- Çmim i zbritur

Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Referenca: SKU000783
Botuesi: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Banner
Çfarë na ndodh kur befas toka lëkundet nën këmbët tona dhe muret e shtëpisë na dridhen papandehur, duke ta shembur ndjesinë e sigurisë së truallit të fortë ku po rri? Pasojat janë shumë të pakëndshme. Të gjashtë historitë e këtij libri eksplorojnë pasojat psikologjike që mund të ketë një tërmet, edhe sikur ai të ndodhë shumë larg.
Titulli: Pas tërmetit
Origjinali: Kami no kodomotachi wa mina odoru
Gjinia: Roman
Autori: Haruki Murakami
Shqipëroi: Artan Kuçi
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2020
Fq.: 136
Çmimi: 800 Lekë
ISBN: 978-9928-221-42-1
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi librin
Një tërmet i fuqishëm e drodhi një ditë tokën shqiptarenën këmbët tona. Ishte fundi i nëntorit të vitit 2019. Ngaajo kohë kanë kaluar muaj e muaj, por drithërima dhepaniku që na shkakton kur i kujtojmë ato minuta, nasundojnë ende. Lebetia e humbjes së jetëve, e rrënimit të shtëpive, e fatit nën qiellin e hapur, është një gjë epapërshkrueshme. Të gjitha ndjesitë e asaj dite të pafat,duket se i përmbledh dhe na i kujton ky libër, që i kushtohet një tërmeti që ndodhi në Japoninë e largët. Janë një tufë rrëfimesh intensive që lexohen me një frymë, me çka Murakami na i sjell ndjesitë e lebetive të tilla.
Çfarë na ndodh kur befas toka lëkundet nën këmbët tona dhe muret e shtëpisë na dridhen papandehur, duke ta shembur ndjesinë e sigurisë së truallit të fortë ku po rri? Pasojat janë shumë të pakëndshme. Të gjashtë historitë e këtij libri eksplorojnë pasojat psikologjike qëmund të ketë një tërmet, edhe sikur ai të ndodhë shumë larg. Personazhet kryesore të këtyre rrëfimeve, ndodh që shpesh nuk shohin ndonjë rrugëdalje në ekzistencëne tyre njerëzore, por ata janë të gjithë fëmijë të Zotit,duke përfshirë madje edhe bretkosën gjigante që mëtontë shpëtojë Tokion nga një shkatërrim kërcënues apozjarret në anë të detit. Vëllimi “Pas tërmetit” i HarukiMurakamit, me shtegtimet e tij herë absurde, herë mehumor, herë të frikshme, të çon në viset e ankthit dhe tëkujtesës se sa qenie të pambrojtura jemi, dhe njëherësh,se sa fuqi të çuditshme ripërtëritëse kemi.
Referenca: SKU001577
Botuesi: Skanderbeg Books
Në rrethinat e Tokios, Okada, një burrë në moshë të re, është duke kërkuar macen e humbur të së shoqes. Ai jeton në "botën e ngushtë" të jetës së tij, gatuan, kujdeset për shtëpinë dhe merret me gjëra të së përditshmes së një njeriu pa ambicje.
Referenca: SKU001604
Botuesi: Skanderbeg Books
Toru, një student i urtë dhe serioz para kohe, jeton në Tokio dhe i është kushtuar Naokos, një vajze të bukur por tepër melankolike, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre më të ngushtë para disa vjetësh.
Referenca: 2659
Botuesi: Skanderbeg Books
Nje student i kolegjit, i identifikuar vetë si K., bie në dashuri me shoqen e klasës së tij, Sumiren. Devotshmëria ndaj një jete të çrregullt letrare e pengon atë nga ndonjë vetvrasje e mundshme, derisa ajo takon Miun, një grua biznesmene shumë më e vjetër dhe shumë më e sofistikuar se ajo.
Botuesi: Skanderbeg Books
Kafka Tamura, një i ri pesëmbëdhjetëvjeçar, largohet nga shtëpia me dëshirën edhe t'i shmanget profecisë edipiane të të atit, edhe të kërkojë motrën dhe nënën e tij të humbur prej kohësh.
