7 Shtator, 2023

Italo Calvino lindi në Santiago de las Vegas të Kubës në vitin 1923 dhe vdiq në Siena të Italisë më 1985. Ai njihet si gazetar, tregimtar dhe shkrimtar italian, fabulat plot imagjinatë të së cilit e bënë atë një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të shekullit të njëzetë.

Calvino iku nga Kuba për në Itali kur ishte i ri. Ai u bashkua me rezistencën italiane gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas lufte u vendos në Torino, ku u diplomua në letërsi ndërsa punonte për gazetën komuniste L’Unita dhe për shtëpinë botuese Einaudi. Nga viti 1959 deri më 1966, ai redaktoi, bashkë me Elio Vittorinin, revistën e majtë Il Menabò di Letteratura. Dy romanet e para të Calvinos u frymëzuan nga pjesëmarrja e tij në rezitencën italiane: romani neorealist Il sentiero dei nidi di ragno (1947; Shtegu drejt folesë së merimangave), ku rezistenca shihet përmes eksperiencave të një adoleshenti të pashpresë në mes të ngjarjeve ndërsa të rriturit janë përreth tij; dhe përmbledhja me tregime Ultimo viene il corvo (1949; I fundit vjen korbi).

Calvino u kthye me vendosmëri drejt fantazisë dhe alegorisë në vitet 1950, duke prodhuar tre rrëfenja fantastike që i dhanë atij famë ndërkombëtare. E para, Il visconte dimezzato (1952; Viskonti i ndarë më dysh), është një rrëfenjë alegorike e një njeri të ndarë në një gjysmë të mirë dhe një gjysmë të keqe, nga një predhë topi; ai bëhet i tërë sërish përmes dashurisë për një vajzë fshatare. E dyta dhe më e lëvduara, Il barone rampante (1957; Baroni i tërbuar), është një rrëfenjë nga një fisnik i shekullit të nëntëmbëdhjetë i cili një ditë vendos të ngjitet në pemë dhe që nuk vendos më kurrë këmbë në tokë. Rrëfenja eksploron ndërveprimin dhe tensionin mes realitetit dhe imagjinatës. Fantazia e tretë, Il cavaliere inesistente (1959; “Kalorësi që nuk ekziston,” është një rrëfenjë kalorësiake epike tallëse.

Mes veprave të mëvona të Calvinos janë Le città invisibili (1972 Qytete të padukshme) dhe Se una notte d’inverno un viaggiatore (1979; Nëse një natë dimri një udhëtar), në të cilat Calvino luan me struktura novatore dhe ndryshime në këndvështrim në mënyrë që të ekzaminojë natyrën e shansit, rastësisë dhe ndryshimit.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>