14 Shkurt, 2018

Henry Graham Greene (2 Tetor 1904 – 3 Prill 1991), i njohur më së shumti me emrin e artit Graham Greene, ishte një shkrimtar anglez i konsideruar nga shumë kritikë si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të njëzetë. Duke kombinuar famën letrare me popullaritetin e lartë, Greene fitoi reputacion që në fillim të jetës së vet si shkrimtar madhor, qoftë për romanet seriose Katolike ashtu edhe për thrillerat (ose librat “dëfryes” siç i quajti ai vetë). Ai ishte kandidat për çmimin Nobel në letërsi në vitet 1866 dhe 1867. Përgjatë 67 viteve të karrierës si shkrimtar, ai shkroi 25 romane në të cilat eksploroi çështjet ambivalente morale dhe politike të botës moderne, shpesh përmes një perspektive Katolike.

Ai ka ardhur në shqip me romanet Pushteti dhe lavdia, shqipëruar nga Nasi Lera (2005), Doktor Fisheri i Gjenevës ose gostia e bombës, shqipëruar nga Brikena Çabej (2001) dhe Fundi i historisë së një dashurie, shqipëruar nga Nikolla Sudar (2011).

Pushteti dhe Lavdia në qendër të tij ka dhunën psikologjike dhe fizike të një prifti në arrati si dhe luftën e tij të brendshme me veten dhe Zotin. Duke qenë një roman i jashtëzakonshëm ai njohu një sukses të bujshëm duke mbetur vepra më e fuqishme e këtij shkrimtari të madh anglez.

Te Doktor Fisheri i Gjenevës ose Gostia e Bombës autori nxjerr lakuriq lakminë e pafund njerëzore, pafuqinë për t‘i bërë ballë tundimit, korruptimin e më të mirit, shkurt, tragjedinë e madhe të njeriut të vogël.

Fundi i historisë së një dashurie është historia e një gruaje të humbur mes dy burrave, bashkëshortit dhe të dashurit, tregohet nga pikëpamja e të dashurit. Komploti është dramatik, karakteret janë krijuar me mjeshtëri dhe përfshihen në një histori njerëzore nga më të zakonshmet.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>