13 Mars, 2019

Kliko këtu për ta porositur këtë libër

Kjo autobiografi e fortë mbulon një shekull dhe më shumë në jetën e familjes malazeze të Bato Tomasheviçit, realitetin e egër dhe të trazuar të maleve në ish-Jugosllavinë e jugut. Narrativa fillon rreth pesëdhjetë vjet para Luftërave Ballkanike (1912-1913) dhe tregon vuajtjet e klanit të Tomasheviçëve në dy luftërat botërore të shekullit të njëzetë. Autori tregon në mënyrë të gjallë vështirësitë e jetës nën pushtimet italiane dhe gjermane: ekzekutimet e përditshme, heroizmin e ilegalëve dhe pasojat e pushtimit në jetët e njerëzve të zakonshëm.

Bato Tomasheviç ishte një fëmijë ushtar me partizanët dhe përjetoi tmerret e luftës kundër çetnikëve, duke shpëtuar për fije nga një kurth në Bosnjën lindore. Po kaq të gjalla janë kujtimet e tij nga Jugosllavia e pasluftës dhe shpëtimin nga vdekja nga një aksident ajror në Mynih, jeta në Beograd në vitet gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë, shpërbërjen e federatës pas vdekjes së Titos dhe përpjekjet e nacionalistëve ekstremë për të krijuar Serbinë e Madhe dhe Kroacinë e Madhe bashkë me bombardimet e NATO-s kundër Serbisë në mars 1999 dhe rënien e burgosjen e Millosheviçit. Historia e Tomasheviçit është magjepsëse, heroike, tragjike e në disa raste edhe me humor. Por ai është gjithashtu edhe prekës, në ngjarje të tilla si gjetja nga ai dhe nëna e tij e kafkës së vëllait të vdekur apo vetëvrasja para syve të tij nga një i burgosur lufte gjerman, që kishte të njëjtën moshë me të.

Bato Tomasheviç, i lindur në Kosovë më 1929, ishte fëmija e shtatë i një familjeje malazeze e cila jetoi në Kosovë pas luftërave ballkanike deri në vitin 1945. Ai është autor i shumë librave, më së shumti mbi artet.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>