1 Tetor, 2021

Haruki Murakami renditet i pari, por jo shumë larg janë edhe Ngugi Wa Thiongo, Margaret Atwood, e Don De Lillo. Ismail Kadare gjendet në mes të listës.

Shtëpia e Librit

Çmimi Nobel në Letërsi pritet të shpallet të enjten e ardhshme, ose të enjten e parë të tetorit, një traditë që vijon prej 120 vjetësh. Por para Nobelit, një mundësi e mirë për të mësuar diçka mbi letërsinë bashkëkohore gjendet në vendin më të paimagjinueshëm: kompanitë e basteve. Aftësia e tyre për të parashikuar gara misterioze, të tilla si Nobeli në letërsi apo zgjedhja e Papëve të Romës është habitëse. Dhe edhe këtë vit, kompanitë e basteve kanë përcaktuar probabilitetin që i japin shkrimtarëve të ndryshëm për fitimin e Nobelit. Teorikisht është e mundur të blesh bileta bastesh në kompani të ndryshme në vendet nuk bastet nuk janë të ndaluara, siç janë të naluara në Shqipëri.

Nëse do të zgjidhje p.sh., shkrimtarin japonez Haruki Murakami, kompanitë e basteve të japin 1 me 11. Me pak fjalë, nëse vendos dhjetë euro bast dhe Murakami zgjidhet nobelist për vitin 2021, lojtari mund të tërheqë 110 euro fitim.

Murakami, i cili është një nga shkrimtarët më popullorë sot në botë, gjendet i pari në listën e kompanive të basteve si më i favorizuari. Por fakti që koeficienti i tij është 11 tregon gjithsesi se zgjedhja e tij nuk është aspak e sigurt.

Ngugi Wa Thiongo, shkrimtari nga Kenia renditet i dyti me koecifient 12. Zgjedhja e Thiongos nuk do të ishte aq surprizë nëse marrim parasysh se Nobeli historikisht është kritikuar si një çmim për letërsinë e botës perëndimore dhe se akademia duket se është përpjekur shumë t’i japë një profil me të vërtetë ndërkombëtar duke kërkuar për fitues të mundshëm nga ato që mund të quhen “kultura periferike”. Ngugi Ëa Thiongo ka një libër në shqip, Me lumin midis i cili flet për kontaktin e evropianëve me banorët vendës të Afrikës gjatë kolonializimit.

Anne Carson është një poete dhe eseiste kanadeze. Në dijeninë tonë, ajo nuk ka libra në gjuhën shqipe. Carson renditet e treta ndërsa Ludmilla Ulliçkaja, shkrimtarja ruse e sjellë në shqip nga Sokrat Gjerasi renditet e katërta me probabilitet 15.5. Ulliçkaja është një humaniste dhe një nga kritikët e sundimit të Rusisë nga Vladimir Putin. Ulliçkaja ka të njëjtin probabilitet për të fituar Nobelin me Margaret Atwood. Shkrimtarja kanadeze është tashmë një kult në të gjithë botën për letërsinë e saj distopike që eksploron rolin e gruas në shoqëritë totalitare. Atëood është kandidate prej shumë vitesh dhe komiteti i Nobelit është kritikuar mes të tjerash si një institucion që nuk di të vlerësojë letërsinë e shkrimtareve. Kazuo Ishiguro, nobelisti i vitit 2017, në deklaratën e tij të parë pas njoftimit fitues tha: “I kërkoj ndjesë Margaret Atwood që fitova Nobelin para saj.”

Lista e kandidatëve për Nobel ka edhe shumë emra të tjerë interesantë dhe jo të gjithë janë sjellë në shqip. Ismail Kadare gjendet në vend të 29 me probabilitet 1 në 27. Milan Kundera renditet në vend të 42 me probabilitet 51 ndërsa J. K. Rowling, autorja e Harry Potter, renditet në vend të 40.

ShkrimtariProbabiliteti
Haruki Murakami11
Ngugi Wa Thiongo12
Anne Carson12.5
Lyudmila Ulitskaya15.5
Margaret Atwood15.5
Maryse Condé15.5
László Krasznahorkai16
Annie Ernaux18
Jamaica Kincaid18
Don De Lillo18
Joyce Carol Oates18.5
Mircea Cartarescu22
Thomas Pynchon22
Javier Marías25
Can Xue25
Michel Houellebecq25
Yan Lianke25
Amos Oz25
Hélène Cixous25
Mia Couto25
Charles Simic26
Edna Obrien26
Jon Fosse26
Karl Ove Knausgård26
Ko Un26
Scholastique Mukasonga26
Elena Ferrante27
Ismail Kadare27
Péter Nádas27
Botho Strauss34
Cormac Mc Carthy34
Friederike Mayrocker34
Hilary Mantel34
Linton Kwesi Johnson34
Marilynne Robinson34
Yu Hua34
Joni Mitchell34
Patti Smith34
J.K. Rowling40
Martin Amis51
Milan Kundera51
Salman Rushdie51
Stephen King51
William T Vollmann51
Richard Osman101
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>