15 Shkurt, 2018

Jostein Gaarder është një intelektual dhe shkrimtar bashkëkohor nga Norvegjia. Ai është autor i disa romaneve dhe librave për fëmijë. Gaarder shkruan shpesh nga perspektiva e fëmijëve, duke eksploruar të kuptuarit dhe habitjen e tyre ndaj botës. Ai shpesh përdor metafikshën në veprat e tij duke shkruar histori brenda historive.

Romani i tij më i njohur është Bota e Sofies, me nëntitullin Një Roman mbi Historinë e Filozofisë. Bota e Sofies është shqipëruar nga Ermir Pulaha dhe është botuar nga Onufri më 2015. Ky libër është përkthyer në pesëdhjetë e tre gjuhë dhe ka shitur mbi tridhjetë milionë kopje në të gjithë botën. Në shqip nga i njëjti autor gjenden edhe romanet Vajza e Portokalleve, Vajza e Drejtorit të Cirkut dhe Jeta është e shkurtër, shqipëruar nga Afrim Koçi.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>