28 Shkurt, 2017

Sikur te isha djale, Haki Stermilli

Sikur të isha djalë, Haki Stërmilli

Jeta ime për të tjerët, ndoshta nuk, nuk e vlen asnji dysh, por për mue ka rëndësi, se asht imja, se mund të përshkohet nëpër faza të ndryshme interesante dhe dikur, tue i këndue në këto fletë gëzimet ose hidhërimet e mia, do të kënaqem ose do të pezmatohem.

Vila me dy porta, Vera Bekteshi

Vila me dy porta, Vera Bekteshi

“Vila me dy porta” është një roman dokumentar apo rrëfimi i jetës së autores në një periudhë tronditjesh të forta, që shkojnë nga rinia e parë te spastrimet komuniste të viteve 1974 – 1975, nëpër kalvarin e internimeve e deri në vitet pas kthimit të lirisë.

Tregime te mocme shqiptare, Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.

 

Princesha, Jean Sasson

Princesha, Jean Sasson

Magjepsës… Një udhëtim i vërtetë, edhe pse i pabesueshëm në një nga kulturat më të izoluara të botës… Pasi fillon ta lexosh këtë libër, nuk mund ta lëshosh nga dora, kërkon të lexosh edhe një faqe më shumë, pastaj edhe një kapitull tjetër, derisa t’i shkosh në fund kësaj ëndrre të frikshme arabe.

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar “Prillin e thyer” kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. “Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë.”

Zonja Z, Albatros Rexhaj

Zonja Z, Albatros Rexhaj

“Zonja Z” është një libër protestues, një zë revolte e indinjate për shoqërinë shqiptare të përbërë kryesisht nga femra të ndrydhura e meshkuj të tredhur. Dy shpirtra binjakë kërkohen, gjenden dhe, të kapur dorë për dore, përballen me paragjykimet dhe tabutë shqiptare.

Princi i Vogël është një libër për fëmijë dhe të rritur i shumëshitur në të gjitha kohërat.

Harry Potter dhe guri filozofal, J.K. Rowling

Harry Potter dhe guri filozofal,…

Harry Potter, 11 vjeç, nuk është një fëmijë si gjithë të tjerët: ka një vragë në ballë në formën e një vetëtime, është bir magjistarësh, dhe tamam ditëlindjen e vet zbulon fuqitë magjike dhe botën misterioze së cilës i përket. Harri ndjek një shkollë speciale, të populluar nga bufë magjikë, fshesa fluturuese, fantazma

Rebelimi i Lulus, Albatros Rexhaj

Rebelimi i Lulus, Albatros Rexhaj

“Rebelimi i Lúlus” është një letër e gjatë, gjithnjë drejtuar Lúlus, ku monologu kthehet në dialog të arrirë në pritje që zërit të autorit t’i shtohet edhe zëri yt. Mes ideologjish që duhen përqafuar, mes udhësh që duhen ndjekur, mes përpjekjesh për t’u përsosur, shoqëria shqiptare po kërkon një fytyrë përfaqësuese për shqiptaren dhe shqiptarin bashkëkohor.

Historia e Skenderbeut, Marin Barleti

Historia e Skënderbeut, Marin Barleti

Historia e Skënderbeut”, e shkruar në latinisht nga Marin Barleti, prift shkodran, u botua për herë të parë në Romë rreth viteve 1508 – 1510. Kjo vepër monumentale historike tregon jetën dhe veprën e heroit legjendar të kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Clirimi i Serbise prej Kosoves, Ismail Kadare

Çlirimi i Serbisë prej Kosovës

Një nga më të mëdhenjtë shkrimtarë europianë, Ismail Kadare, flet për temat më delikate dhe ndarjet midis serbëve dhe shqiptarëve, mbi urrejtjen e zgjatur, zemërimin dhe mllefin, mbi miqësinë dhe moskuptimet me shkrimtarët serbë, mbi shtrembërimet e historisë dhe për arsyen përse ishte dashur që Serbia të ishte e para që ta n

 

Puthesi i paligjshem, Azem Deliu

Puthësi i paligjshëm, Azem Deliu

Në Republikën e Moralistës i riu Ivan Shollohov burgoset për një arsye nga më të papërfytyrueshmet: puthje jashtë orarit të lejuar. Në një shtet ku privatësia nuk ekziston, ku identiteti është në krizë të vazhdueshme dhe ku gjithkush, gjithkund, është në rrezik, zhvillohet ngjarja e prozës së parë të shkrimtarit 20 vjeçar, Azem Deliu.

Princi - Politika dhe kodi moral, Niccolo Machiavelli

Princi – Politika dhe kodi Moral, Machiavelli

Princi, vepra më e lexuar dhe e diskutuar e Niccolo Machiavelli-t, shkruar në verën e vitit 1513, trajton se si merret pushteti, si konsolidohet dhe se duhet të sillet një sundimtar me armiqtë, aleatët dhe nënshtetasit e tij.

E premte pasdite, Brunilda Zllami

E premte pasdite, Brunilda Zllami

Këtë herë shkrimtarja Brunilda Zllami, ka qëlluar në shenjë të plagëve që e mundojne shoqërinë tonë. Në një mjedis tejet shqiptar, personazhet të kujtojnë diçka të parë e të dëgjuar rreth teje, sillen e përsillen në një përshtjellim ndjenjash që të mbërthejnë.

Vajza angleze, Daniel Silva

Vajza angleze, Daniel Silva

Një vajzë… shtatë ditë… përndryshe, është e vdekur. Madalena Harti është një vajzë e bukur, e zgjuar dhe e etur për sukses, me një të ardhme të ndritur në qeverinë britanike. Ajo vjen nga një fëmijëri e varfër, por mbart edhe një të fshehtë të errët: është e dashura e kryeministrit Xhonatan Lankaster.

Mos e vrisni mendjen per gjera te vogla, Richard Carlson

Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla

Të gjithë përballemi me të gjitha llojet e çështjeve- strese, probleme të marrëdhënieve me njëri – tjetrin, probleme që kanë të bëjnë me punën, përgjegjësitë dhe mërzitje të përgjithshme. Në këtë libër, do të shpreh dy metoda shumë të rëndësishme- gjëra që mund të fillosh t’i bësh që sot , të cilat do të të ndihmojnë për t’iu përgjigjur jetës me më hijeshi.

Dashuria ne koherat e koleres, Gabriel G. Marquez

Dashuria në kohërat e kolerës Gabriel Garcia Marquez

Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Marquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës.

Baulja e babait, Orhan Pamuk

Baulja e babait, Orhan Pamuk

Unë shkruaj sepse kam dëshirë të shkruaj. Shkruaj sepse nuk mund të bëj si të tjerët, një punë norma­le. Shkruaj që libra si të mitë të jenë të shkruar dhe që t’i lexoj. Shkruaj sepse jam tepër i mërzitur me të gjithë ju, me tërë botën.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>