23 Shtator, 2019

Romakët shpikën një nga sistemet më të hershme të ndërtimeve rezistente ndaj tërmeteve.

Zona përreth vullkanit Vezuv në Italinë e jugut ka qenë përgjatë të gjithë historisë e goditur vazhdimisht nga tërmete të fuqishme dhe shkatërrimtare. Me kalimin e shekujve, banorët e qyteteve përreth kësaj zone shumë pjellore, të tilla si Napoli, Pompei apo Herkulaneumi zhvilluan disa nga metodat ndërtimore më të hershme, të afta për t’i mbijetuar forcës tronditëse të një tërmeti.

Mur antisizmik në Pompeii, fotografuar në vitin 2017.

Në këtë foto të kapur në parkun arkeologjik të Pompeiit, tullat në një mur janë vendosur pjerrtazi në mënyrë që të absorbojnë gradualisht goditjen e tërmetit. Kjo mënyrë ndërtimi mundëson rezistencë ndaj disa llojesh tërmeti por asgjë nuk është në gjendje t’i rezistojë të gjitha llojeve të tërmeteve.

Qyteti i lashtë i Pompeiit bashkë me qytezat e tjera përreth Vezuvit, të tilla si Herkulaneum dhe Stabia, u shkatërruan nga shpërthimi i vullkanit në vitin 79 të e.s. dhe u mbuluan nga disa metra hi vullkanik. Ato mbetën të tilla deri në fillim të shekullit të njëzetë, kur filluan të rizbulohen. Ngjarja e shpërthihmit të vullkanit dhe i shkatërrimit të Pompeiit u regjistrua në histori nga Plini i Riu.

Lexo më shumë:

Sekretet e Romës së Lashtë, si mund të ndërtohet një perandori

Pamje nga Pompei, fotografuar në vitin 2017
Pamje nga Pompei, fotografuar në vitin 2017
Mur antisizmik në Pompeii, fotografuar në vitin 2017.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>