Biografi e shkurtër – Virginia Woolf

0
92
Virginia Woolf

Adeline Virginia Woolf  (1882 –1941) ishte një shkrimtare angleze e konsideruar si një nga modernistet më të rëndësishme të shekullit të njëzetë dhe një pioniere në përdorimin e rrëkesë së vetëdijes si mjet rrëfimtarie.

Woolf lindi në një familje të pasur në Londër dhe ishte fëmija i shtatë në një familje të përzierë me tetë fëmijë. Nëna e saj, Julia Prinsep Jackson, kishte tri fëmijë nga martesa e parë ndërsa babai i Woolf, Leslie Stephen, kishte një vajzë nga martesa e mëparshme. Këta bënë edhe katër fëmijë të tjerë, përfshirë piktoren Vanessa Bell.

Virginia Woolf përjetoi shumë shtëpinë e verës që familja përdorte në Cornuell, në cepin jugperëndimor të ishullit britanik, ku ajo pa për herë të parë farin që më pas u bë objekti qendror i romanit të saj Për te fari (1927) një roman eksperimental për nga teknika e shkrimit.

Fëmijëria e Woolf pati një përfundim të papritur më 1895 me vdekjen e nënës së saj, pasuar nga vdekja dy vjet më vonë e gjysmë-motrës së saj, Stelës, e cila ishte edhe një figurë mëmësore për të. Nga vitet 1897 deri më 1901 ajo ndoqi studimet në klasicizëm dhe histori në departamentin e Zonjave në Kolegjin Mbretëror të Londrës, ku ajo ra në kontakt me reformues të hershëm të të drejtave të grave. Ndikime të tjera të rëndësishme për të ishin vëllezërit e arsimuar në Kembrixh dhe biblioteka e stërmadhe e babait të saj.

E nxitur nga i ati, Woolf filloi të shkruajë në vitin 1900. Vdekja e të atit të saj më 1905 shkaktoi një krizë tjetër nervore për të. Pas vdekjes së tij, familja Stephen lëvizi nga Kensingtoni, lagjja e pasur e Londrës në lagjen Blumsburi, e cila është më boheme. Ishte në këtë lagje ku Woolf në bashkëpunim me vëllezërit dhe miqtë e vet intelektualë krijuan grupin artistik me të njëjtin emër.

Më 1912 ajo u martua me Leonard Woolf ndërsa më 1917 çifti themeloi shtëpinë botuese Hogarth, e cila publikoi shumicën e veprave të saj. Ajo vuajti disa herë gjatë jetës së saj nga probleme të shëndetit mendor. Vdiq në vitin 1940 në moshën 59 vjeçare.

Ndër veprat e saj më të njohura janë Zonja Dallouej, (1925), Për te fari (1927) dhe Orlando (1928). Ajo njihet edhe për esetë e shumta, të tilla si Një dhomë më vete (1929) si dhe Flush, një biografi (1963).

Vepra e Woolf u bë pjesë qendrore e lëvizjes së kritikës feministe të viteve 1970 dhe veprat e saj kanë marrë famë për “frymëzim të feminizmit”.

Shiko librat e Woolf në shqip këtu

Lexo më shumë:

Letra e dashurisë së Vita Sackville-West për Virginia Woolf

Shkrimtarë, piktorë, skulptorë dhe ekonomistë, legjenda e grupit Blumsburi