Librat më të shitur gjatë vitit 2008

56
2324

Së fundmi doli: Lista me librat & autorët më të shitur për vitin 2009

Këtë fillim viti vendosëm t’ju paraqesim listat e librave më të shitur për vitin 2008. Veçantia qëndron në faktin se listat tregojnë titujt që klientët tanë përzgjodhën gjatë vitit që kaloi. Për t’ju orientuar më mirë, listat janë të ndara sipas kategorive kryesore (letërsia shqiptare, botërore, për fëmijë, etj).

Librat me te shitur 2008

Si fillim, ju prezantojmë tre prej librave që realisht janë kërkuar më shumë.

I pari, është libri më i fundit i shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare – “Darka e gabuar”. Libri u bë i disponueshëm për lexuesit në nëntor, por megjithëse ishte fundi i vitit,  kërkesat ishin të mjaftueshme që libri të dilte i pari në listën tonë.

Libri i dytë, është në fakt një seri librash për fëmijë, nga autori tashmë i mirënjohur Gaqo Bushaka. Seria e aventurave të Çufos, përmbledh katër libra të ndryshëm secili më i këndshëm se tjetri. Megjithëse seria e librave të Çufos i dedikohet kryesisht fëmijëve nga mosha më e vogël e deri në adoleshencë, ato mbeten pjesë e pazëvendësueshme e literaturës për fëmijë të të gjitha moshave.

Libri i tjetë, është “Të jetosh në ishull” nga Ben Blushi. Shumë pak kohë pasi u botua vepra e një politikani që iu rikthye letërsisë shkaktoi mjaft diskutime të cilat dukshëm nxitën edhe interesin e lexuesve brenda dhe jashtë vendit.

Librat më të shitur sipas kategorive

Letërsia shqiptare

Letërsia e huaj

Letërsia për fëmijë

Historia dhe Aktualiteti

Filozofia dhe Sociologjia