22 Shtator, 2019

Në vitin 2017, afërsisht 53% e amerikanëve ose 125 milionë maxhorenë lexuan së paku një libër jo për shkollë e jo për punë sipas Fondit Kombëtar për Artet. [link]

Lexueshmëria e librit në SHBA ka ardhur në rënie gjatë dekadave të fundit, për shkak të rritjes së internetit. Në vitin 1992, 61% e amerikanëve kishin lexuar një libër për kënaqësi në vitin e fundit.

Pse disa njerëz kur rriten vijojnë të shijojnë të lexuarit për kënaqësi ndërsa të tjerët jo?

Të pasurit libra në shtëpi është parakusht por faktori kryesor duket se është kultura e të lexuarit të prindërve.

Po në Shqipëri?

Të dhënat mbi leximin nga Instituti i Statistikave nga një vrojtim sugjerojnë se rreth 457 mijë shqiptarë rezulton të jenë lexues librash ose 30.7% e të gjithë të rriturve mes 25 dhe 64 vjeç.  [Link].

Femrat rezultojnë në mënyrë josurprizë lexuese më të mira se sa meshkujt.

Sipas nivelit arsimor, në Shqipëri rezulton se ka mbi 63 mijë persona me shkollë të lartë të cilët gjatë vitit 2017 kanë lexuar zero libra.

Sipas Instat, 320 mijë shqiptarë deklaruan se kanë lexuar më pak se 5 libra, 102 mijë thanë se kanë lexuar më pak se 10 ndërsa rreth 34 mijë duket se është numri i atyre që thonë se kanë lexuar më shumë se sa 10 libra.

Ndryshe nga supozimi se të rinjtë e sotëm nuk lexojnë, grupi i më i madh i lexuesve i përket moshës 25-34 vjeç me 126 mijë.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>