4 Shtator, 2019

Në moshën 20 vjeçare, Lord Bajroni humbi për shkak të një sëmundjeje qenin e tij të dashur, i cili ishte kur vdiq, pesë vjeç. Ai i dedikoi një elegji qenit të tij, një poemë që u bë ndoshta më e mira poemë e shkruar ndonjëherë për një qen.

Epitaf për një qen
Pranë këtij vendi gjenden Eshtrat
E atij
I cili kishte,
bukuri pa vanitet,
fuqi pa mendjemadhësi,
guxim pa mendjelehtësi
dhe të gjitha virtytet e njeriut
pa veset e tij.

Kjo poemë, nuk është një lajkë e pasinqertë
Por vetëm një tribut për Kujtimin e “Boatswain,” një Qen
I cili lindi në Njufoundland,
Maj, 1803,
Dhe vdiq në Njusted Abej,
18 nëntor 1808.

Kur ndonjë bir krenar njeriu kthehet në tokë,
I panjohur nga lavdia por i lartësuar nga lindja,
Arti i skulptorit shkarkon pompën e trishtimit,
Dhe fjalët shënjojnë çfarë urna mban poshtë.
Por kur gjithçka mbaron, mbi varr shihet,
jo çfarë ai ishte,
por çfarë duhej të ishte.

Por i mjeri qen, në jetë miku më i mirë,
I pari që të përshëndet, i pari që të mbron,
Zemra e ndershme e të cilit gjithmonë i përket të zotit,
I cili lodhet, lufton, jeton, merr frymë për të dhe vetëm për të,
I parespektuar bie, pa iu dalluar vlera,
I mohohet në qiell shpirti që ai kishte në tokë –
Ndërsa njeriu, insekt i kotë shpreson të falet,
Dhe pretendon për veten një parajsë të vetme ekskluzive.

Oh njeri! Qiramarrës i dobët i përkohshëm,
I zhvlerësuar nga skllavëria, apo i korruptuar nga pushteti –
Kushdo që e njeh atë duhet ta injorojë me neveri,
Një masë e degraduar pluhuri që lëviz!
Dashuria e të cilit është epsh, miqësia një hile,
Buzëqeshja një hipokrizi, fjala mashtrim!
Nga natyra i keq, nga emri fisnik,
Çdo brut dashamirës.

Por ky, pastërtinë e të cilit mbart kjo urnë e thjeshtë,
Respekton askënd nga ata që ti do të qash.
Për të kujtuar një mik ngrihet ky gur;
Nuk njoha asnjë tjetër veç tij – këtu ai fle.

E drejta e përkthimit shqip: Shtëpia e Librit. Ndalohet ripublikimi.

Lexo më shumë: Çajld Haroldi

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>