24 Janar, 2020

Përshëndetje miq,

Përmes këtij emaili po ju dërgojmë një përmbledhje të shkrimeve të blogu i Shtëpisë së Librit gjatë javës së fundit.

Ka qenë një javë e mbushur me shkrime të reja te blogu ynë modest, në një kohë kur botimi i librave të rinj është krahasimisht i vakët.

Paratë dhe letëria janë dy gjëra që shkojnë shumë mirë bashkë, ose nuk shkojnë! Kjo varet nga këndvështrimi i gjithësecilit por kjo në fakt ishte tema e disa prej shkrimeve të blogut këtë javë.

E para lidhet me grupin letrar dhe artistik të njohur si Blumsburi, i cili pati ndikim të madh në Britaninë e fillimit të shekullit të njëzetë. Sot është fakt që njihet pak por në të njëjtin grup bënin pjesë ekonomisti John Maynard Keynes dhe shkrimtarja Virginia Woolf, dy persona që ngjajnë shumë të ndryshëm, por që duket se kanë ndikuar shumë te njëri-tjetri. Sipas Woolf, një grua duhet të ketë një dhomë më vete dhe para, nëse dëshiron të shkruajë letërsi. Po çfarë ishte grupi Blumsburi? Lexo më shumë:

Përveç shprehjes së saj të famshme për paratë, Woolf njihet edhe për një ese të bërë mbi Motrat Brontë, historia mbresëlënëse e të cilave vijon të magjepsë botën edhe sot. Tri vajza të varfra në Anglinë e shekullit të 19, të cilat vdiqën që të gjitha relativisht të reja por na lanë trashëgimi disa nga veprat letrare më të rëndësishme të kohës së tyre. Sipas Woolf, Sharlotë Brontë mund të na kishte dhënë ne shumë më tepër letërsi të mirë në rast se ajo do të kishte, fjala vjen, 300 paund të ardhura në vit. Por kritikja Judith Shulevitz argumenton se Woolf e ka gabim. Motrat Brontë i transformuan disavantazhet e tyre në jetë në miell për të krijuar romane të mrekullueshme.

Po ti si mendon? Lexo më shumë:

Blogu Defekt – Teknik publikoi këtë javë disa fragmente nga eseja Një Varje nga George Orëell. Në fakt, më 21 janar u mbushën 70 vjet nga vdekja e këtij shkrimtari. Shtatëdhjetëvjetori i vdekjes nuk është një datë dosido për një shkrimtar. Kjo është edhe dita kur vepra e tij humbet të drejtën e autorit dhe bëhet pasuri e njerëzimit.

Blogu i Shtëpisë së Librit solli këtë javë edhe një tregim të shkurtër të Leo Tolstoit, shkrimtarit rus që kërkoi kuptimin e jetës nga drejtime shumë të ndryshme për të na dhënë disa përgjigje sa të thjeshta, aq edhe të vlefshme. Në këtë tregim, ai i jep përgjigje Tri pyetjeve për të na folur për më të rëndësishmen: Si mund të jetosh mirë? Lexo më shumë:

Shkrime të tjera:

Fragment – Një dashuri transatlantike nga Simone de Beauvoir

Të puth gjatë dhe fort, ashtu siç kam aq shumë dëshirë….

Për çfarë flet romani Tortilla Flat nga John Steibeck?

Lexim i gjatë

Çfarë kuptimi ka letërsia?

Fjalimi spektakolar i Saul Bellow me rastin e pranimit të çmimit Nobel në vitin 1976.

Çfarë është realizmi i pistë?

Si përcaktoi Lëvizja Surealiste rrjedhën e historisë së artit

Fragment – Profeti, Khalil Gibran

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>