21 Dhjetor, 2020

Numri i personave të prekur nga COVID-19 është në rritje. Kjo nuk i ka ndaluar autorët, përkthyesit dhe botuesit të vijojnë të punojnë. Philip Roth, Haruki Murakami, Stefan Çapaliku e Milan Kundera ishin disa nga autorët që mbërritën në librari gjatë këtij muaji.

Shtëpia e Librit

Spekulimi metafizik ishte dikur i martuar lumturisht me romanin, praktikuar kjo me efekt të madh nga mjeshtërit si Volteri dhe Didëro. Por që nga fundi i Iluminizmit, gjithsesi, romani filozofik – si drejtim i kundërt me romanin e ideve apo të protestës sociale – është bërë diçka e rrallë. Milan Kundera është një nga ata që e ka rishpikur këtë formë në përdorim të vetes, është gjithashtu i kujdesshëm për të vënë në dukje se romanet e tij nuk janë angazhuar të përkthejnë filozofinë në letërsi. Modus operandi i tij është të sjellë idetë në lojë – të hedhë hipoteza, të improvizojë, të hulumtojë.

Romani Ngadalësia u botua në shqip me përkthimin e Mirela Kumbaros, shtëpia botuese Dituria. Romani nis me Verën dhe Milan Kunderën që janë duke dalë nga Parisi me makinë për te një kështjellë fshati për të kaluar natën. Nis në këtë mënyrë një meditim lirik mbi shpejtësinë dhe kohën, teknologjinë dhe trupin, arratisjen dhe ndërveprimin, kujtesën dhe harresën. Shpejtësia është një formë ekstazie që teknologjia na ka dhënë ne, propozon romani. Dhe pastaj pyet: “Pse është zhdukur kënaqësia e ngadalësisë?”

Ngadalësia, Milan Kundera. Botimet Dituria. 144 f., 800 lekë. Porosite këtu:

————-

Shqipëria përjetoi tërmetin më të fortë në gati katër dekada më 26 nëntor 2019. Ndërsa toka u dridh, pjesa dërrmuese e shqiptarëve përjetuan diçka që nuk e kishin përjetuar kurrë më parë dhe, le të shpresojmë, nuk do ta përjetojmë më.

Çfarë na ndodh kur befas toka lëkundet nën këmbët tona dhe muret e shtëpisë na dridhen papandehur, duke ta shembur ndjesinë e sigurisë së truallit të fortë ku po rri?

Haruki Murakami është shkrimtari nobelist që vjen nga një vend që di shumë për tërmetet. Dhe Murakami erdhi në shqip këtë muaj me një libër që rrëfen se çfarë ndodh pas tërmetit.

Pas tërmetit, Haruki Murakami. Botimet Skanderbeg. 136 f., 800 lekë.

—————

Shqiptarët vështirë se mund të klasifikohen si popull lundërtarësh të mëdhenj. Megjithëse kanë jetuar pranë detit përgjatë të gjithë historisë së vet, kanë pak qytete bregdetare dhe shumë pak anije e rrëfenja me lundërtarë. Por historia nuk është kaq e thjeshtë dhe ndoshta ideja që shqiptarët kanë pak lidhje me detin është më shumë produkt i ngjarjeve të gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë se sa një realitet historik. Gazetari Fatos Baxhaku ka qëmtuar përgjatë shumë viteve histori me marinarë, peshkatarë, piratë e aventurierë të mëdhenj për të na sjellë në këtë libër rrëfenjat e tyre.

Në emër të Noes, Fatos Baxhaku. Botimet Papirus. 258 f., 900 lekë. Porosite këtu:

—————–

Babëzi dhe vdekje. Kjo është mënyra se si mund të përshkruhet romani Një njeri i zakonshëm nga Philip Roth. Autori nis librin me ngjarjen e vdekjes së personazhit kryesor për të vijuar me jetën e tij, më saktë, me jetën seksuale. Ai ka qenë martuar disa herë dhe ka fëmijë të rritur, me të cilët ka gjendje të luhatshme marrëdhëniesh njerëzore. Por ky njeri i zakonshëm nuk ka emër. Libri gjurmon ndjenjat e personazhit ndërsa ai plaket dhe sëmuret, si dhe reflektimet e tij për të shkuarën.

Një njeri i zakonshëm, Philip Roth. Botimet Skanderbeg. 136 f., 800 lekë. Porosite këtu:

——————-

Antonio Muñoz Molina (1956) është një ndër autorët më të njohur e më të përkthyer te letërsisë së sotme spanjolle, erdhi në shqip me përkthimin e Bashkim Shehut. Me rrugetimin e nje shkrimtari drejt nje destinacioni ku do te jete deshmitar ngjarjesh të çuditshme fillon përmbledhja e plotu C prozës se shkurtër te Antonio Muñoz Molina-s… Tek Asgjë e jashtëzakonshme zbulohet nje Antonio Muñoz Molina zbavitës, vetëkritik dhe i pazakonte. Një humor i mprehte kullon përmes këtyre tregimeve tmerri, dashurie dhe vdekjeje, ne te cilat shfaqja e papritur e skenave në stilin me të pastër të zhanrit fantastik ngërthen vetinë e mbajtjes pezull, të magjepsjes së lexuesit dhe të shumëfishimit të leximeve të rrëfimit.

Asgjë e jashtëzakonshme, Antonio Munoz Molina. Botimet IDK. 280 f., 800 lekë. Porosite këtu:

Ndër librat e tjerë të rinj veçojmë:

Ngritja dhe rënia e Rajhut të tretë, William L. Shirer vol. 1 dhe vol. 2

Gjurma e botuesit, Roberto Calasso. Botimet Aleph, 190 f., 1,000 lekë

Imago & Verbum, Stefan Çapaliku. Botimet Qendra Zeta. 64 f., 1,000 lekë

Rekuiem për ëndrrën amerikane, Noam Chomsky. Botimet Dituria. 168 f., 800 lekë

Fabrikimi i bindjes përmes politikave të medies, Noam Chomsky, Edward Herman. Botimet Albas. 672 f., 2,200 lekë

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>