• Banner

  • Ka mbaruar
Vila me dy porta, Vera Bekteshi
  • Vila me dy porta, Vera Bekteshi
  • Vila me dy porta, Vera Bekteshi

Vila me dy porta, Vera Bekteshi

"Vila me dy porta" është një roman dokumentar apo rrëfimi i jetës së autores në një periudhë tronditjesh të forta, që shkojnë nga rinia e parë te spastrimet komuniste të viteve 1974 – 1975, nëpër kalvarin e internimeve e deri në vitet pas kthimit të lirisë.

700 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Vila me dy porta
Origjinali: Vila me dy porta
Gjinia: Roman
Autori: Vera Bekteshi
Shtëpia botuese: Fjala Publishing
Viti: 2014
Fq. 292
Pesha: 0.301 kg
ISBN: 978-9928-0-176-01-1

Mbi librin

"Vila me dy porta" është një roman dokumentar apo rrëfimi i jetës së autores në një periudhë tronditjesh të forta, që shkojnë nga rinia e parë te spastrimet komuniste të viteve 1974 – 1975, nëpër kalvarin e internimeve e deri në vitet pas kthimit të lirisë. I shkruar nga një dëshmitare që jetoi paqen e rreme të majave të pushtetit dhe honet ku e hodhën bashkë me njerëzit më të dashur ligjësia e brendshme e diktaturës ose edhe vetë paranoja e diktatorit. Por pa e humbur asnjëherë humorin dhe besimin te jeta.

Fragment nga libri

Shtëpia ku kaluam fëmininë në Tiranë ishte një vilë e madhe me tri kate dhe me dy hyrje në zonën e të ashtuquajturit Bllok i Udhëheqjes. Në jetonim në hyrjen e dytë, në katin e dytë... Vila kishte një histori dhune që në fillimet e saj dhe kështu do të vazhdonte në vite...

Mizoria nga ana e Udhëheqësit të Madh ndoshta kryhej në emër të disiplinës që kërkonte bindje të verbër. Dhe kur "i afërti" nuk të bindet verbërisht, ai duhet të marrë dënim më të rëndë se "i largëti", në mënyrë që të zënë mend të gjithë, të afërm e të largët, të urtë e të marrë, si thotë fjala e urtë shkodrane...

Historikisht në pjesën me mozaikë dhe kopsht të lulëzuar strehoheshin familjet e anëtarëve të Byrosë Politike, që ia lëshonin vendin njëri – tjetrit, duke u shpërngulur jo më në vila të tjera të Bllokut, por të shoqëruar me njerëz me automatikë, në vende të largëta, në shtëpi edhe më të këqija se ato ku banonin tashmë pronarët e vërtetë të vilës, kurse kryetari i familjes strehohej fillimisht në "shtëpinë pa qera", domethënë në burg, derisa mbaronte procesi gjyqësor. Pas procesit, zakonisht ai përfundonte i pushkatuar në banesën e fundit, dmth në varr apo, në rastin më të mirë, dënohej përjetë me burg.

Koment mbi librin

"Lexuesi shqiptar ka patur deri tani në dorë një numër veprash që përshkruajnë ferrin e burgjeve dhe internimve nën diktarurën komuniste – kujtojmë ndër më të shquarat "Rrno për me tregue" të Zef Pllumit, "Ridënimi" i Fatos Lubonjës ose "Grabiani rrëzë kodrave" të Lekë Tasit.

Në këtë radhë romani autobiografik, "Vila me dy porta" e shfaq Vera Bekteshin si një shkrimtare me dorë të sigurtë dhe veprën e saj si një nga botimet më të rëndësishme të viteve të fundit mbi periudhën e diktaturës. Shkrimtarja ka aftësinë të përshkruajë me lehtësi dhe me humor edhe situatat më të ndërlikuara, të rikrijojë me shumë finesë dhe kontraste personazhe të mjedisit të saj të ngushtë ose edhe protagonistët e diktaturës."

Ardian Klosi

Mbi autoren

Vera Bekteshi u lind dhe u rrit në Tiranë në të ashtuquajturin Bllok të Udhëheqjes, si vajza e njërit prej ushtarakëve të lartë të asaj kohe, ish – drejtues komunist në Shkodër gjatë luftës, Sadik Bekteshit. Mbaroi më 1969 studimet në Degën e Fizikës të Universitetit të Tiranës, po këtu dha mësim si pedagoge deri në spastrimet e mëdha të Enver Hoxhës mbi ushtarakët e lartë në vitin 1974, në kuadrin e të ashtuquajturës Fshesë e Hekurt.

