9 Mars, 2019

“Mish dhe qiell” është një përmbledhje me poezi kushtuar kryesisht të rinjve. Përzgjedhja e bërë me kujdes është shumë kuptimplotë për t’i shoqërar lexuesit, veçanërisht të rinjtë, në botën e poetit Pier Paolo Pasolini. Përmes tyre del në pah fuqia shprehëse dhe përftyruese. Borshi rreth të cilit enden të gjitha poezitë është dashuria, si një fjalë kyç drejt zemrës së rinisë si dhe angazhimi qytetar, si shenjë e një vetëdijeje të pjekur shoqërore.

Këto poezi mund të lexohen, të recitohen, të kopjohen, të dhurohenL për të gjithë të rinjtë që, fjalë një libri, arrijnë të shprehin ndjenjat e tyre më të thella dhe komplekse.

Mish dhe qiell

O dashuri amërore,

sfilitëse, me arturinat

nga e fshehta e barqeve.

Dhe sjellje të ëmbla

të pandërgjegjshme për aromën

e paturp që qesh

në gjymyrët e dëlira.

Përshkënditje të rënda

flokësh … shpërfillje

mizore vështrimesh…

përkujdesje të pabesa

I flashkur nga vaje

fort të ëmbla kthehem te ri

me mishrat përvëlim

buzëqeshjesh shkëlqimtare

E çmendem në zemër

të natës festive

pas mijëra netësh të tjera

për këtë zjarr palavi

Mbi autorin

Pier Paolo Pasolini ishte poet, shkrimtar, regjisor, skenarist, dramaturg dhe gazetar, një nga intelektualët dhe artistët italianë më të mëdhenj të shek. XX.

Ai ishte vëzhgues i hollë i ndryshimeve që pësoi shoqëria italiane pas Luftës së Dytë Botërore deri në mesin e viteve ’70, si dhe një figurë kontroverse, që nxiti polemika dhe debate të pareshtura për shkak të radikalizmit që shfaqi në gjykimet e veta; një kritik i paepur kundër zakoneve borgjeze dhe shoqërisë së konsumit që sapo kishte nisur të lulëzonte në Italinë e viteve ’60-’70.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>