22 Shtator, 2019

Historia e Romës

Historiani romak Tit Livi është referencë për një numër të madh të dhënash historike për Mesdheun, përfshirë emrat e shumë qyteteve që tashmë kanë humbur. Kur arkeologët kërkojnë, fjala vjen, qytetin e humbur ilir të Besanias, ata i referohen Tit Livit, i cili, në librin e tij numër pesë shkroi:

“Mbreti Gent grumbulloi një ushtri prej 15 mijë vetësh në Lisus, dhe marshoi për në Basania, pesë milje larg Lisusit”….

Duke parë rëndësinë kaq të madhe të Livit në historinë e lashtësisë, është çudi që historiani romak nuk është përkthyer ende në shqip.

Vepra e tij, “Historia e Romës”, u shkrua mes viteve 29 p.e.s. dhe 9 të e.s. Në variantin origjinal, kjo vepër përbëhej nga 142 libra, nga të cilët, 35 vijojnë të ekzistojnë edhe sot.

Këto janë disa paragrave të nxjerra nga vepra e Livit.

——————-

Ne i kemi frikë gjërat në proporcion me injorancën që kemi mbi to.

———————————-

Popullsia është si një det, i palëvizshëm në vetvete por i trazueshëm nga çdo erë, edhe nga flladi më i lehtë.

——————————–

Studimi i historisë është ilaçi më i mirë për një mendje të sëmurë; sepse në histori ti ke një kronikë varietetesh të pafundme eksperiencash njerëzore të gjitha të prezantuara që t’i shohësh ti: dhe në këto kronika ti mund të gjesh veten dhe vendin tënd si për shembuj, ashtu edhe për paralajmërime: gjërat e mira për t’u marrë për modele, gjëra bazë apo gjëra të kalbura që duhen shmangur.

———————

Gjërat marrin për mirë për njerëzit që bëjnë çfarë munden nga ajo se si vijnë gjërat.

———————–

Në të vërtetë, kjo është natyra e turmave: turma është ose një skllav i përulur ose një padron mizor. Sa i përket rrugës së mesme të lirisë, turma as nuk mundet ta kapë lirinë dhe as ta mbajë atë pa asnjë respekt për vetëpërmbajtje apo ligj.

—————————

[Delegacioni nga Rodi:]

Çdo qytet ka shtetas batakçinj herë pas here si dhe një popullsi injorante përgjatë të gjithë kohës.

————————-

Në Athinë nuk ka kurrë mungesa të gjuhëve të gatshme për të ndezur pasionet e popullit të zakonshëm; kjo lloj oratorie ushqehet nga duartrokitjet e turmës në të gjitha bashkësitë e lira; por kjo është veçanërisht e vërtetë për Athinën, ku eloiuenca ka edhe ndikimin më të madh.

—————–

Reputacioni politik i Serviusit mbështetet te organizimi i shoqërisë prej tij në një shkallë fikse rangu dhe pasurie. Ai origjinoi censusin, një masë e vlerës më të lartë për një shtet të destinuar, siç ishte Roma, për një të ardhme plot famë; sepse për shkak të shërbimit të tij publik, në paqe po edhe në luftë, shteti mund të organizohej rregullisht mbi bazën e pronësisë; kontributi i çdo burri do të caktohej sipas mundësisë.

————–

Mendo për veten jo nga ke ardhur, por cili je!

————–

Numa ktheu vëmendjen te çështjet e brendshme. Eliminimini të gjitha rreziqeve nga jashtë mund t’i shtynte nënshtetasit e tij te luksi dembel, për shkak se ata nuk mund të vetëpërmbaheshin nga frika e armikut apo disiplina ushtarake. Për të parandaluar këtë, ai kultivoi në mendjet e tyre frikën nga zotat, duke e konsideruar këtë si mjeti më i fuqishëm për t’u përdorur mbi të paqytetëruarit dhe mbi popullin e tij që në atë kohë ishte barbar.

Ju mund të lexoni gjithashtu:

Vjen në shqip për herë të parë një libër nga Tit Livi

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>