Botuesi: Skanderbeg Books
Haxhime, një personazh flegmatik, i paqtë, i mbyllur në vetvete, si shumë prej heronjve në veprat e Murakamit, po i afrohet pa ngjarje të bujshme mesomoshës së tij. Ai ka një jetë të sigurtë, biznese të suksesshme, një familje të mrekullueshme, dhe i zhytur në rutinën e administrimit të bareve të tij të xhazit, nuk i kupton vitet që po i ikin pa ndjerë.
Botuesi: Skanderbeg Books
"Elefanti zhduket" është një tufë rrëfenjash fine, në stilin e njohur postmodern të Haruki Murakamit, ku shfaqen të gjitha nuancat kulturore japonese që e dominojnë prozën e këtij autori, por edhe shenjat universale të kohës sonë të endura nëpër gjeografinë e gjerë të fantazisë së tij.
Botuesi: Skanderbeg Books
Dikur ata ishin pesë shokë të ngushtë të gjimnazit në Nagoja, mu si gishtat e një dore, mu si cepat e një ylli. Katër prej tyre, dy vajza dhe dy djem, kishin në emrat e tyre të përfshirë nga një ngjyrë: të kuqe, blu, të zezë dhe të bardhë.
Botuesi: Skanderbeg Books
Ashtu, nëpër pezullinë e dritës përmbi errësirën, Murakamiia del të zbulojë kudo fosforeshencë, veçmas aureolat rrethnjerëzve, të cilat shkëlqejnë shumë më ndritshëm gjatënatës dhe kur ngatërrohen mes tyre, por që fiken agimevekur zëmë e nisim udhët tona të ndara.
Botuesi: Skanderbeg Books
Katër vjet pasi na magjepsi me historinë e romanit “Gjuetia e ethshme e deles”, Haruki Murakami e nis sërish heroin e tij në një rrugëtim të ri. Ca ëndrra të çuditshme e shtyjnë djaloshin tonë të kthehet sërish te hotel “Delfini”. Një takim me të mistershmin burri-dele e çon në ca aventura të reja
Referenca: SKU000597
Botuesi: Skanderbeg Books
Një grup i zgjedhur miniaturistësh të oborrit të Sulltan Muratit III, janë ngarkuar të përgatisin librin që i plotpushtetshmi i Lindjes do t'ia bëjë dhuratë një të plotpushtetshmi në Perëndim.
Referenca: SKU001673
Botuesi: Skanderbeg Books
Vepra voluminoze është shkruar dhe është botuar dy vjet pas marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006. "Muzeu i pafajësisë" është një histori magjepsëse dashurie, me një shtritje të gjatë në kohë dhe një densitet të lartë emocional.
Referenca: 2204
Botuesi: Argeta LMG
Titulli: Zoti PresidentOrigjinali: El Sanator PresidentGjinia: RomanAutori: Miguel Anhel AsturiasShqipëroi: Petro ZhejiShtepia botuese: Argeta-LMGViti: 2009Fq. 320Pesha: 0.38 kgISBN: 978-99956-17-33-2
Referenca: SKU001913
Botuesi: Zenit Editions
Dramaturg, poet e romancier irlandez. Eksponenti më i lartë i teatrit absurd. Në veprat e tij të idhta dhe surreale janë portretizuar individë të paralizuar nga makthi përballë një bote pa sens e të detyruar të struken në shkretinë e mendjes.
Botuesi: Buzuku
Le Clèzio ofron sërish një udhëtim, në përvijimin e lundrimit të një piroge të gjatë që shkon në drejtim të Ragës – një ishull vullkanik i zi në Oqeanin Paqësor – aty ku banorët kanë zgjedhur të vendosen në mes të paqes së lartësive, pas një rrugëtimi të pabesueshëm.
