26 Mars, 2017

Sër Thomas More krijoi termin Utopia, duke huazuar fjalë të greqishtes dhe që fjalë për fjalë, do të thotë “jo-vend”, ndërsa John Stuart Mill gjeti antonimin e Utopisë, Distopia, “vend jo i mirë”. Por ngritja e totalitarizmit në shekullin e njëzetë i dha udhë letërsisë distopike, asaj që rrëfen jetën në një vend të keq.

Shteti Distopik i Margaret Atwood. Një sekt fanatikësh merr pushtetin në Amerikë.

Utopia qe ishulli imagjinar ku shoqëria kishte gjendjen ideale me krim në nivel minimal dhe pa dhunë e varfëri. Për këtë arsye, ironikisht Thomas More e quajti këtë ishull Utopia, që do të thotë “Jo Vend”. Po sa i përket distopisë? John Stuard Mill e përdori këtë term nëpër fjalimet e tij në parlament para se shkrimtarët ta huazonin për të përshkruar një vend të keq. Apo po denonconte politikën e qeverisë për tokat bujqësore në Irlandë. “Ajo që zakonisht quhet Utopi, është diçka tepër e mirë për të qenë e vërtetë; por ajo që duket se mbështesin ata, është tepër e keqe që të lejohet të bëhet.” Distopitë janë vendet ku shoqëria dehumanizohet, qeveritë janë totalitare dhe janë të rrënuara nga katastrofat natyrore. Romanet më të famshme të këtij lloji janë 1984 nga George Orwell dhe Më e Mira e Botëve nga Aldous Huxley. Te romani “Kur i fjeturi zgjohet”, (When the Sleeper Wakes) i botuar në vitin 1908, shkrimtari H.G. Wells përshkruan një klasë qeverisëse hedoniste dhe të cekët. Ndërsa shkrimtari Amerikan Jack London në të njëjtën kohë përshkroi sundimtarë distopikë të cilët janë të dhumshëm dhe fanatikë. Ndërsa ideologjitë politike në rrënjë të letërsisë utopike dhe distopike dëshirojnë ta paraqesin botën si një vend perfekt, por në mënyra të ndryshme, për letërsinë këto ideologji janë për një “jo-vend” dhe një “vend të keq”.

Shkrimtarja amerikane Margaret Atwood me romanin Rrëfenja e Shërbëtores, konsiderohet si një nga shkrimtaret më të fuqishme të letërsisë distopike. Në romanin e saj, ajo tregon se si në SHBA , një fondamendalist fetar merr pushtetin dhe krijon një shtet totalitar, ku për shkak të rënies drastike të lindshmërisë, burrat kanë rimarrë modelin biblik të riprodhimit, duke punësuar shërbëtore për të lindur fëmijë që më pas do t’i përkasin atyre dhe grave të tyre. Për shkak se distopia ka qenë shumë e shpeshtë në historinë e njerëzimit, ndryshe nga utopia që nuk ka ekzistuar kurrë, shkrimtarët distopikë shpesh janë konsideruar si profetë, njerëz të aftë të parashikojnë të ardhmen si një paralajmërim për njerëzimin.

Orwell është shkrimtari hero dhe profet që paralajmëroi botën për rreziqet e një shoqërie totalitare, ku shoqëria mbahet gjithmonë nën ankthin e një gjendjeje lufte, ku autoriteti është në gjendje të kontrollojë jetët private përmes monitorimit të vazhdueshëm me kamera dhe ku teleekranet janë dydrejtimëshe, duke e marrë propagandën nga Vëllai i Madh për te individi dhe njëkohësisht, duke marrë informacion mbi sjelljen e individit për ta çuar pas te Vëllai i Madh. “Nuk ka mënyrë se si ta fikësh atë”, shkruan Orwell që në fillim të romanit 1984.

Sot secili nga njerëzit ka një celular në xhep, i cili është gjithmonë një ekran dy-drejtimësh, përmes të cilit pushteti na bombardon me reklamë dhe propagandë ndërsa ne e furnizojmë me like, comments/shares apo reagime të tjera, përmes të cilave pushteti mban nën kontroll mënyrën se si ne reagojmë.

 

Botim i Ri, 1984 nga George Orwell me përkthimin e Sokol Çungës
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>