9 Mars, 2019

Muralja Cicero denoncon Katilinën në Pallatin Madama, selia e senatit të Italisë së sotme.

Arti, letërsia, politika dhe filozofia e Europës në shekullin e nëntëmbëdhjetë shikon pas në kohë drejt periudhës Romake si një frymëzim dhe mësim për republikën, lirinë dhe demokracinë.

Cesare Maccari, një piktor dhe skulptor italian, piktori tablonë e tij më të njohur “Ciceroni denoncon Katilinën” në vitin 1888, një murale me përmasa të mëdha, katër metra e lartë dhe nëntë metra e gjerë, në pallatin e senatit të Italisë moderne.

Piktura paraqet një ngjarje historike, denoncimin e Katilinës nga Cicero, në vitin 63 p.e.s., një nga ngjarjet më të njohura dhe më simbolike të periudhës së rënies së Republikës Romake.

Maccari është lavdëruar për mënyrën se si ai e ka paraqitur ngjarjen, Katilina qëndron mënjanë i braktisur nga senatorët e tjerë ndërsa Cicero e akuzon atë për tradhti dhe terrorizëm. Por ai është kritikuar gjithashtu se është i pasaktë nga pikëpamja historike.

Arti dhe historia janë shpesh të ndërthurura për të dhënë mesazhe, moraliste apo propagandistike, të vlefshme për kohën kur arti porositet, shpjegon historiania Mary Beard në librin SPQR, Një Histori e Romës së Lashtë. Cicero shfaqet në pikturë një shtetar i moshuar ndërsa Katilina një riosh. Në fakt, historia tregon për të kundërtën, Cicero dhe Katilina kishin pothuajse të njëjtën moshë ndërsa Cicero ishte disa vjet më i ri se sa rebeli Katilina.

Por pavarësisht pasaktësive historike, piktura e Maccari-t është bërë simbol i debatit mes Ciceros dhe Katilinës, e madje është përdorur si ilustrim në shumë libra historikë, përfshirë tekstet shkollore.

Ky është një rast interesant për të parë se si arti transformon historinë në mendjen tonë duke ngulitur mesazhe që, ndonëse duket sikur vijnë nga lashtësia, janë në fakt të propaganduara në kohën tonë.

Lexo më shumë:

Sekretet e Romës së Lashtë, si mund të ndërtohet një perandori

Dhjetë fragmente nga libri SPQR, Një Histori e Romës së Lashtë

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>