6 Shtator, 2023

Mircea Eliade (1907-1986) ishte një historian i religjionit nga Rumania, fenomenologjist i religjionit dhe autor romanesh, novelash dhe tregimesh. Eliade ka qenë një nga studiuesit më me ndikim të religjionit gjatë shekullit të njëzetë dhe një nga interpretuesit më të njohur të simbolizmit dhe mitit fetar. Ai studioi në Rumani me studime pasuniversitare të kryera mbi filozofinë e Rilindjes italiane dhe filozofëve të ndryshëm nga Marsilio Ficino te Giordano Bruno. Ai studioi në Kalkuta të Indisë në vitet 1928-30, kryesisht nën studiuesin Sanskrit Surendranath Dasgupta dhe kaloi gjashtë muaj duke praktikuar jogën në Rishikesh nën drejtimin e Swami Shivananda (1930–31).

Ai doktoroi në Bukuresht me një studim krahasues në historinë e teknikës së jogës më 1933 dhe pas kësaj u bë profesor në Universitetin e Bukureshtit ku dha leksione në filozofi, religjion, hinduizëm dhe budizëm. Ai u bë figurë letrare me ndikim në Rumani, veçanërisht pas botimit të romanit të tij shumë të sukseshëm Maitreyi (1933; njohur edhe si Netët e Bengalit). Gjatë Luftës së Dytë Botërore Eliade shërbeu si atashe kulturor i Legatës Mbretërore të Rumanisë në Londër (1940) dhe në Lisbonë (1941-1945).

Vonë në vitet 1980, studiuesit filluan ta kritikojnë atë, duke sugjeruar se shkrimet e tij politike dhe angazhimi i tij politik në Rumaninë e viteve 1930 nënkuptonin simpati të tij për fashizmin rumun. Mbrojtësit e tij argumentuan kundër me sugjerimin se disa shkrime të tij nga kjo peroidhë duhet të shihen si shkarje rinore dhe se në përgjithësi, angazhimi i tij pro fashistëve nuk duhet të ulë rëndësinë e kontributit të tij si studiues dhe si shkrimtar.

Ai jetoi në Paris në dekadën e parë pas lufte ku çimentoi reputacionin si historian, morfolog dhe fenomenolog i religjionit. Në vitin 1957 ai u zhvendos në Universitetin  e Çikagos ku punoi si profesor deri sa doli në pension më 1983.

Maitreyi është një kronikë e letrarizuar e historisë së dashurisë së Eliades, i cili në atë kohë po vizitonte Indinë dhe Maitreyi Devit, nxënëse të poetit madhështor të bengalit Rabindranath Tagore, e cila më vonë u bë edhe vetë shkrimtare. Romani mori famë botërore pas botimit në italisht (më 1945), gjermanisht, (1948), spanjisht (1951), në gjuhën e Bengalit (1988), Esperanto (2007) dhe shumë gjuhë të tjera. Në përkthimin më të famshëm, romani u botua në Francë me titullin La Nuit Bengali [Netët e Bengalit] më 1950.

Për shumë vite, Maitreyi Devi nuk kishte dijeni se romani ishte botuar. Pasi e lexoi, ajo shkroi versionin e saj të marrëdhënies më 1974. Titulluar Na Hanyate, romani u botua fillimisht në gjuhën e Bengalit dhe më pas në anglisht me titullin Nuk vdes.

Duke mbajtur fjalën e dhënë për të, Eliade porositi që Maitreyi të mos botohej në anglisht për sa kohë ata të dy ishin gjallë. Rrjedhimisht romani u botua për herë të parë në anglisht më 1993.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>