Në këtë kohë vjen divorci i imponuar dhe internimi, humbja e profesionit dhe e të drejtave më elementare, më pas arrestimi i babait dhe vuajtje pa fund. Për gati 16 vjet Vera jetoi e izoluar së bashku me familjen e saj në Kutalli e Vodëz të Beratit në kushtet e diskriminimit shoqëror dhe varfërisë ekstreme. Kjo periudhë e jetës së saj përbën lëndën kryesore të këtij libri. Pas kthimit në Tiranë më 1991 punon përsëri në Institutin Hidrometereologjik. Më 1997 mbrojti doktoraturën, sot punon si specialiste në Fondin Shqiptar të Zhvillimit .

Detajet e librit
Te tjere
2327
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: UET Press

Ora me rërë, Vera Bekteshi

Të lindur në diktaturë, me fate diametralisht të kundërt janë ende histori të asaj njolle biografike që kanë mbetur si memorie e pathënë plotësisht. Vera Bekteshi  rrëfen këto  ngjarje në një distancë kohe, por e përfshirë në përgjegjësinë për ta dëshmuar kohën e saj nën diktaturë. 

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Vila me tri porta, Vera Bekteshi

Vila me tri porta, përtej dëshmisë që përfaqëson, duhet lexuar edhe për aftësinë e madhe për ta shndërruar kujtesën në një letërsi, e cila të na prekë regjistra të ndryshëm emocionalë, ku nuk përjashtohet dhe ironia e poezia. Pra, një libër i bukur, që tregon se si mund të përshkruajmë ferrin e megjithatë të mos e humbasim parajsën brenda nesh.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Naimi

17-rroksha, Ilir Sinanaj

"17-rroksha" është një libër që sjell një risi poetike në shqip. Të gjitha poemat kanë vetëm 17-rrokje, por që mjaftojnë për të pikturuar në vargje çdo hapësirë të realitetit që na rrethon.

Çmimi 650 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Ameba, Rigel Rizaj

“Ameba” është një përmbledhje me tregime e shkruar me qëllimin për të shpërfaqur një estetikë të re rrëfimi, duke krijuar dhe ngritur mbi mite dhe steriotipe letrare këndvështrime të reja. Shndërrimi i mallit concept në trajtë gjallese një-qelizore, miti i Labirinthit, steriotipet biblike të Samsonit, të Jonës së ndodhur Brenda barkut të balenës, të...

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Secili çmendet simbas mënyrës së vet, vol.2, Stefan Çapaliku

Ky cikël romanesk në pikpamje teorike ka lidhje të drejtëpërdrejtë me termin Bildungsroman, term që më së pari u krijua në 1819 nga filologu gjerman Karl Morgenstern në leksionet e tij universitare, dhe më pas u rimorr dhe u trajtua ndër stilema edhe më të epërme estetike nga Ëilhelm Dilthey, i cili e legjitimoi dhe e popullarizoi atë në fillim të...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Një prani në ikje, Durim Taçi

Libri është pjellë e një eksperiencë kurrë të ndodhur më parë, siç qe goditja që njerëzimi mbarë mori nga pandemia e Covid-19, parë nga qendra më problematike dhe vdekjeprurëse, siç qe Bergamo e pranverës së këtij viti. I ndodhur pikërisht atje, autor na e përshkruan situatën me një aftësi të mrekullueshme shtëgtimi nga jashtë Brenda dhe nga Brenda...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Jehona ngacmimesh të çuditshme, Edmond Tupja

41 skicat e shkruara ndër vite përshkruajnë situata subtile erotike, të cilat përmes gjuhës, alegorisë, simboleve dhe metaforave e shtyjnë lexuesin drejt fantazisë, rizgjimit të dëshirës e pasionit dhe gjithashtu drejt eksplorimit të mënyrave të reja për ta kuptuar dashurinë dhe erosin. 

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000017

Botuesi: Toena

Te porta e Shën Pjetrit, Fatos Kongoli

Dy histori dashurie të ndërprera verbërisht. Kufoma e braktisur e një të riu. Një inspektor i ndjekjes së krimeve në kërkim të vrasësve. I ndërtuar si ndërthurrje e këtyre linjave, me personazhe të mjediseve nga më të ndryshmet, kryeqytetase dhe periferike, intekeltuale apo mafioze.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Ora e ligë, Tom Kuka

Një fshat i tërë që përgjon dalldinë e Sali Kamatit, mallkohet nga Ora e ligë, saqë të gjithëve u bie leskra. Me një gjuhë kuteliane, ku përzihen atmosfera epike dhe ajo lirike, vdekja dhe dashuria, paragjykimi dhe liria, idhnimi dhe ngrohtësia, magjia dhe mallkimet, sutat dhe figura mitologjike...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Të ditës, që jeton vendi im, Pjer Thomas

Format e investimeve janë sa të shumëllojshme aq dhe të larmishme, sa të hapura aq dhe të mbuluara. Një nga format më të vjetra dhe që mendohet akoma në mëndjet primitive të njerëzve të sotëm, është investimi nga taksat. Në fakt kjo formë primitive, kish kohë që ishte zhdukur nga skena financiare moderne, por që u rifut përsëri në skenë pas Krizës së...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)