29 Tetor, 2020

Romani i ri i Fatos Kongolit, Stinë Pandemie duket se është prurja më e rëndësishme në letërsinë shqipe për vitin 2020. Por përveç Kongolit, shumë libra të tjerë, disa prej të cilëve janë dukshëm rezultat i ankthit të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, erdhën në duart e lexuesve.

Fatos Kongoli është shkrimtari shqiptar që shkruan për absurditetin e jetës së njeriut përballë regjimit totalitar, një temë e përsëritur në shumë prej romaneve të tij. Por ndërsa përballja me absurdin e bëri Kongolin nga të paktët shkrimtarë shqiptarë të botuar në perëndim, afro tre dekada pas rënies së totalitarizmit shqiptar, lajmet nga aktualiteti duket se u rikthyen në letërsi. Romani më i ri i Kongolit, i prezantuar për publikun në fund të tetorit 2020, Stinë pandemie, duket se është njëkohësisht një roman dhe një protestë qytetare. F. 184. Çmimi: 900 lekë.

Në fakt, Stina e Pandemisë nuk është libri i vetëm i botuar me ngut në Shqipëri gjatë vitit 2020, një vit ku situata e krijuar nga virusi i padukshëm nuk ishte absurdi i vetëm. Studiuesi bullgar Ivan Krastev ishte gjithashtu shumë i zënë, ku moria e maktheve letrare të shekullit të njëzetë bëhet ose kërcënon të bëhet realiteti i shekullit të njëzet e një. Mbërriti e nesërmja thua? mbërriti në korrik te lexuesi shqiptar pasi shqipëruesi, Virgjil Muçi dhe redaktori, Remzi Lani nxituan të botojnë librin pothuajse menjëherë pas mbarimit të ndalim-qarkullimit të parë. F. 64. Çmimi: 500 lekë

Dhe ndërsa shqiptarët panë shembjen e Teatrit Kombëtar, ndërtesës ku shumica dërrmuese e atyre që kanë parë teatër, kanë ndjerë për herë të parë emocionet e teatrit, një libër tjetër u foli shqiptarëve për një situatë të ngjashme, Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur nga Peter Pomerantsev. F. 316. Çmimi: 1000 lekë

Studiuesi Sokol Çunga solli një shqipërim të ri dhe shumë të kujdesshëm të klasikut 1984 nga George Orwell. Ky është përkthimi i katërt në shqip i kësaj kryevepre. I parë nga shumë si një profeci, 1984 është publikuar në fakt në vitin e largët 1948 për të na paralajmëruar për rrezikun e një shoqërie të mbikëqyrur nga kamera dhe mikroçipe, me televizorë dydrejtimësh që njëkohësisht përçojnë propagandë nga udhëheqja te populli dhe njëkohësisht regjistrojnë çdo lëvizje qepallash të popullit, pak a shumë siç bëjnë sot kompanitë e mediave sociale. F. 298. Çmimi: 1000 lekë

Muajt tetor dhe nëntor janë zakonisht pjellore për tregun e librit ndërsa shtëpitë botuese përgatiten për Panairin e Librit të Tiranës. Panairi këtë vit nuk do të zhvillohet, por kjo nuk do të thotë se botimet e reja mungojnë.

Profesor Aurel Plasari publikoi përmes Akademisë së Shkencave librin Arbni historik, gjeografik, kishtar dhe politik.

Libri tregon të dhënat kryesore të historisë së trojeve shqiptare gjatë mesjetës, një periudhë pak e studiuar dhe pak e njohur e historisë së Shqipërisë, punë e shumë dekadave e profesor Aurel Plasarit. f. 297. Çmimi: 1200 lekë

Shtëpia Botuese Artini solli librin Bektashinjtë Shqiptarë: Historia dhe kultura e një rendi dervishësh në Ballkan, nga Robert Elsie. Robert Elsie shqyrton historinë dhe kulturën e bektashinjve, analizon shkrimet për rendin nga udhëtarët e hershëm në rajon si Margaret Hasluck dhe Sir Arthur Evans dhe sjell një listë gjithëpërfshirëse të teqeve dhe tyrbeve në Shqipëri dhe në vendet fqinje. Në fund e paraqet një katalog të figurave të shquara të bektashinjve shqiptarë në histori dhe legjenda. F. 772. Çmimi: 2000 lekë

Një nga klasikët e historisë së artit, Jetët e artistëve nga Giorgio Vasari erdhi në shqip nga shtëpia botuese Fan noli. Vasari (1511-1574) hodhi themelet e asaj që ne njohim si histori e artit duke sjellë jetëshkrimet e artistëve më të mëdhenj të Rilindjes së Europës. F. 678 Çmimi: 3000 lekë

Tituj të tjerë të botuar gjatë tetorit janë:

Letërkëmbimi “Albania” dhe Vjena 1897-1912, Faik Bej Konica, Baroni Julius Zwiedinek

Gravura nga Buenos Airesi, Robert Arlt

Katër lexime për një poezi, Entela Tabaku

Në parantezë, Roberto Balano

Kombet dhe nacionalizmi që nga 1780, E. J. Hobsbaëm

Spiuni që u kthye nga i ftohti, John le Carré

12 vjet skllav, një histori e vërtetë tradhtie, rrëmbimi dhe skllavërimi, Solomon Northap

Emri im është Doda, Lena Manda

P.s. Panairi i Librit 2020 nuk do të mund të zhvillohet siç ishte planifikuar në datat 12-15 nëntor për shkak të kufizimeve të imponuara nga pandemia e koronavirusit të ri. Duke uruar që pandemia të kalojë me sa më pak dhimbje për të gjithë ne, Shtëpia e Librit ka ofruar ulje për të gjitha librat, përfshirë botimet tona dhe botimet e shtëpive të tjera botuese, ulje që do të vijojnë deri në mes të nëntorit.

Ju mundet gjithashtu të vizitoni librarinë tonë në adresën: Rruga Nikolla Jorga, oborri i brendshëm i pallateve te ish-Ekspozita Shqipëria Sot në Tiranë. Kliko këtu për vendndodhjen në hartë

© Shtepiaelibrit.com

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>