëm të ushtrisë së Hanibalit nga Spanja për në Itali.

Ky libër mund të porositet online këtu ose në libraritë kryesore të Tiranës.

Mund ta gjeni te:

1. Libraria “Tirana e Re” te rruga Abdyl Frashëri, [kliko këtu për ta gjetur në hartë]

2. Libraria te Myslym Shyri [Kliko këtu për ta gjetur në hartë]

3. Libraria “Tirana Times”, Rruga Andon Zako Çajupi. [Kliko këtu për ta gjetur në hartë]

4. Librari Art’s te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë [Kliko këtu për ta gjetur në hartë]

5. Librari Adrion, Pallati i Kulturës [Harta]

6. Librari Kuçuku, Rruga Frederik Shiroka [Kliko këtu për ta gjetur në hartë]

7. Te libraria Librat që duam, rruga Arkitekt Kasemi, (te Brryli) në Tiranë. [Kliko këtu për ta gjetur në hartë]

8. Libraria Shtëpia e Librit [Kliko këtu për ta gjetur në hartë] hapur çdo ditë pune nga ora 10 deri më 15.00.

9. Te libraria e Universitetit Europian të Tiranës [Kliko këtu për ta gjetur në hartë]

10. Në Tetovë në librarinë Nobel, Rruga Ilindenit 105. [Kliko këtu për ta gjetur në hartë]

11. Librari 21 Dhjetori te 21 Dhjetori në Tiranë. [Kliko këtu për ta gjetur në hartë]

Lexo më shumë:

Sekretet e Romës së Lashtë, si mund të ndërtohet një perandori

Arti si propagandë, rasti i murales “Cicero denoncon Katilinën” nga Cesare Maccari

Miti i përdhunimit të Sabineve

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>