Referenca: SKU000444
Botuesi: Koha Ditore
Bujq të varfër nuk mund të mbijetojnë në Oklahoma. Me shpejtësi përhapet lajmi për një vend të premtuar, ku mund të nxirren fitime dhe të sigurohet ekzistenca: Kalifornia. Karvanë bujqish nisen nëpër pluhur dhe vapë të padurueshme. Pasi arrijnë në Kaliforni, shpejt ndiejnë shtypjen e pronarëve të tokave.
Botuesi: Fan Noli
Kërkoj një gjuhë. Njeriu ka shumë gjuhë: gjuha me të cilën flet me fëmijët e vegjël; gjuha me të cilën flet për dashurinë... Veç këtyre është edhe gjuha me të cilën i flasim vetes, ajo e bisedave me veten.
Botuesi: Pegi
Ngjarjet e këtij romani rrëfehen nga mazhordomi Stivens, i cili për më shumë se tridhjetë vjet ka jetuar në Darlington Holl, rezidenca madhështore e lordit Darlington. Stivensi rrëfen një pjesë të jetës së tij, diku nga mesi i viteve '30, një periudhë e ngarkuar për të personalisht, por edhe për historinë e Anglisë dhe të Evropës.
Botuesi: Buzuku
Në vitin 1964, në një kafene të Parisit, një njeri drejtoi objektivin e Rolleiflexit të tij drejt një çifti të ri të ulur në një tavolinë aty pranë. Kështu tregimtari u njoh me fotografin Fransis Zhansen, me të cilin lidhet një kohë.
Botuesi: Onufri
Marrëzia e librit "Dritë e gushtit" pasqyron besnikërisht marrëzinë e shoqërisë sonë. Folkneri bën mirë që thekson qetësinë dhe ngadhënjimin e tragjedisë së fundme të Xho Krishtlindit, sepse ajo që e bën të paharrueshëm është të qenit njësh me marrëzinë e librit dhe të kombit.
Referenca: SKU000741
Botuesi: Onufri
Zbavitës dhe tragjik, i gjallë dhe poetik, me një ndikim të jashtëzakonshëm emocional, “Të kesh dhe të mos kesh” e ngre aventurën e madhe letrare në një nivel të ri.
Referenca: SKU000176
Botuesi: Ideart
Jemi në vitin 1984. Dy vjet më parë, autori i “Njëqind vjet vetmi” ishte kurorëzuar me çmimin më të lartë e më të rëndësishëm për një shkrimtar: çmimin Nobel për letërsi.
Botuesi: Aleph
E vetmja gjë që mund t'ju paqëtojë me një gjendje të tillë është ajo arsye e thjeshtë që – për arsye para së gjithash stilistike – shkrimtari nuk mund të flasë për shkrimtarin, veçanërisht – poeti për poetin.
Botuesi: Fan Noli
Kam pranuar të vras për të përmbysur despotizmin. Por pas asaj që ti thua, unë shoh paralajmërimin e një despotizmi i cili, nëse vendoset ndonjëherë, do të më bëjë mua një vrasës, ndërsa unë përpiqem të jem një mbrojtës i së drejtës.
Botuesi: Te tjere
Një roman ambicioz, i cili është njëherazi një sagë familjare dhe një ritregim modern i Zanafillës. Në ditarin e tij, Steinbeck e ka cilësuar librin "Në lindje të Edenit" si librin e tij të parë dhe është e vërtetë që ky libër mbart fuqinë fillestare dhe thjeshtësinë e një miti.
Referenca: SKU001914
Botuesi: Aleph
Tranströmer mbetet një poet stoik, i fuqishëm nëpërmjet të cilit ne kuptojmë sesi poezia, në kushtet më të pamendueshme, e vesh kaq butë ndërgjegjen me një "kapelë të butë leshi të ndritur" me formë të besueshme.
Çfarë na ndodh kur befas toka lëkundet nën këmbët tona dhe muret e shtëpisë na dridhen papandehur, duke ta shembur ndjesinë e sigurisë së truallit të fortë ku po rri? Pasojat janë shumë të pakëndshme. Të gjashtë historitë e këtij libri eksplorojnë pasojat psikologjike që mund të ketë një tërmet, edhe sikur ai të ndodhë shumë larg.